Britania e Madhe ka nisur një fushatë policore ku shfaqen fytyrat e personave që janë në kërkim.
Së fundmi është publikuar identiteti i 37 burave dhe grave të cilët janë në kërkim.
Mësohet se mes tyre gjenden edhe tre shtetas shqiptarë të cilët janë identifikuar me emrat Anton Krasniqi, Bledar Zefi dhe Marjo Marku.
Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se shumica e personave janë në kërkim pasi akuzohen për krime që kryesisht lidhen me vjedhje ose grabitje me dhunë.
Fytyrat e tyre do të shfaqen publikisht në dy automjete, për të ndihmuar autoritetet në gjetjen e tyre.
“Këta shkelës të ligjit kanë grabitur, vjedhur ose mashtruar udhëtarët dhe turistët brenda Londrës, shpesh duke përdorur dhunë dhe armë, për fitimin e tyre financiar.
Kush ka informacion për këta kriminelë u bëj thirrje njerëzve që të na informojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Një telefonatë mund të zgjidhte ose edhe të parandalonte një krim.”, tha kryeprokurori Jim Corbett.(TemA)
Hajdeni se ne Tropoj i keni te kulla vicidolit.