Kryeministri italian njofton largimin nga politika, “Il Giornale”: Conte nuk do të jetë kryeministër për herë të dytë

24 Mars 2019, 15:58Bota TEMA

Në Itali flitet vetëm për sherre brenda qeverisë e parashikimet nga ana e medias italiane janë të ndryshme.

Nga ana tjetër, nuk mungojnë as diskutimet lidhur me të ardhmen politike të disa funksionarëve të lartë të qeverisë, e mes tyre edhe të kryeministrit Giussepe Conte.

Il Giornale shkruan se kryeministri italian Conte nuk ka në plan të vijojë një karrierë politike e as të jetë kryeministër për një herë të dytë.

Gazeta shkruan se kryeministri ka deklaruar se nuk ka në plan që të punojë për një eksperiencë të re qeveritare.

“Eksperienca ime e qeverisjes mbaron me këtë.  Në këto momente kemi një shans të madh, jemi në qeverisje e nuk mund të kalohet duke menduar për një perspektivë për qeverinë e ardhshme” është shprehur Conte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje