Kryeministri Edi Rama ka folur në pjesën e dytë të punimeve në Kongresin e Partisë Socialiste të cilat po mbahen te sheshi “Nënë Tereza”.
Në kuadër të nismës “Bashkia që duam”, shefi i qeverisë ka adresuar një sërë mesazhesh për qytetarët në të gjithë Shqipërinë.
“Sot mbaron ecja jonë në majë të gishtave dhe nis një ofensivë frontale. Kohët e fundit e kemi kafshuar shpesh gjuhën për ata që e duan Shqipërinë shesh për përsheshin e tyre.
I kemi parë sulmet e tyre ndaj vendit, kur kanë sulmuar qeverinë duke eskportuar nëpër botë shfaqjet e turpshme, kur kanë sulmuar prokurorinë e shtetit dhe vetë reformën në drejtësi sa herë vettingu nxjerr nga pallati shërbëtorët e tyr.
I kemi parë kur kanë sulmuar Shqipërinë në çdo kanal të huaj kur kanë pasur mundësi të fusin hundët e tyre.
U kemi ofruar sa kemi mundur bashkëpunim për reformën zgjedhore dhe jo vetë. Kemi duruar baltën, vezët dhe bojën e dëshpërimit të tyre mbi fytyrat tona.
Në vend që të na sfidonin në fushën e demokracisë kanë vendosur që ta bëjnë Shqipërinë që të duket ai vendi i mbytur.
Në vend që të vinin mend kanë dalë deri në pikën kur duan ta kthejnë disfatën e tyre në disfatë të Shqipërisë. Ta harrojnë pushtetin në tavolinë.
Nëse ata nuk e kanë për gjë të tradhtojnë zgjedhësit e tyre, ne nuk kemi mandat për të lëshuar nga dora por vetëm kontratë për të zbatuar me njerëzit këtij vendi.
Un ë kam bërë edhe gabim por kurrë nuk do t’i tradhtoj ata që më kanë dhënë besimin për të bërë Shqipërinë që duam vetëm zyra është e imja, pushteti është i juaji, i studentëve që na dhanë shuplakën e vyer, por treguan se veç nesh askush nuk mund të zgjedhë punë”, tha kryeministri.(TemA)
Ne 2017 moren gati 50% te pushtetit ne tavoline !
Vetem per te dale nga cadrà.
Ju eshte hapur oreksi.
JE MASHTRUSI ME I MADHE I TE TERA KOHERAVE,CDO FAMILJAR E NIS NGA FAMILJA E VETE CEMIME ME TE MEDHE JANE KET0 6 VJTE , VARFERI KE SJELLLE NE TE GJITHA FAMILJET SHQIPETARE,EMIGRIM ME TE MADHE NE TE TERA VITET QE 90,PO SIGURACIONE EDHE ATA QE ISHIN NE PUNE,FERMERET PA SHPRESE,NAFTETARET PA STASUS DHE PA SHPRESE,MINATORET PA SHPRESE,,,JE I DESHTUAR DHE I PA ..AFTE…