Christian Panucci nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare. Humbja 2-0 me Turqinë, në mbrëmjen e së premtes i kushtoi shumë trajnerit italian. 45-vjeçari largohet nga pankina kuqezi, pasi e drejtoi atë për thuajse dy vite.
Panucci është larguar me avionin e parë për në Romë, mëngjesin e së shtunës. Përpara nisjes, në një intervistë për Top Channel, Panuci zbardh vendimin e presidentit Duka.
“Ishte një vendim i presidentit dhe unë e pranoj. Ka qenë një eksperiencë fantastike dhe falënderoj të gjithë Shqipërinë.
Punova në qetësi të plotë falë presidentit Duka, por në fund rezultatet nuk ishin të mira dhe presidenti vendosi që të më largojë.
Ishte diçka shumë e rëndësishme që të isha trajner i një kombëtareje, për këtë arsye i detyrohem të gjithëve një FALEMINDERIT”, tha Panucci për Top Channel.
Trajneri nga Roma e udhëhoqi kombëtaren shqiptare për 15 ndeshje, nga të cilat 9 humbje, 4 fitore dhe 2 barazime.
Bilance të cilat kanë sjell herë pas here ofendime të tifozërisë ndaj trajnerit.
“Ka gjithmonë një fajtor dhe në këtë rast unë jam përgjegjës.
Njerëzit kur humbet Shqipëria vuajnë, në fakt vuaj edhe unë. Gjithsesi kam shumë respekt për të gjithë shqiptarët.
I kam falendëruar sot në mëngjes të gjithë lojtarët për gjithçka që më kanë dhënë deri në momentin e fundit.
Uroj që të bëjnë gjëra të mira do të jenë gjithmonë në zemrën time”, shtoi ish trajneri i kuqezinjve.
Pyetjes nëse kjo skuadër ka shanse për të bërë më mirë dhe a ishte ky vendim i duhur, Panuci i përgjigjet…
“E uroj këtë. Shpresoj që ky të jetë një vendim i drejtë, por vetëm koha do ta tregojë”.
Nuk ka shkarkime para Botërori ” Katar 2022, ” por pression.
Nuk u ngopet me mashtrimet dhe manipulimet e shtypit nga karagjozet e letres higjenike Tema?
Koha do tregojë
që si ti o trim
edhe Armand Duka
e kishte gabim.
.
Ishe dhe do mbetesh
zgjedhje e gabuar
dy vite në krye
janë për t’u harruar.
.
Me sa duken bathët
(nuk jam nihilist)
Duka do na sjellë
dhe një pensionist.
.
Humbjet vijnë rradhë
tek tuk, një fitore
u bë Kombëtarja
si një mësimore.
.
No comment .
Pergjigje dhe reagim dinjitoz; sa per futbollin, ne shqiptaret nuk mund te presim apo pretendojme me shume se sa mundemi….Per sa kohe stadiumet tona jane bosh …!?
Loja ishte e shitur vetem injorantet nuk e kuptojne, eshte dhene rezultati disa ore para ndeshjes panuci,duka dhe disa lojtare duhet te ikin te pastrohet kombetarja.
Ka shkarkime para boterorit se Armando Duka nuk i kupton mire gjerat dhe vepron sipas mendjes se tij.E verteta eshte se do kete fitore por edhe humbje.Kete duhet t’a pranojme dhe nuk eshte gjithçka Panucci,por edhe ekipi qe bene lojen.
Panuci ka te drejte qe thote: keta lojtare kemi. Ai e di qe futbolli shqiptar nuk e meriton evropianin. Kurse ne mendojme se e meritojme por fajin na e ka trajneri. Dokrra.
Ishte e shitur thote dikush .Pse shqiptari ka instiktin e bixhozxhiut.
Nuk behet pazar kur luan per kombin por edhe nqs ka ndonje tradhtar te jeni te sigurte qe asnje nga ata kosovaret nuk do bente per asnje cmim.
Te jeni te sigurt qe nuk ishte e shitur sepse edhe po te loznin pa pushim prap do na mundnin.
Nuk thone qe panucci eshte nje injorant qe sdi te lidh dy fjale e jo me drejtoje ndersa mafiozi armand duka me sa duket do dal ne pension si shef i federates.
Si mun te krahasohemi me Turqine gjigande ku futbolli eshte si fe dhe ka nje kampionat te njohur ne bote ndersa Shqiperia ka edhe Kamzen e xhelal mziut ne kampionat. Dmth e kishte se nuk e ka me.
Nuk ka si te kete futboll te mire nje shtet ku nuk shpenzohet per sportin dhe edukaten sportive ne pergjithsi sa detyron rinine te sorrollatet gjithe diten kafeneve si pensionista apo tja mbathi azileve.
Te mos ishte edhe per ata futbollistet shqiptare nga Kosova Shqiperine sot edhe San Marino do ta mundte.