Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë të cilës i kërkon prishjen e vendimit të Apelit për uljen e dëminit të Dritan Dajtit dhe rikthimin e dënimit me burgim të përjetshëm për të.
Prokuroria thekson se vendimi i Apelit për gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin është i pabazuar.
Pas një kalvari 10-vjeçar përballjeje me drejtësinë, përfundimisht Dajti u dënua me 25 vite burgim për shkak se Apeli i Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Ai akuzohet për vrasjen e 4 oficerëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. (TemA)