DOSSIER: Ekzekutimi i katër turistëve amerikanë në Shqipërinë e vitit 1924 dhe reagimi i fortë i Tiranës

31 Mars 2019, 16:33Dossier TEMA

Gazeta franceze “Le Radical” ka botuar, të premten e 11 prillit dhe të shtunën e 19 prillit 1924, në ballinë, dy shkrime në lidhje me vrasjen e katër turistëve amerikanë në Shqipëri.

Nga Aurenc Bebja

Vrasja e dy amerikanëve

Xhandarmeria shqiptare vret tre nga vrasësit dhe plagos të katërtin.

Londër, 10 prill.

Një mesazh nga Tirana njofton se xhandarmëria shqiptare ka hyrë në kontakt me gjashtë nga vrasësit e dy amerikanëve, Zotërinjtë George Bowen de Long, nga New York-u, dhe Robert-Louis Coloman.

Pas një lufte të ashpër, tre nga vrasësit u vranë dhe një i katërt u plagos.

Gjendja e shtetrrethimit është shpallur në zonën në të cilën supozohet të jenë strehuar banditët.

Qeveria është e vendosur të vazhdojë të veprojë me ashpërsinë më të madhe për të kapur banditët, të gjallë ose të vdekur.

Le Radical, ballinë, e shtunë, 19 prill 1924 – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Korrespondenti i “Chicago Tribune” shkruan nga Athina :

Sipas një shkrese të marrë nga autoriteti ushtarak grek i Epirit drejtuar ministrit grek të luftës, trupat e dy amerikanëve të vrarë nga banditët shqiptarë u gjetën një ditë më parë në zonat e pyllëzuara pranë qytetit të Tiranës.

Kjo vrasje e re, nëse konfirmohet, do të sjellë në katër numrin e viktimave amerikane nga banditët shqiptarë.

Kujtojmë se dy amerikanë të tjerë të pasur u vranë në të njëjtin rajon pak javë më parë.

Sipas kësaj shkrese, njerëzit e vrarë një ditë më parë ishin turistë amerikanë të bashkangjitur suitës së z. Pierpont Morgan. Vrasja u krye nga një bandë prej pesëmbëdhjetë burrave që u ngritën kurth amerikanëve.

Ky krim i ri kundër shtetasve amerikanë ka shkaktuar zemërim në qarqet zyrtare shqiptare.(darsiani)

3 komente në “DOSSIER: Ekzekutimi i katër turistëve amerikanë në Shqipërinë e vitit 1924 dhe reagimi i fortë i Tiranës”

  1. loni says:

    nga i germoni keto lajme para eres sone,kur ju nuk po merreni me vrasjet e sotme sesi po zhduken shqiptaret cdo dite,por merreni me vrasjet e epokes se gurit,kur greku po i zhduk shqiptaret cdo dite neper burgjet dhe askush nuk ngren zerin se cfare po ndodhe,por merreni se cfare eshte bere ne kohen e gurit,aaa gazetare kari qe jeni mor plera merruni dhe me dinosaver se cfare benin kur ishin te ngopur me ushqim,legena.

  2. baca pa mustak says:

    PO te djeg suma ty osmanlli shqipfoles ; Mikpritja dhe besa e shqipfolesve sunit , jo shqiptareve ;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje