Lulzim Basha, ultimatum ish-deputetëve të tij: Mos më rrini nëpër kafe gjithë ditën

25 Mars 2019, 12:05Politika TEMA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur sot Grupin dhe Kryesinë e Partisë Demokratike, për të diskutuar për protestat e ardhshme.

Ai ka kërkuar nga ish-deputetët, që mos të rrinë nëpër kafe, por të dalin e të takojnë qytetarët, për t’i bindur që të shkojnë në protestat e organizuara nga PD.

“Nuk dua të rrini nëpër kafe, vetëm takime intensive me qytetatët.

Protestat duhet të jenë sa me masive.

Të gjithë strukturat të jenë të përgatitura per zgjedhje, krahas organizimit te protestave”, raportohet se ka thënë Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura.(TemA)

8 komente në “Lulzim Basha, ultimatum ish-deputetëve të tij: Mos më rrini nëpër kafe gjithë ditën”

  1. Albani tir says:

    Po kush ju shkon ne takim ish deputeteve. Ata jan askushi skan te drejt te kandidojne per 8 vjet , atehere cte humbin kohen me askushet.

  2. Cobani pa toke says:

    PO PSE AKOMA KRYETAR I PD ESHTE KY ??? RAMA,LULI,META,KRYEMADHI DHE MOSTRAT QE RRINE MBAS TYRE DUHET LARGUAR QE TE BEHET KY VEND,,,,NE TE KUNDER DO PRESIM DHE 30 APO 50 VITE TE TJERA SEPSE KETA MO E MBAJNE PENG KETE VEND,,,,####

  3. trimi says:

    Kjo menyre veprimi na kujton luften guerile qe bonon partixonet tane trima dhe supatrembur, duhet fillu me pre shtullat alitrike, me shkateru urat, thyerje gjama dritaresh, cpuarje goma mashinash dhe ckulur hekurudhat, se keshtu ju don pupulli qe ju jep voten dhe me keto veprime keni me fitu 2-3 % te elektoratit ose e barabarte me 75 deputete dhe 65 bashki

  4. Ish anëtar i PD says:

    Mjerisht, PD i vetmëson antarët e saj me një mënyrë sjellje përbuzëse për një punë sistematike. Tek antarët e saj është ngulur thellë në mëndje, se punë quhet pjesmarrja në mitingje, sharja gjithë ditën e kundërshtarëve brënda partisë, por jo ulja në karrige për orë të tëra për përgatitjen e materialeve të nevojshme për një punë të kërkuar. Pra, pa u zgjatur, në PD nuk ka edukatë pune, shumicën e kohes ecet pas berihajit, askush nuk di se çfarë duhet të bëjë. Eshtë për këtë arsye, që PD ngjan më tepër si një kope bagëtish sesa një grupim ku bëhet punë e vërtetë intelektuale.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Nga 1 gjel I lagur krenar, ne gjysem gjeli te lagur dhe per te ardhur keq..

  6. Keto metoda na kujtojne kohen e komandantit qe la partine plot me komisare kur mblidheshin pleniumet e KQ caktoheshin antaret me detyrim per t’i mbushur mendjen fshatareve qe te dorezoninin lopet, token dhe cdo gje te gjalle tjeter qe te formoheshin tufezat dhe arezat.O trimat e PD hiqni dore nga keto aventura dhe shiqoni te gjeni menyra te tjera qe tju besoje populli, se me demostrata dhe me luftra popullin e keni detyruar qe te mos ju shohi me sy jo me tu jape voten, larg duar nga lufta civile, se e keni kritikuar kohe me pare kur keni hyp ne pushtet.

  7. Zagali says:

    Po i shpeton shurra Bashes nga prokuroria,prandaj bene protesta qe te humbasin mendjen si Dash Shehi qe e humbet mendjen me nje dopio.Edhe per Bashen,protestat jane kthyer nje dopio.Mjere ti o Bash ku po te çon mushka.Ore nuk ke ndonje pune tjeter ti per te miren e vendit,por vetem me protesta te dhunshem per rremuje?.Vazhdo se drejt kanalit po shkon, kur te tjeret shkojne ne rrugen e drejte.

  8. Arifi says:

    Ku te ven o lulush??? Moren mendjen tende dhe te qoftelargut… pas 1 muaji asskush nuk do kujtohet me per ta. Ne kafe do rrin se 50 lek ben kafja. Zgjidhe qesen jepu lek te bredhin. E sa e veshtire esht tani hahaaaa. Nuk nxjer me njeri lek nga xhepi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje