Nga Panajot Barka
Kriza e tanishme përbën një cikël të ri, të spiralës së krizave që shoqëron tranzicionin në vend. Por me densitet më të thellë dhe spekter më të gjerë. Në të duhet dalluar disa plane: – krizën ashtu siç shfaqet, thelbin real të saj dhe si përdoret ajo. Shfaqet si kërkesë për zgjidhjen e saj dhe ka promotor opoziten. Thelbi i krizës sipas Presidentit të Republikës është, kushtetues, institucional dhe parlamentar Pra, është krizë politike pozitë-opozitë; krizë e shtetit dhe institucioneve të tij, me kryesor parlamentin, shkaktuar nga forcat politike qeverisese në emër të pushtetit; është njëkohësisht krizë e shoqërisë. Në fund të fundit është krizë e shkaktuar nga korrupsioni, krimi, trafiqet, pastrimi i parave, informaliteti i ekonomisë në strukturat e shtetit, katapultuar nga forcat politike qeverisese, që çon drejt kaosit demokracinë dhe shoqërinë, shtetin ligjor dhe qytetarët e tij
Megjithatë, shpërthimin e krizës duhet kërkuar më shumë te dyshimi i radhës i lidershipit opozitar se pozita nuk respekton rregullat e dakortësuara për rotacionin e pushtetit, si proces që garanton ruajtjen e sistemit politik bipartizan qeverëses, por edhe mbulimin e aferave korruptive në kampet respektive. Kështu ndodhi dhe në periudhën 1996-98, 2007-08, 2011-13, 2017. Kjo do të thotë se në thelb tensioni i shfaqur, si demonstrim krize, nuk konsiston në përpjekjen, as të pozitës e as të opozitës, aq më pak të dyjave së bashku, për të zgjidhur krizën reale. Por te përdorimi i saj në përplasjen për garantimin e marrjës apo e mbajtjes së pushtetit, prej tyre.
Cikli i ri i saj si përkeqësim dhe thellim në ekstrem të krizës diakronike në tranzicion, është pasojë e procesit ku pushteti politik përvalonte nevojën e ndërtimit të shtetit ligjor dhe demokratik. Nga ana tjetër, duke qenë se ky pushtet përdorej për pasurim dhe privilegje të pushtetarëve nëpërmjet korrupsionit dhe rritjes së kontrollit të krimit të organizuar mbi shtetin dhe shoqërinë, rotacioni qeverisës “nëpërmjet zgjedhjeve” arrihej duke zgjedhur të keqën më të vogël, kur kjo e keqe rritej në progresion gjeometrik nga zgjedhje në zgjedhje. Me 2005 populli “harroi” Berishën e 1997 dhe i dha votën, pasi qeverisja 8vjeçare e socialisteve ishte bërë më e keqe se situata e trazirave të 1997. U vërtetua konstatimi se nëse Berisha ishte fajtor për shkatërrimin e shtetit, Nanua është më fajtor se nuk lëjoi ndërtimin e tij. Në 2013 Rama ia hoqi pushtetin 8-vjeçar Berishës, pasi sistemi korruptiv dhe i kriminalizuar i instaluar prej tij kishte kaluar çdo cak. (Dhe të mos harrojmë deklaratën e Ramës se për t’ja marrë pushtetin Berishës duheshin përdorur të njëjta mjete që përdori ai për të ngritur sistemin e vet korruptiv, të cilat në vijim kërkuan pjesën në rritje në qeverisjen Rama)
Realiteti krijoi bindjen se vendi nuk ka dalë kurrë nga spiralja e krizave dhe se shteti vazhdon përjetimin e1997 me forma të tjera. Kjo spirale solli fenomene të reja, po në rritje. Përqindja e votuesve që humben besimin tek politika dhe nuk marrin pjesë në zgjedhje, përbën “partinë” më të madhe në vend me mbi 50% të votuesve. Pakënaqësia ndaj politikës të cilës i faturohen dhe pasojat e krizës së papërballueshme në jetën e përditshme shprehet me braktisjen e vendit. Ndërkohë është rritur agresiviteti në radhët e shoqërisë i cili kur manipulohet nga politika çon në destabilitet politik e shtetëror, ose në nacionalizëm ekstrem me pasoja të paparashikueshme.
Duhet shënuar se nuk pati kurrë tentativa për të zgjidhur krizën reale, që presupozon pastrimin e sistemit politik nga korrupsioni dhe krimi dhe nga bartësit e tyre politik, si edhe konsolidimin e shtetit ligjor e demokratik dhe të institucionëve të tij.
Faktikisht, ndodh kapërcimi i çdo cikli të saj me akte jo legjitime, apo me vendime politike dhe në shkelje të ligjit dhe të kushtetutës, madje duke ruajtur në drejtim shkaktarët e krizave. Pra, duke ja faturuar të ardhmës së vendit një krizë me të thellë. Më 1991 Ramiz Alia u angazhua dhe ia arriti të ketë dorën e shtrirë mbi pluralizmin politik shqiptar. Me 1997 disa individë ringriten politikisht shtetin e renë me një akt informal (marrëveshjen e 9 marsit) duke u mbështetuar tek përgjegjësi i rrenimit të tij, Sali Berisha. Me një marrëveshje po të dyshimtë, ilegjitime dhe politike u zgjidh kriza politike e 2017 (marrëveshja misterioze Basha-Rama 17 Maj 2017)
Ose, në “zgjidhjen” e krizave në vend ndërhyjnë faktorë të tretë, kryesisht të huaj, të cilët jo gjithmonë u përkasin institucioneve zyrtare ndërkombëtare dhe pothuaj asnjëherë nuk respektojnë kushtetutën dhe institucionet shtetërore. Njihet p.sh roli Sant Egidio-s në përcaktimin e rregullave të lojës qeverisese afatgjatë midis Nanos dhe Berishës, (takimet 1992 dhe 1997). Apo roli i Soros sot në manaxhimin e lojës politike në Shqipëri midis partive qeverisese dhe gjasëm shoqërisë civile. Duket se investimi i parë i këtyre faktorëve është ruajtja e sistemit politik dypartiak, me po ata aktorë, kuptohet si mundësi për arritjen e interesave të tyre, pavarësisht kompromentimit të tyre nga korrupsioni e krimi.
Në linjën e mospastrimit të politikës shqiptare, si instrument për zgjidhjen e krizave në vend, investohen dhe insticionet zyrtare perendimore. Zgjidhja e krizës për to është e barasvlefshme me rruajtje e stabilitetit në vend, qoftë dhe me një demokraci formale dhe të cunguar duke heshtur për kapjen e shtetit nga krimi, korrupsioni, abuzimi me ligjin etj. (Dhe qëndrimet e tanishme kanë për momentin këtë definicion)
Nuk befason as heshtja e tyre në riciklimin në politikën e vendit, të personazhëve dhe liderëve politikë të korruptuar dhe të penalizuar, dmth shkatarë të krizës. (Në historinë botërore të kompromentimit dhe kontrollit të politikanëve të ndryshëm për ushtrimin e ndikimit politik në jetën e një vendi, korruptimi i tyre me gjithëfarë formash përbën instrumentin më efektiv. Shqiperia ka një histori të gjatë dhe të hidhur në këtë drejtim, ku shpesh përplasja e interesave të huaja midis tyre ka çuar në destabilitet me kosto të lartë të brendshëm. Zhvillimet e sotshme në rajon dhe më gjerë, mungesa e një qëndrimi të unifikuar të faktorit perendimor –BE, SHBA- në krizën e tanishme shqiptare, inflitrimi i interesave të vendeve të caktuara, mbuluar shpesh me identitet fetar si dhe artikulimi i ndikimit të faktorit rus, përbëjnë indicje që duhen marrë shumë seriozisht në zhvillimet aktuale politike të brendshme të vendit).
Kriza e sotme, si vijim të spiralës së krizave në vend, demonstron sot anë më të renda dhe më të vështira që pengojnë zgjidhjen. Në shpalosjen e vet kriza e tanishme ka për protagonist opozitën e cila me demaskimin e akteve të renda të korrupsionit shtetëror dhe krimit të organizuar, me shfaqjen e rezervave se reforma në drejtësi po shndërrohej në instrument në duart e qeverisë për përndjekjen e saj, po provokonte kufizimin nga pozita të rolit të vet. Pozita, nga ana tjetër i shteronte rrugët e reagimit dhe ndikimit opozitar. Situata krijonte tek opozita bindjen se po përjashtohej nga loja fituese e pushtetit në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. Kjo do të thotë se në qëllimin strategjik të opozitës nuk evidentohet dalja nga kriza (në përgjithësi) nëpërmjet reformimit të sistemit pjesë e të cilit ajo është.
Me argument krizën e thellë, të cilën ia faturon Ramës, opozita synon marrjen e pushtetit politik. Arritjen e këtij qëllimi opozita e shikon nëpërmjet një qeverie tranzicioni pa E. Ramën dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme. Kjo pra, nuk përbën asnjë garanci për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë, pjesë e së cilës opozita është. Por dhe as përbën garanci për ardhjen e saj në pushtet pasi Rama, nëse pranon sfidën, pra pa qenë kryeministër, admninistron gjithçka që mund t’i sigurojnë dhe një fitore tjetër elektorale.
Ndërkohë mungesa e qëllimit strategjik nga opozita i ka zbehur asaj edhe perspektivën e luftës politike. Djegja e mandateve parlamentare ishte një akt i bëftë dhe erdhi si pasojë e kësaj zbehjeje, si hap për të shpëtuar kauzën opozitare pas dështimit të protestës së 16 shkurtit. Akti si i tillë pati efekte pozitive në motivimin e mbështetësve të opozitës për pjesëmarrje masive në protesta, të cilat opozita nuk i adminisatron dot për arritjen e qëllimit të shpalur. Nga ana tjetër djegja e mandateve sigurisht që e thelloi krizën, por edhe pamundësinë për të zgjidhur atë.
Në aspektin rigoroz juridik, opozita nuk mund të kthehet më në parlament, pavarësisht se këtë mund ta kërkojë edhe faktori ndërkombëtar. Nëse kjo ndodh atëherë do të kemi serish një antikap kushtetues që do të shërbëjë si investim në projeksionin e thellimit të krizave pasuese. Pra, u bë i pamundur çdo proces i rregullt dhe me moral juridik parlamentar-kushtetues për zgjidhje e krizës aktuale. Kjo është e vlefshme dhe për vetë kërkesat, ose për qëllimin strategjik opozitar.(Cili parlament do të votojë qeverinë teknike, që kërkon opozita?!!) Për opozitën është e pamundur dhe platforma e dialogut. E pamundësojnë precedenti i 17 majit 2017 dhe marrëdhëniet tejet e tensionuara me qeverinë aktuale, gjë që do të deligjimitonte politikisht opozitën para mbështetësve të vet. Rruga e mbetur për opozitën është radikalizimi i situatës, fakt që e kuptuan dhe perendimorët të cilët kërkojnë me çdo kusht pengimin e saj. (Madje duke i bërë presion deri në përjashtimin nga loja politike)
Por të njëjtën linjë, të përplasjes ekstreme, ndjek edhe pozita, e personalizuar totalisht nga Edi Rama. Në këtë duel janë ftuar për të marrë pjesë të gjitha llojet e arsenaleve armesh që zotëron çdo palë. Nga ana e vet, përplasja, po funksionon si mjet për të nxjerr në selamet, si akt vetdemaskimi publik (por jo juridik), shumë nga të palarat, zullumet dhe mangësitë intelektuale të paleve qeverise.
Presioni i ushtruar nga Rama ndaj opozitës reale me referime ligjore jasht moralit politik për të krijuar një opozitë të re parlamentare, jo vetëm që e thellon krizën, por vërteton akuzat e opozitës për shitblerjen e votës. Po e kthen parlamentin nga tempull i demokracisë në tembull të imoralitetit politik dhe të pazarëve. Zbulon moralin e degraduar të politikanëve që partitë ftojnë dhe caktojnë për të përfaqësuar sovranin, si edhe rolin e parasë për blerjen akoma dhe të mandatit parlamentar. Rama tregon hapur se në këto momente më shumë ka frikë medjat e huaja se vet opozitën, ndaj ka thirrur në aleancë kohën dhe propagandën. Por të dyja janë presa që po i kthehen kundër vetës. E njëjta gjë vlen dhe për opozitën. Që do të thotë se kriza e tanishme përbën një rast të mirë për eliminimin e shkaktarëve të tyre që janë aktorët e politikës së vjetër. Por ky është një proces i vështirë. Kërkon sakrifica, angazhim shoqëror dhe intelektual, mbështetje të faktorit ndërkombëtar. Deri me sot sistemi dypartiak në aleancë me krimin e organizuar kanë dalë fitimtarë!
(TemA)
Po kete llumin o Mero qe shqiptaret i nxjerr nga Afrika,perse na e sherben? Mos se dhe stomakun nuk e kam te forte,me vjen per te vjelle qe kur i lexoj emrin.
Çudi si te paska zene meraku se nuk po shkojne si duhet partite ne Shqiperi!?!
Urime, nga analizat politike më të plota që kam lexuar për gjendjen në Shqipëri.
Nje artikull i mbushur me sofizma.
Jo, sistemi dy partiak ose dy groupe eshte me i mire se rumpalla e groupeve shume partiake. Shqiptaret do te benin nje gabim historik me nje tjeter sistem. Ne shquhemi per percarje dhe dobesi te shumta. Kjo nuk duhet te pranohet kure. Edhe ne France kjo eshte edhur poshte me lezet duke thene se sistemi nuk rezikon demokracine. Ky autor dhe ky shkrim nuk e ndihmon aspak Shqiperine. Beni kujdes nga « intelektualet » e medhenj ne Shqiptari ???!!!! Kriza e tanishme nuk eshte krize demokracie por krize nga trashesia dhe gjykat e pavarura qe do i ben te dridhen qe te gjithe.
Ke inat me duket se s’je ne listen e kandidateve per te marr mandatin ose do te shpetosh Dulen ne momentin e fundit .Por iku ajo kohe qe kishte deputet ne parlamentin Shqiptar qe artikulonin fjalime sikur ta kishte shkruar nje deputet grek.Tani eshte nje epoke e Re .
Po ik o grek muti merru me jevgjit e tuj
Hajt se nuk te kputi mesi per hallet tona
Hajde shko ne p.. te satame ske pune ketu mjeran !!
O BARKA te ka ardhur zarfi i rroges nga ATHINA, apo ta kane vonuar dhe ti heth artikullin si salvaxhente?.
Analizë pa krye dhe pa fund. Nuk ka asgjë të re, që zakonisht, si rregull, nga analizat, duhet rezultojnë. Duhet të zëvendësohet klasa e vjetër politike është konkluzioni i këtij profesori të historisë greke. Uau! Po kush nuk e di këtë. Ajo që duan njerëzit të dinë është sesi bëhet kjo. Të vetëpastrohet ajo, të ikin vetë shkaktarët?! E pamundur, por Barka prapëseprapë e sugjeron. Të na ndihmojnë ndërkombëtarët një rekomandim tjetër që u drejtohet atyre. Po ata si mund ta bëjnë, kur për një pjesë prej tyre janë investuar vetë prej vitesh. Pa le më pastaj të guxojë profesori të na thotë, nga populli! S’e thotë se e di që s’bëhet, kur 50% e tij nuk voton dhe në zgjedhje përplasen dy taboret e tyre militante.
Nuk po them ndonjë gjë të re, se janë thënë e i kemi shkruar me dhjetra herë këto sidomos, këto tre vjetët e fundit.
Kështu si mënyra më e shkurtër dhe e sigurtë është pranuar dhe është vënë në rrugë të mbarë mbetet Reformimi i Drejtësisë, që Barja s’e zë me gojë. Por këtë e kuptuan dhe ndërkombëtarët, të cilët e panë dhe mbështetën si të vetmen rrugë për të nxjerrë jashtë sistemit politik shkaktarët e krizave ciklike. Janë këta shkaktarët që për pushtetin dhe paratë, e anasjelltas, s’kanë lënë gjë pa bërë këtë 27 vjet. Kështu mund të themi me besim se kjo do të ndodhë, që hapja e padive penale për krerët e ish krerët politikë, do të jetë një fillim i mbarë. Sepse së pari veç ndëshkimit bëhet diskreditimi moral në sytë e publikut, çka ul tensionet që këta për të shpëtuar lëkurën e tyre provokojnë trazira e kriza shpesh artificiale, duke inspiruar turmat. Më tej brenda partive filojnë lëvizje të reja, por dhe jashtë tyre krijohen formacione të tjera, duke krijuar kështu një lidership të ri politik. Mbasi të fillojë kjo, drejtësia ndërkohë vazhdon punën, duke çmontuar dhe larguar nga politika dhe administrata, pjesën tjetër të të korruptuarve në nivele të dyta apo të treta, në pushtet qëndror dhe lokal. Padyshim që do jetë rrugë e gjatë, por fillimi i mbarë është gjysma e punës. Përfundimisht pastrimi do të fillojë vetëm nga drejtësia nën garancinë e ShBA dhe BE, që u investuan jo pak për të. Urojmë që të mos jetë ky proces zhgënjimi i rradhës!
hik mer bythqim gerrqiesh
Pusho o palaco, se na ben per te vjell, kur te shikojme dhe lexojme palacolleqet e tua, INJORANT i qelbur.
Po kur flasin Hamzate,Sulejmanet,Idrizet per komb!
Ikni o te mjere,nuk shikoni se si jini katandisur nje shtet myslimane qe mban era qen.