Olsi Rama: Nuk më shqetësojnë biletat, por ajo që FSHF-ja bën me “stadiumet” e Kukësit

27 Mars 2019, 21:28Sport TEMA

Ditën e premte, në orën 18:00 në “Loro Boriçi” të Shkodrës do të luhet ndeshja më e rëndësishme e javës së 26-të të Kategorisë Superiore. Kukësi pret Partizanin. Vendi i parë do të përballet me vendin e dytë dhe nga ky 90 minutësh mund të vendosë shumë për fatin e titullit kampion.

Mirëpo për ta parë ndeshjen në këtë stadium, një biletë kushton 1 mijë lekë të reja dhe kjo ka hapur një debat për praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Kur jemi vetëm 2 ditë para ndeshjes, Drejtori Sportiv i Partizanit, Olsi Rama, ekskluzivisht për “newsport.al” shprehet se kjo është një politikë që çdo klub përdor për marketingun e vet.

Rama nuk dëshiron t’i shohë shkallët e stadiumeve bosh dhe shprehet se që kur është afruar tek Partizani, objektivi i tij kryesor ka qenë kthimi i sportdashësve në stadium në mbështetje të lojës dhe të ekipit.

“Çdo klub ka të drejtë të bëj politikën e vet të marketingut, të shitjeve dhe të blerjeve dhe është ekskluzivisht e drejta e tij që të vendosi. Unë që kur jam afruar tek Partizani e kam bërë objektiv parësor kthimin e sportdashësve në stadium në mbështetje të lojës dhe të ekipit”.

Jo vetëm kaq, por si qellim ka qenë edhe nisma për futja e vajzave dhe fëmijëve pa biletë, duke e kthyer ndeshjen në argëtim e festë.

“Ne si klub kemi ftuar vazhdimisht ndjekësit në stadium, kemi ndërmarrë dhe nisma për futjen e vajzave dhe fëmijëve pa biletë dhe do vazhdojmë të bëjmë dhe më shumë që stadiumet të mbushen plot dhe ndeshja e futbollit të kthehet në argëtim e festë.Unë ankohem boll për dënimet pa tifozë, sepse i quaj antisportive dhe në dëm të produktit që ne përpiqemi të krijojmë, pasi e largojnë futbollin nga vëmendja e ndjekësve dhe ulin vlerën e investimit për sponsorët”.

Gjithashtu drejtori i të kuqve ka edhe një vërejtje për FSHF-në, pasi sipas tij mund të ishte më rigoroze që për Kukësin të ishte përcaktuar një stadium, e jo vend e pa vend, pasi kjo mund të jetë edhe në dëm të lojtarëve.

“Më shumë se çmimi i biletave do të quaja problematike dhe zhvendosjen e ndeshjes në Shkodër dhe këtu FSHF mund të ishte më rigoroze në përcaktimin e një stadiumi për ndeshjet e Kukësit e jo ndërrimin vend e pa vend duke çorientuar çdo ekip në Superligë dhe më shumë vetë lojtarët e Kukësit”.

A ka zgjidhje kjo çështje? Sigurisht që po sipas Olsi Ramës. Ideale do të ishte një stadium si “Elbasan Arena”, pasi ekipi stërvitet në Tiranë dhe lojtarët jetojnë po në Tiranë.

“E kam dëgjuar që ankohen që nuk kanë shtëpi dhe i mirëkuptoj, por kur nuk ke shtëpi kërkon të gjesh një vend stabël e ta kthesh pikërisht atë në pikën tënde të fortë ashtu si kemi bërë dhe ne me stadiumin Selman Stërmasi. Për një ekip që stërvitet në Tiranë dhe me lojtarë që jetojnë në Tiranë a nuk do të kishte shumë më shumë sens të luhej në “Elbasan Arena”?

Megjithatë, sado që të jetë çmimi i biletave, drejtori i “demave” shprehet se lojtari i tyre i 12 (tifozët) do të jetë pranë tyre për t’i përkrahur, sepse ata kanë shkuar edhe më larg se Shkodra.

“Gjithësesi kudo që të luhet do luhet 11 kundër 11 dhe jam i sigurtë që lojtari ynë i 12 nuk do mungoj, por do vij si ka ardhur edhe më larg se Shkodra. Unë uroj të jetë një ndeshje bukur, e luftuar dhe korrekte në të gjitha drejtimet, ku të fitoj ekipi që do luaj më mirë në fushën e lojës”.

2 komente në “Olsi Rama: Nuk më shqetësojnë biletat, por ajo që FSHF-ja bën me “stadiumet” e Kukësit”

  1. Lali Eri says:

    Familja Rama ne reklamat e Temes.

  2. beni says:

    Ky është një trap me gjith kuptimin e fjalës!
    U bei yt vlla kryeminister e kërkon të falet ky trapi!
    Ik or trap andej nga erdhe Amerika se kundërmon era interes!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール

    最新 の ダッチワイフ あなたがセックスドールについて考える必要がある現実ミニセックスドールVS大人のセックスドール、どのように選ぶか?コビッドとセックス人形についてのトップ5の驚くべき空想セックス人形とは何ですか?ダッチワイフ初心者向けマニュアル

    Përgjigjjuni
    1. Y
      YourDoll株式会社

      男 ラブドール 2018年のダッチワイフ!ライアン・デイビスのショーでハイライトされた人形ジャスミン(シャキーラ)

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje