Taulant Balla: Nuk besoj kurrë se PD s’do marrë pjesë në zgjedhjet lokale

18 Mars 2019, 12:14Politika TEMA

Partia Socialiste iu është përgjigjur thirrjes urgjente të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për dorëzimin e emrave të propozuar për KZAZ-të.

Në një deklaratë për mediat, Taulat Balla tha se emrat do dorëzohen brenda ditës së sotme.

“Brenda diitës së sotme do të dorëzojmë në KQZ emrat e anëtarëve të rpopozuar nga PS për KZAZ.

Çdo parti politike ka detyrimin për t’iu përgjigjur afatit të depozitimit.”

Ndersa shtoi: “Nuk besoj se PD s’do marrë pjesë në zgjedhjet vendore të qershorit.”

Balla gjithashtu i është përgjigjur edhe djalit të ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha lidhur me ngjarjen e Gërdecit ku është i implikuar.

Teksa ka komentuar vendimin e gjykatës së Floridës, Balla nënvizoi se ky ka qenë një krim shtetëror dhe askush nuk do të largohet nga përgjegjësia. (TemA)

vijon

 

1 komente në “Taulant Balla: Nuk besoj kurrë se PD s’do marrë pjesë në zgjedhjet lokale”

  1. presim says:

    Shteruan komentet qe kur ish opozita u zhduk pa lene gjurme, vetem ndonje sorre apo korb i vogel mund te dale e te shkruaj diçka per te kujtuar se jane akoma gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje