Spartak Ngjela: Ndaj Sali Berishës po përgatitet një goditje penale, rusët jehonë "vetëvrasjes" së Metës

23 Mars 2019, 23:00Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Shqipëtarët nga varfëria ekstreme që i ka pllakosur, janë në mbijetesë, kurse kryeministri i tyre sot, gjithë frikë, iu tha se “jeni duke gëzuar lumturinë që unë ua kam dhënë në gjashtë vjet qeverisje”.

Por, një ditë më parë, Presidenti shqiptar iu thotë shqiptarëve se “do vras veten për t’iu mbrojtur juve”, pasi i ka vjedhur këtë. Ka frikë nga ndëshkimi i pritshëm, sigurisht.

Kurse shqiptarët e drobitur nga varfëria qeshin me neveri, sigurisht, edhe më njërin, edhe me tjetrin.

Po çfarë presin të gjithë këta të korruptuar majtas e djathtas?

l.Agjencia qeveritare e lajmeve ruse “Sputnik” dhe media të tjera ruso-serbe si “rts.rs”, “nspm.rs”, etj, i kanë kushtuar shumë rëndësi deklaratës së kreut të shtetit, Ilir Meta. Ata madje sa nuk thonë që Meta po kërcënohet nga një juntë si ajo e Pinoçetit në Kili dhe do të vrasë veten si Salvatore Aljende. Sepse edhe Salvatore Aljende i rusëve ishte.

Kurse shtypi perëndimor e ka injoruar. Ndërsa demokratët e ditur dhe të pakorruptuar që janë në Partinë Demokratike dhe jashtë saj, edhe pse këtë kohë e kanë në favor, heshtin. E shihni si e ka katandisur të djathtën shqiptare tabori i Sali Berishës!

Turp. Korrupsioni i lartë shqiptar po e ka shpresën te Rusia. Lodhen kot së koti, e fare Kot.

ll.Kurse Ramë ziu, ashtu si sokëlliu sot në Kongresin e tij Elektoral, ishte i trembur. Po ngase u duk që ishte i trembur dhe, pse ishte i trembur?

Mënyra diktatoriale e paraqitjes me një kult që donin t’i jepnin folës të panjohur dhe pa asnjë mbështetje në opinionin publik, e tregon qartë se Rama është në një hall frike. Por, jo nga Sali Berisha. Përkundrazi: Rama ishte i tembur për faktin se Reforma në Drejtësi eliminon Sali Berishën. Se ai e di, po të mos ketë Berishën në dominim të së djathtës shqiptare, Rama rrëzohet për katër muaj. Atëherë?

Ai në një anë kërkon t’iu thotë amerikanëve që mua nuk mund të më prekë Reforma në Drejtësi se jam me mbështetje të madhe në popull, por është edhe i trembur. Kurse ata e kuptojnë që është i trembur. Ku pyet politika e lartë perëndimore nga bërtitjet popullore. Ato dihet që nuk kanë lidhje me realitetin.

Ja një rast: Kromuelli pasi nënshtrimit që i bëri Irlandës, u prit me entuziazëm të madh në Londër. Londra ndezi dritat e gazit dhe doli e gjitha në pritje të tij, duke bërtitur. Njëri nga ndihmësit e tij, iu afrua Kromuelli dhe i tha: “E sheh sa të duan njerëzit Sir?” “Po të më kishin parë të varrur do të bërtisnin edhe më shumë”, i tha Kromuelli. Pse, a nuk e pamë ne që zvarritja e bustit të Enver Hoxhës ishte më entuziaste se prirjet që i bënin shqiptarët atij dhe që erdhi e u bë pikërisht nga ata që ishin shqyer duke bërtitur për të?

Po, a e di Rama këtë? Jo. Rama është pa asnjë lloj kulture politike. Dhe është krejt e krejt një i sëmurë psikik me karakter tiranik kur flet për lumturinë e shqiptarëve në një kohë që të gjithë shqiptarët e dinë që janë në një varfëri ekstreme dhe në mbijetesë.

lll.Sigurisht, shqiptarët po presin. Dhe kanë të drejtë. Por ndërkombëtarët duhet ta dinë që mbijetesa e Ramës si kryeministër është Sali Berisha. Ky është sekreti i tij. Rama mbretëron vetëm si pasojë e urrejtjes që 70 përqind të shqiptarëve kanë ndaj Sali Berishës.

Po e djathta patriotike dhe atdhedashëse shqiptare e di këtë? Nëse nuk e di këtë, ajo duhet ta mësojë.
Po, si mendoni ju, a mund të kishte një shef opozitë në botë që do t’i rrihte shpatullat një kryeministri që për fitime e materiale personale kishte vrarë 26 persona si Sali Berisha në Gërdec?! A nuk e bëri Edi Rama këtë?

Po Berisha e di këtë? Berisha është në hallin e goditjes penale që po i vjen, dhe nuk e kupton dot këtë se nuk e ka kuptuar kurrë, asnjëherë, përderisa ka zënë peng dhe e mban Partinë Demokratike, duke menduar me mendjelehtësi se “PD është pengu që do t”i shpëtojë jetën politike dhe lirinë nga penaliteti”. Ku mund ta kuptojë Berisha që vetëm rrëzimi i Ramës nga e djathta shqiptare jashtë tij, se vetëm ajo mund ta rrëzojë, është më e leverdisëshmja rrugë për të?! Dëmi që i vjen Saliut është evident. Por ai nuk e kupton dot se si mund ta ulësh koston e dëmit. Sepse nuk e ka këtë kapacitet. Korrupsioni do të dënohet në Shqipëri. Kjo është e sigurt. Atëherë, pse, o të korruptuar, po krijoni eksese që iu rëndojnë edhe më shumë!!!

lV. Po politika amerikane a do ta çojë deri në fund Reformën në Drejtësi? Sigurisht që po. Reforma nuk mund të ndalet. Atë nuk e ndalon dot as Rama dhe as Berisha. Dhe është pikërisht kjo që e ka çorientuar vetë Ramën. Tani kuptohet se gjithçka është e sigurt.

Politika perëndimore në Shqipëri tani i ka garantuar vetë votat që i duhen në Kuvendin e Shqipërisë për ta çuar deri në fund Reformën e nisur. Dhe prandaj shqiptarët duhet të presin muajt që po vijnë, sepse shenjat esenciale do të shihen që këtë javë që vjen, dhe javën tjetër gjithashtu.

Po opozita e dalë jashtë Parlamentit, a mund ta destabilizojë Shqipërinë me protestat e saj. Jo. E ka krejt të pamundur, se shqiptarët tani e dinë që protestat që kërkon Basha nuk janë për hallin e tyre, por për hallin e të korruptuarve të mëdhenj.

42 komente në “Spartak Ngjela: Ndaj Sali Berishës po përgatitet një goditje penale, rusët jehonë “vetëvrasjes” së Metës”

  1. Shqipfoles says:

    SPARTAK NGJALA ESHTE RRUFJAN POLITIK. AI NUHAT NEPER ZYRA E POLITIKANE DHE SINJALIZON SALIUN PER RREZIKUN QE MUND TI KANOSET DHE SALIU MERR MASAT ORGANIZON PROTESTA E TRUBULLIRA. TAKU NUK PO JUSTIFIKON VEHTEN SI AVOKAT POPULLI POR SI INFORMATOR E NXITES I SALIUT DHE SALIU NUK DO SHUM LAJME QE TE TREMBET SI BISHA QE TREMBET EDHE NGA NJE LLAMARINE APO LECK QE LUAN ERA. DIKUR TAKU SHKRUANTE: “IDET E SALIU JANE SHUM KLASIKE” ME VON CFAR NUK SHKROI KUNDER SALIT TE NJEJTEN GJE SI EDHE ILIR META, SALIU E SHUM TE “ZGJEDHUR” TE TJER. PUNE ALABAKESH. POPULL E VEND PA FAT.

    1. Harold says:

      Eh more Taku, ne kohen e rinise tende mbaheshe fort me pordhe te madhe se i kishe 2 antare te Komitetit Qendror ne shtepi, babain minister e mamane zv/ministre te Enver Hoxhes. Po kishe edhe kusherire gruan e Hysniut, po kishe edhe krushqine, me nje fjale kishe pordhe te forte e te sigurte. Por, Enveri nuk pordhi fare per asgje dhe e beri hi e pluhur dinastine Kapo, dhe kelyshet e saj, edhe ty si nje prej tyre. Ke te drejte ta kesh inat Enverin, si ti, edhe ai kusheriri tjeter, Andushi, i biri i Veres. Oh sa shume bythqire ka ky vend. Pastaj erdhi koha e burgut per Takun, vrima shoshe, por se paku nje deshire i plotesohej sa here te donte. Liria e gjeti Takun me duar ne xhepa, por koha ishte per batakcinjte dhe Taku ju versul lekut permes politikes. Zogist, republikan, minister, demokrat, deri edhe ballist u be dereziu po i dilte kallai shpejt ngado. Sidomos Saliu, si mjeshter i madh i intriges, e ktheu edhe ai ne NUL, njesoj si Enveri. Fati i buzeqeshi me Naimin nga Labinoti. Doni te dini pse Naimi eshte ne prag falimenti? Epo pyesni Takun, se ai e ka mjele me te dy duart. Ai dhe Preci i Zogajve jane mjelesit kryesore te Namos nga Labinoti, Dhe jo SPAK-u por edhe nje polic bashkie e gjen se hajduti numur 1 eshte Taku. Se ka avoketer plot, po nuk kane parate e Takut, dhe del lehte se avokoti nga Zagoria financohet diku gjetke. Po do i vije dita vetingut te avokateve dhe do e shihni Takun kur te ike si miu vrimave. Nese do te gjesh zanafillen e hajduterise se gjykatesve dhe prokuroreve, pra te besh veting, atehere ndiq sekseret avokate, ku Taku shquhet per dore te rende. Prandaj Tak, ule pordhen, se pordha gjithmone te ka bere rikoshete ne surrat, o loqefishkur torollak.

      1. Tirona says:

        O Spartak Kacangjela po ik more plak matuf, s’te beri Rama minister dhe nxierr vrere per te. Rames ti ti besh fresk se eshte kryeministeri me i mire i ketyre gati 30 viteve pluralizem. Ti mendo se mund ta ulesh Ramen se ti e ke ngrit, po kur u bere ti more idiot te ulesh e te ngresh njerez. Ti je veç se nje vagabond qe pretendon se din. Tirana te njeh shume mire ty.

      2. Cudia says:

        Spartak! Kot lodhesh. Ta tbem une lse Rama nuk te beri minister.ti ne cdo bisede me te apo te tjere flet duke dhene keshilla e sugjerime dhe perbuz fjalen e tjetrir.kjo gje eshte nje mangesi serioze ne personalitetin njeriut. I bie qe nqs ti te ishe minister ti jepje mendje kryeministrit ne gjithcka. Rama nuk kishte nevoje per kokcarje te medha pasi i donte drute ne gomar sic mendon ai. Sic edhe e shikon gomari Rames po ecen perpara pa probleme. Ti Taku gjej ndonje kafene dhe shiko si punon gomari i Rames dhe mos na caj me bythen.

    2. Hysen Trebeshina says:

      Rama i tmerruar, fut njerëzit e tij kamikaze për të kapur drejtësinë, lol!

      1. Dibra says:

        O Malok po hik or ti shko boj fresk Sali Serbise te bitha. Rama qenka tmerruar, hahahahahaha, I keni site ne bithe.

  2. Komentuesi says:

    Je i zoti per analiza o Ngjela,por i perzjen gjerat dhe nuk i ndan dot mire. Ti i fut te gjithe ne nje thes,por nuk ta pranon njeri.Edi Rama sot ne kongresin e ps-te demostroi nje fuqi te jashtezakonshem dhe nje kembengulje e trimeri te madhe, duke u thene te tjereve,se ps-te eshte e forte dhe do dalin fitimtare,do ecin perpara me vepra te medha ne te ardhemen,do beje shqiperine nje shtet te vertete ligjor..Ai i beri nje apel opozites te afrohet,te kthej rrugen e se keqes ku eshte futur,te bashkohet per te miren e atdheut.Por ti Spartak Ngjela,duke patur lepurin ne bark,shperthen apo e barazon me Sali Berishen sikur ai qendron ne pushtet nga ai,gje qe nuk eshte aspak e vertet.Saliu ka bere vrasje,Edi Rama jo.

  3. Komentet e tua nuk i vljene as dreqit! says:

    Hahaha – Ngjela ka ikur per skrap! Vetem po te mos kesh sy nuk shikon qe populli i Tiranes ishte ne shesh me Ramen dhe per Ramen. Mbeturina si Ngjela dhe zorzopet e shqupit populli i ka hedhur ne plehra. Jeni te ngordhur si politkisht dhe moralisht Ngjela, bashke me shqupasit. Ke qene bashkepunetor i dobicit te Vicidolit dhe nuk ke fytyre te besh komente kunder tij. Jeni nje njeri qe s’ju ka mbetur gje tjeter vec Facebookut, qe eshte falas. Sepse ke rrjedhur si menderisht edhe ke marre fund politikisht. As komentet e tua nuk i duam me sepse nuk i vlejne as dreqit.

  4. lisi says:

    Duhet edhe nje kone qe ti leh ujkut.

  5. Olsi says:

    Respekte Ngjela !

  6. fran says:

    Ngjela nuk ja fal dot Rames qe nuk e beri dot minister drejtesie
    dhe ngaterron kekun me byrekun

  7. Patrioti says:

    O budallej,o te semmure partiak. Ngjela e ka spjeguar dhume qarte me krahasimin me Enverin. Ky popull ishte ai qe shkulte floket kur ngordhi Enveri dhe po ky popull ishte qe terhoqi bustin zvarre.

  8. Zeni says:

    Problem nuk eshte Z Ngjela por Hajdutet. Si do e ndihmojme sistemin te funksinoj e te coj seicilin tek vendi qe i takon. Te gjithe ne si qytetare fshatare si dhe sa kohe do na genjejne do na mjelin dhe ne fund do te na japin mend se cduhet te bejme. Uroj sa me shpejt reformat me ndihmen e te huajve se per ne duhen edhe 30 vjet te tjera.

  9. Komandanti says:

    Avokati eshte jovetem nje burre i zgjuar por dhe nje patriot dhe atedhetar i vertete. Kush flet sot per korrupsionin majtas apo djathtas eshte vertet shqiptar. Respekte dhe mirnjohje per avokat Ngjelen. Njeriu qe duhet te udhehiqte realisht sot e tridhjete vjete Partine Demokratike. Po kush ta linte Nezhi apo Ramizi. Nuk do denoheshin per shpenzime kafeshe e banketesh pastaj dhe do ishin te lire pas nje viti duke shijuar demokracine.

    1. Iliro Pellazg Azilant pa Bukë ne Gjermani says:

      Dhe Vlleh Dhe atdhetar sikur Nuk Shkon ?

      1. Adi says:

        Po dhe turk edhe “atdhetar” si puna jote nuk shkon fare ama

  10. Merita says:

    Mungesa e nje opozite konkuruese, me shpirte te vertet demokratik, qe drejtohet nga nje bande e mbuluar nga krimi dhe kortupcioni, me ne krye Sali Betishen, ka bere qe Edi Rama te ndihet si Enver Hoxha ne kulmin e sundimit te tij dhe PS si PPSH e asaj kohe. Po, po, pikerisht kete pershtypje la sot Kongresi i PS-se, njejte si Kongresi i PPSH, ku, brenda salles, pas referimeve per nje tejkalim prodhimi 200% dhe brohoritjeve “Enver, Enver, jemi gati kurdohere”,…, ndersa askush nuk cante koken se populli s’ka buke dhe krip te ngopet! Dhe ne Kongresin e PS-se, referuesit nga Kabineti i Rames, lane te kuptohet se Shqiperia eshte Parajse, ndersa shqiptareve u mungon vetem qumshti i zogut, cdo gje tjeter sikur i kane “me shumice”, ndersa shprazja e Shqiperise nga shqiptaret sikur behet per “udhetime turidtike” jashte vendit dhe jo se nuk kane si te mbijetojne! “E moj Shqiperi, e mjera Shqipeti, kush te ka qit me krye n’hi,…”

  11. Hamit says:

    RESPEKTE pèr AVOKAT NGJELÈN ! NEVERI dhe URREJTJE për PD KRIMIN , PS HAJDUTÈRINÈ , dhe LSI PLEHRÈN e GRABITJES së SHTETIT !!!!!!!!!! RROFTÊ SPARTAK NGJELA

    1. Vatra says:

      Po o koqe po rroft Spartak Ngjela. Duhet te jesh Ngjela vete se asnje njeri nuk thote rrofte Spartak Ngjela.

  12. johani says:

    Ti Spartak ja fut kot na shkruan për të mare ndonjë lekë.Na çave kokën me perëndimorët dhe amerikanët që do bëjnë namin për korrupsionin.Më vjen për të qeshur kur thua ata dhe vetëm ata.Jo more Spartak.Të gjithë ata që vijnë dhe ikin janë më të korruptuar se këta tanët.Më thuaj një nga këta që ti ke besim që ska dy tre shtëpi që nuk mer dhjetë herë më shumë se këta,më thuaj se ska fukarallëk,shfrytëzim,krime vrasje etj etj?Ja të tët hem unë po nuk e bënë shqiptarët at nuk bëjnë asgjë.Dëgjove?Nuk bëhet se populli nuk ha bar por di më shumë se ti se edhe unë.Ti nuk len njeri pa sharë sepse stë pjerdhin askush në Shqipëri.Ti shan diktaturën dhe tani të gjithë i don në litar.Prandaj Shqipëria vuan sepse ka ca si ti,si Lubona,si Bushati,si si si që duan tu venë zjarrin Shqipërisë…

  13. Timi says:

    Edi Ramen, politikanin me te zot, nismetarin e reforma e sidomos per regormen qe Taku as ne enderr nuk e kishte pare, reformen e drejtesise, ky e ben diktaor, e ben te friksuar hahaha dhe po mbijetoka nga Saliu hahaha…Rama po mbijeton sepse ka rilindur Shqiperine, shkolla re reja qendra shendetsore moderne, spitale dinjitoze po ndertohen ne gjithe Vendit…PUNA, mor idiot Eshte sekreti i Rames e per inatin tend Edi do rri edhe ca mandate te tjera kryeminister.

  14. Titi i Nuries, i forti i kopshtit says:

    Si njeri ligji, nuk ofton asnje fakt. Vetem llogje si plakat e keqija, dhe hamendje.

    Ps: Saliu meriton litarin, kurse Mevlani meriton gomarin e Dhermiut

  15. Pantera says:

    A mjere ai qe i beson mbrojtjen ligjore Ngjeles , ka shkuar per lesh , ben nje gabim te madh ama , kur them gabim ndoshta perdor nje fjale te bute , Tosi i fut te gjithe ne nje thes , po pse o Tosi ?? Ramen ne nje thes me Berishen ?? Dhe Maten ? Megjithate te heq kapelen vetem per nje gje , qe enderat qe shikon naten , i kthen ne ngjarje sikur do ndodhin diten , ose ne te ardhmen , ne Hollyvood do kishe bere kariere te papare o Tosi .

  16. Flamuri says:

    Respekte avokat!Analize e hollesishme.

  17. hena says:

    pordhi prap ky po le te shkoje ne pyll kur i vjen te pierdh se vetem kafshet mund tia marin vesh pordhen se ne spo kuptojme hic gje prandaj e nderuar redaksi mos ja hapni deren e hales tuaj se ketij i dhemb barku i gojes dhe do doktor dhe jo redaksi

  18. Dymi says:

    Vete shkruan, vete vulos o Ali (Spartak) Qeros.

  19. Rrufeja says:

    Edhe nje adoleshent qe s’ka kaluar dot as shkollen fillore nuk do thoshte keto brroçkulla e idotizma.
    Ngjela je bere bajat!
    Je jashte kohe!
    Konstatim:
    Sa do donim o z.Ngjela qe diktatoret te ishin si Rama…por ja qe s’jane.
    Ky rama ka shume gjera te keqia,dhe mund ta akuzojme per mosveprime qe cenojne realisht demokracine,sic eshte lejimi i propagandes nga qarqet e djathta( gjithmone te lidhura me antishqiptarizmin)por ta akuzojme si diktator,eshte sikur ti themi babait mama.
    Europa dhe amerika as qe e rruajne per shqiperine( edhe kosova ishte plan-zbatimi i shperberjes se jugosllavise dhe aspak “dashuri” per shqiperine),ndaj mos na ça trapin me mendimet e tua z.Ngjela.
    Mungese maksimale per qeverrine rama eshte ekonomia.Ne kete drejtim,Rama eshte totalisht ne vend numuro dhe s’ka bere asgje!!!

  20. like says:

    Or Spartak, or rrushfet! po pse o pulitikan i mbare nuk e ditkemi ne qe jemi te varfer? po kur u be populli shqiptar i pasur mor lummadh, kur erdhi Berisha me taborrin e tij? njerzit iken nga syte kembet sa mori qeverine PD se nuk kishin as buke thate, dhe listat e bukes kane qene me qindra mijra njerez.
    jemi prape te varfer or rrushfet, por po e shofim se nuk jemi aq te varfer sa ti kemi plehrat mullar para hyrjes
    -te varfer jemi por paska patur mundesi te shtrohen trotuaret e rruget,
    -te kete ndriçim
    -te kete drita e uje te ngrohte
    -te kete doktorr
    -te kete shkolla me xhama…
    shume ikin per nje jete me te mire dhe mire bejne, por shume edhe kthehen te zhgenjyer pa gjetur nje parajse ne perendim, dhe munden ta nxjerrin buken e gojes prane familjes se tyre, dhe jo si ne kohen e PD qe pa vrare ose vjedhur nuk beje prokopi.
    Rama nuk eshte kurrsesi as i paster as i perkryer Spartak, por asnje altenative tjeter nuk i afrohet, dhe aq me pak ajo e jotja.

    1. Bravo “Like” 100% dakort. Spartak shihe boten sic eshte jo me syzet e hipokritit, Rama nuk eshte magjistar, ai po ben me te miren, po krijon shtet, po con ne nje rruge te mbare Shqiperine, pra qeveia duhet te te siguroje ty mundesine te punosh, pra puna i o shqiptare dhe mos prisni qe qeverive tju jap pune, ku eshte kapitalzmi qe shume a e Shqiptareve kerkuan. Tek kafja vetem do lush leke nu do Gresham’s leke. Po ndenje ke kafja, varferine do gjesh. Vetem edukimi me shkolle dhe puna e cdo shqiptari mund te bjere proseritet. Kafja bie vetem fukarrallek.

  21. EJ says:

    Vetëm një gjë e ke thënë të saktë o Ngjelë. Që Rama vazhdon ta ketë pushtetin dhe tall pallën me të gjithë ,përfshirë popullin dhe kjo gjë vetëm e vetëm nga urrejtja e madhe që ka populli për Saliun dhe Bashën.Dhe populli vazhdon të meret me gjurmët (Saliun dhe Bashën), kufoma të mbaruara politike këto pa pikë fuqie, ndërkohë që ujku (Rama) ka bërë kërdinë këto 6 vite bashkë me tufën e tij. E nuk ndalon Rama, vazhdon ti reklamojë gjurmët sa herë e më shumë që të vazhdojë të mbretërojë. Të vjen për të vjellë kur shikoje dje në kongres se si ai i urdhëronte njerëzit që të përdornin rrjetet sociale për të demaskuar e ekspozuar ‘gjurmët’ gjasme për të mbrojtur fëmijët e tyre nga hijet e së kaluarës ndërkohë që ujku vetë me tufën e tij bën kërdinë.
    Dhe sa të jetë Rama në pushtet harrojeni ta shihni Berishën dhe Bashën në burg . Reforma në drejtësi nuk funksionon në një vend ku çdo politikan, gjykatës , prokuror , drejtor, kryetar bashkie etj është i korruptuar, bashkëpunon me krimin e organizuar e mendon vetëm si të bëj lekë 24/7. Reforma në drejtësi nuk funksionon në një vend ku çdo gjë mund të blihet me lekë që nga drejtësia deri tek lirimi i vrasësve , trafikantëve, përdhunuesve dhe hajdutëve nga burgu.
    Duhet një kastë e re politike e formuar nga inelektualë të rinj e të moshuar si dhe figura të sportit, ekranit etj ,nga brenda dhe jashtë vendit që duhen e përkrahen nga populli e mos të përzihen e të bëjnë marveshje me këta katranët e tanishëm. Të krijojnë parti të reja politike e ti zhdukim këta qelbësira që janë sot.

  22. BUJARI JU DEGJON says:

    “Citjanet” e Edit i kane luajtur fiqirin Spartakut…
    Dhe ka mundesi qe Edi pikerisht per kete qellim i kishte veshur… ?

  23. qytetari says:

    Ramen Taku taku torollaku e shan sepse i vjen inat qe ka lindur nje Enver i dyte edhe me i zgjuar se i pari e ka frike se mos kthehet ne biruce perseri!Edhe sikur te flitet per ngjarrje ne Vietnam Taku taku torollaku nuk do ri pa permendur Ramen si shkaketare te saj!Denigrimi qe i ka bere Ngjeles, Rama e terbon Takun njelloj si ai lapanjozi Tur Zhei,njelloj si ai soisezi Andi Bushati!Jane nje grup qe Rama nuk i shikon dot sepse ua ka bere skanierin e per pasoje ua di diagnozen!Rames o Taku taku torollaku ti hani mune nga e djela ne te shtune(shpjegim;Ka shume njerez qe nuk e dine qe dita e pare e javes eshte e diela)!Sa i kishin Taket,Salinjte,Liket,Lulket,Andushet pushtetin Shqiperia kaloi fortuna te medha ne 91,95,97,98,2011,deri sa erdhi pranvera ne 2013 e deri sot ku shqiperia jo vetem qe u kthye ne identitet por po vrapon me hapa vigane drejt Europes si pjese e saj e keta mjerane nuk duan ta shikojne qe shqipetari po nje shtet,polici,ekonomi,ligj ,infrastrukture,rregull sherbim publik ku zullumehia e saliut se bashku me lukunin qe e ndiqnin nga pas ku bente pjese edhe Ministri i Drejtesise Spartak Ngjela e kthyen ne Kaldahar Tiranen qe sot ndriçon kudo nga qyteterimi qe i dha vizioni i Rames e puna e Erionit!Ndaj beni mire qe te heshtni edhe per nje kohe te gjate deri sa perendia t’ju çoje ne boten tjeter e atje te refeni se ç’fare i keni bere ketij vendi ju vandalet qe dy gjera iu interesonin ,para dhe seks per te kompesuar kohen e burgut!S’ka nevoje ti biesh nje kanoçeje me te njejtin tingull perhere o Taku se populli e shikon e e shijon perdite ndryshimin nga dje dhe nga pordhet e tua ç’do dite!Se fundemi nuk na the ndonje gje ,Amerikanet a e kishin parashikuar humbjen me Turqine dhe te thane gje qe organizatori eshte Rama!Me siguri duhet te dish ndonje gje!

  24. Veshgues says:

    Postim alla muhabete kafenesh! Beje muhabet me 3-4 fantazist qytetar, dhe artikulli behet! Por duhet te hiqesh edhe si brenshem, dmth si i besuari i amerikaneve!!! Dhe …ok. Tund pastasj parat or pronar i gazetes.
    Z. TAK ke nje vite kusur qe shihni pas nje apo 2 jsvesh. Sa here e shkruajtur kete kercnim!
    Po me Ramen ca ke qe e analizon te parin! Thone se eshte i fundit! S’ka rekorde apo mekate ne nivel kombetar si puna e Berishes dhe Bashes dhe ciftit presidence- lsi.

  25. Love Laberi says:

    Aq shume krllq thua o taku i ngjelajve sa edhe vet ke filluar ti besosh…

  26. sul korriku says:

    Sa “trendy” eshte bere ti shash te gjithe !

  27. qytetar says:

    O taku hiqesh si boll i ditur ne jurispodence por ne fushen e sherbimeve sekrete je nje nul i madh.Nuk mund te ndodhe kurrsesi qe sherbimi sekret rus te djege agjenturen e tij,ca me shume kur behet fjale per nje nivel te larte sic eshte presidenti,duke e mbrojtur neper gazeta e televizione.Je thjesht pa informacion ne kete fushe

  28. 666 says:

    O Taku , hiç nuk po i dike do pune merrvesh ti e degjo ketu . Edi Rama u dote per kete kohe e pruri koha per keto arsye : 1- Te shkatrronte L.S.I. ne duke i mbyll te gjitha rubinetat e fitimit te parase sepse ajo ka lind si parti e premtimeve per vende te mira pune dhe i ka ec sa ka qene Ilir floriri qe merrte pjese ne pushtet me dreqin e me te birin vetem e vetem qe te qendronin ne pushtet . Ajo perti program e objektiva ka vetem fitimin per vehte . 2- Gjithashtu Edi Rama shkatrroj edhe P.D. ne duke i vendos kuadrot e tij ne funksione qeverisese qe duhej te vinte te vetet por sakrifikoj te vetet vetem e vetem te shkatrronte P.D ne .Te tille kan qeneVisho Ajazi , Ridvan Bode , Majlinda Bregu , dhe siç perflitet qe mund te marre presidente Jozefina Topallin dhe keshtu perkrahesit e tyre deputet apo kuadro qofshin dhe elektorat qe kane keto ja heqin Lulit . Keshtu pra more avokat kush e bente kete pune perveç te Edi Rames , askush . A i duronte me ky vend keto antishqiptare te ketyre dy partive kryesore me nishtat e tyre , kriminelat Medjiun dhe Dulen. Ndersa ti na çmende me ato hzluçinacionet tuaja kunder Rames , po kush e programoj dhe po e ben reformen ne drejtesi vetem Rama e si ndodh sipas teje qe ai po lufton te behet reforma sa me shpejt qe te denoje vehten e tij a , hajde avokat hajde pse nuk e beri Sala Iliri apo ti kete reforme ? Ndersa per denimin e Sali Berishes qe thua ti ate nuk e shet akoma Amerika ( C.I.A ) sepse te gjitha krimet qe ka ba ne Shqiperi e Kosove i ka bere me porosi te saj . Po pate ndonje shok ne C.I.A pyete nje here çfare te thot se sot nuk kane frik dhe i bene haptas se jua kan nxjerr kabllogramet poshtersite e tyre ne te gjithe boten .

  29. Spartakiada e shqiptave says:

    popull sherbet or nuk e kuptoni Avokatin

    Popull sklav shqiptaret !!
    nuk ka thene kot Konica “Armiku me I rrezikshem per shqiptarin eshte vet shqiptar “

  30. Fatmir says:

    Per nje gje ju siguroj se Ilir Meta nuk vret vehten pa i marre leje Mones.

  31. marjani says:

    S NGJELA injorimi I KM qe qente le te lehin dhe karvani ecen perpara ka shume kuptim por dhe SHQIPFOLES foli shum paster

  32. Gjergji says:

    Respekte zoti Ngjela .Jeni I vetmi ze ne. Shqiperi qe na ngroh zemrat e copetuara nga ajo Politik komuniste qe PO mban peng Atdheun tone te Bashir.Zoti ju bekofte Z Spartak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje