Mbyllet ndeshja Shqipëri-Turqi me rezultatin 0-2. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO!

22 Mars 2019, 22:24Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare starton mbrëmjen e sotme fushatën e ndeshjeve të kampionatit Europian “Euro 2020”, dhe takimin e parë do ta luajmë në fushën tonë kundër Turqisë në stadiumin e qytetit të Shkodrës, “Loro Boriçi”.

Një takim ku kuqezinjtë e drejtuar nga italiani, Kristian Panuçi, do të synojnë që ta nisin me këmbë të mbarë këtë edicion të ri, edhe pse përballë do të keni një kundërshtar jo shumë të lehtë për tu mundur.

Ndërkohë, Turqia është paksa favorite për të dal me fitore nga Shkodra dhe do të synojë që të mos zhgënjejë tifozët e ardhur për t’i mbështetur.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi

Turqia: Gunok, Ali Kaldirim, Emre, Jokuslu, Gonul, Tosun, Çalhanoglu, Tekdemir, Demiral, Burak Jilmaz, Ajha. Trajner: Senol Gunesh

————————————————-

Mbyllet ndeshja Shqipëri-Turqi me rezultatin 0-2

Minuta 87′ -Gjuajtja e parë e rrezikshme në pjesën e dytë. Hysaj lëshon një predhë me të majtën, por grushton portieri

Minuta 86’- Xhaka humbet topin dhe mundohet që të rikuperojë përsëri por shkakton faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë

Minuta 69’- Bie ritmi i lojës, Memushaj provon të ndryshojë diçka, por goditja e mesfushorit të Pesakarës shkon shumë larg kuadratit

GOL! Turqia e nis në mënyrën më të mirë pjesën e dytë duke gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me anë të Çalhanoglu, i cili realizoi një gol mjaft të bukur

Nis pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri-Turqi

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1

Minuta 37,- Tenton sërish Uzuni të gjejë rrugën e rrjetës, ku pas një rikuperimi të topit futet bukur brenda zonës duke goditur, por ndalet nga portieri Turqisë Gunok

Minuta 33′- I pafat Myrto Uzuni i cili merr një asis perfekt nga Hysaj, por nuk arrin dot që të kontrollojë topin brenda zonës

Minuta 30′- Ledian Memushaj tenton të rrezikojë portën kundërshtare me anë të një goditje dënimi, por largohet nga mbrojtja turke

GOL! Në momentin më të mirë tonin Turqia na godet. Është Jilmaz që brenda zonës nuk fal duke e dërguar topin pas krahëve të Berishës

Minuta 19′- Dominon total i Shqipërisë që krijon një tjetër rast të artë me Balliun, i cili pas një asisit të Balajt del përpara portierit, por ndalet nga ky i fundit

Minuta 14′- Bekim Balaj humbet një rast të artë për të kaluar në epërsi Shqipërinë ku i vetëm përballë portierit, nuk gjen dot momentin e duhur për të goditur duke u ndalur nga Gunok

Minuta 8’- Pasime të shumta të turqve që mundohen të gjejnë hapësira në mbrojtjen kuqezi, por mbyllen mirë aksionet e tyre

Minuta 2′- E nisin ne sulm kuqezinjte duke vendosur nen presion kundershtarin. Xhaka kroson mirë nga një goditje dënimi, topi mbetet në zonën turke dhe Ismajli përfiton, duke goditur me kokë

Nis takimi Shqiperi-Turqi me topin e nisur nga qendra nga ana e lojtareve te Shqiperise

Ekezutohet himni Kombëtar nën nje atmosfere te mrekullueshme te krijuar ne stadiumin “Loro Boriçi”

10 komente në “Mbyllet ndeshja Shqipëri-Turqi me rezultatin 0-2. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO!”

  1. Detari says:

    lujane mutlimane vs mutlimane

    1. Mihal says:

      Myslimanet shqiptare ju kane shkerdhy gjyshet juve romejve, vlleheve dhe tere neo grekeve ne teresi per 400 vite.

      Sperma e shqiptareve myslimane jeni.

  2. drinoslaberia says:

    Qane shpata per nje burre , dhe kjo pune nuk lane me koqevare pa sjelle ne komtare , koqevaret e kane hallin tu japin doren turqve jo te luajne futboll , gjimishitur gjakprishur e dhuroj topin gol, panuci te fala nga strakosha, mbaj berishin se eshte per aksione qe I duhet dukes kur duhet ndeshja te shitet e te mos kuptohet , pjesa e dyte ka karton te kuq e mer lojtar kosovar dhe shqiperia humbet 0-3

    1. RKS says:

      Ta q… koqevaret nonen ne p…

  3. F. Balli says:

    Ka prit na nji top ky pordhjeri yne?

  4. Kozmai-boston says:

    Do hequr Duka I pari pastaj te shikojne panucin

  5. Lelo says:

    Kshu ngerefen kta tonet Para neshje. Mas neshje dalin qe skan pervoj ose Era fryte veri jug dhe lindje perendim etj etj

  6. alex says:

    ka ardhur koha qe shqiperia te luaje me lojtaret e vet pa koqevare, ate plakun berisha ne porte e mbani per numer aty a ç’fare, te 2 golat i iken ne mes te duarve, hidhej kot

  7. Lani says:

    Te goli i dyte e devijoi topin lojtari yne.Nuk pati faj portieri.

  8. Eri says:

    Panucja e shkaterroi skuadren.Eshte i paafte.E keni pare qe eshte zevzek dhe dredharak???I intereson te marri rrogen,per rezultate as qe nuk mund te imagjinohen me Panucen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje