Maradona: Argjentinasit janë krenarë për Messin, por Cristiano Ronaldo është… kafshë

13 Mars 2019, 10:47Sport TEMA

Pas “tripletës” së madhe të Cristiano Ronaldos të martën në mbrëmje, i cili udhëhoqi eliminimin e Atlético Madridit nga Liga e Kampionëve, duke siguruar përmbysjen 3-0 në favor të bardhezinjve, ka ardhur edhe reagimi i legjendës argjentinase të futbollit.

Diego Maradona e krahasoi portugezin me yllin e Barcelonës, Leo Messi:

“Ka lojtarë, që janë “bekuar” me anë të shkopit magjik.

E vërteta është se ne argjentinasit jemi krenarë për Messin, por Ronaldo është një “kafshë”.

Ai ka fuqi të pastër dhe tani është magjistar. Tha se duheshin tre gola dhe i shënoi tre gola”.

2 komente në “Maradona: Argjentinasit janë krenarë për Messin, por Cristiano Ronaldo është… kafshë”

  1. Grigor says:

    O perkthyes idiot. Duhen shqiperuar fjalet kur kthehen ne shqip.
    Kur ne duam te themi se dikush eshte shume i fuqishem, ne nuk perdorim fjalen “kafshe”, sepse eshte ofenduese. Ne perdorim fjalen “bishë”.
    Ndersa per ty, ne kemi fjalen e bukur turke “elif matrak”. Ose e shqiperuar – kungull.

  2. Lennard says:

    Verejtja e Grigorit shume e drejte.Me duket se sot gazataret nuk kontrollohen nga nje Redaktor Kompetent.Keqardhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje