ANALIZA: E shkuara ballkanike jeton

31 Mars 2019, 10:00Rajoni TEMA

Dy ngjarje këtë muaj janë kthyer në kujtesë nga shekulli i kaluar, shkruan Christian Schwarz-Schilling duke i cilësuar ato si akte turpi : Vendimi për Radovan Karaxhiqin dhe një shfaqje çetnikësh në Vishegrad.

Nga Christian Schwarz-Schilling, DW

Vendimi përfundimtar i Tribunalit të Hagës për krime lufte e shpalli përfundimisht fajtor udhëheqësin e serbëve Radovan Karaxhiq për krime të njerëzimit në Bosnje-Hercegovinë dhe veçanërisht për gjenocidin në Srebrenicë. Dënimi i tij i gjatë u shndërrua në burgim të përjetshëm. Për krimet veçanërisht të rënda, vrasjen e planifikuar të disa mijëra njerëzve të pafajshëm as nuk mund të mendohej një masë tjetër dënimi. Prandaj është edhe më e çuditshme, që politikanë që mbajnë përgjegjësi sot në Bosnje-Hercegovinë e kritikojnë këtë vendim të Hagës, minimizojnë apo madje mohojnë krimet e luftës apo shkeljet e mëdha të së drejtës së njeriut, që çuan në krimet më të rënda pas Luftës së Dytë Botërore në Europë.

Mohimi i përhershëm

Presidenti i sotëm i shtetit të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, përfaqësues i Republikës Srpska dhe përfaqësues i “popullit konstitutues” serb, cili në vitin 2008 tha “ka pasur gjenocid në Srebrenicë”, e mohon këtë sot, dhe pretendon, se ai nuk ka ndodhur kurrë. Me këtë gënjeshtër Dodik e ngarkon veten me faj të rëndë. Edhe në Gjermani ka pasur një situatë të njëjtë me ndjekjen e krimeve të Holokaustit në proceset për krime lufte ne Nuremberg: vërtet që autorët  u dënuan me vdekje apo me burgime të gjata, por megjithatë ka pasur qytetarë apo politikanë, që e mohonin vrasjen në kampet e përqëndrimit. Si reagim ndaj kësaj, Bundestagu institucioni më i lartë i Republikës Federale miratoi një ligj, që e penalizon mohimin e Holokaustit. Pse nuk bëhet kjo edhe në Bosnje-Hercegovinë? Nëse ka politikanë që e pengojnë me votën e tyre këtë në parlament, atëherë është detyrë e përfaqësuesit të lartë, që vëzhgon procesin e paqes në Bosnje-Hercegvoinë të nxjerrë një ligj që e mbron shtetin ligjor.

Çetnikët në Drin

Një tjetër ngjarje këtë muaj të bën sërish të menduar. Në gjysmën e parë të muajit mars pati një shfaqje të pabesueshme të çetnikëve në Vishegradin boshnjak në Drin. Disa qindra çetnikë erdhën të veshur në uniforma të zeza dhe këlthisnin këngët e tyre të vjetra “do të ketë ferr sërish dhe një Drin të përgjakur”, këtu po vijnë çetnikët nga malet”. Në vitin 1943 pikërisht në këtë rajon, çetnikët filluan krimet e tyre më të rënda bashkë me Wehrmachtin gjerman, nazistët. Kryekomandanti, Drazha Mihailoviq i drejtonte këto banda terrori dhe vrau mijëra vetë. Në vitin 1946 ai u dënua në Beograd nga një gjykatë me vdekje. Ky provokim në mars të vitit 2019 i kushtohej nderimit të tij. E siç shkroi me të drejtë gazeta gjerman, “taz”: “50 vite më vonë, në vitin 1993 ngjarjet u përsëritën, ekstremistë serbë mësynë qytetet Foça, Vishegrad dhe vranë mijëra boshnjakë, i çuan gratë në kampe përdhunimi, në një hotel 3 km larg Vishegradit dhe i hodhën burrat e tyre të lidhur në Drin.”#

3000 vetë gjetën vdekjen. Që të himnizosh këto ngjarje si festime fitoresh, kjo tejkalon përfytyrimin e çdo demokrati. E përfytyroni dot sikur në Gjermani disa qindra të afërm të ish-SS-ve të mblidheshin me uniformat  e tyre e të këndonin këngë për Hitlerin dhe të përkujtonin kreun e SS-ve, Heinrich Himmler? E papërfytyrueshme! Siç merret vesh prokuroria boshnjake ka filluar hetimet. Por ato duhet të çojnë shpejt në një rezultat, e të fillohen proceudrat përkatëse gjyqësore. Besoj, se Bosnje-Hercegovina, nëse do ta mbrojë demokracinë e saj, duhet të miratojë shpejt ligjet që mungojnë në parlament. Jo vetëm mohimi i gjenocidit në Srebrenicë duhet të futet si vepër penale, por edhe anëtarësia ose bashkëpunimi i dukshëm me shoqata fashiste. E nëse miratimi i ligjeve të tilla dështon nga vetoja e njërit “popujve konstitutes”, atëherë duhet të veprojë Përfaqësuesi i Lartë”. Asgjë nuk është më e rëndësishme në Bosnje-Hercegovinë se mbijetesa e demokracisë.

Historiani i madh dhe politologu Karl Popper në librin e tij të shkruar pas Luftës së Dytë Botërore në emigracion. “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj” nënvizon, se “demokracia është një fushë beteje e paçmuar për çdo reformë të arsyeshme, sepse i lejon reformat pa përdorimin e dhunës. Por nëse ruajtja e demokracisë nuk bëhet si rregulli kryesor i parë i çdo beteje në këtë fushë, atëherë tendencat e fshehura antidemokratike që gjithmonë ekzistojnë, mund të çojnë deri në shkatërrimin e demokracisë. Aty ku mungon vetëdija për parime të tilla, aty duhet të luftohet për zhvillimin e saj: politika e kundërt mund të jetë katastrofike: ajo mund të bëjë që të humbasë lufta më e rëndësishme, lufta për vetë demokracinë.

Prof. Dr. Christian Schwarz-Schilling ka qenë ministër gjerman për Postën dhe Telekomunikacionin. Në shenjë proteste kundër qëndrimit të qeverisë gjermane në luftën e Bosnjes ai dha dorëheqjen. Nga vitit 2006-2007 ai shërbeu si Përfaqësues i Lartë në Bosnje-Hercegovinë dhe i ngarkuar i BE për Bosnje-Hercegovinën.

4 komente në “ANALIZA: E shkuara ballkanike jeton”

  1. agron says:

    Populli gjerman eshte nje popull i madh dhe kultura e tij eshte shtylla e kultures europiane edhe pse lufta e dyte boterore per gjermanet eshte nje turp ata kane ditur me zgjuaresi te mesojne nga gabimet e tyre, ne shqiptaret dhe jo vetem ne themi ska pyll pa derra por te dish te kontrollosh derrat e pyllit tend eshte nje kulture e madhe dhe nje zgjuaresi kombetare, kur do mesojme ne shqiptaret nga me te miret… duhet te zgjohet nje ndergjegje kombetare ajo mund ti japi fund udheheqjes nga derrat te ballkanit…

  2. Go west says:

    Njeri i madh. Te tille personalitete duhen lutur qe te keshillojne qeverite dhe politikanet grindavece e makiaveliste te Ballkanit.

  3. 666 says:

    Une kam tjeter meñdim . Duhet qe pjestaret e familjeve te te vrareve ne ne lùften nga dy kasapet serb Sllabodani e Radovani pra perçdo nje boshnjak te vrare duhet te vriten sot nga 5 serboboshnjak dhe nga 1 hoĺlandez qè ishin caktuar gjoja per ti mbrojt boshnjaket dhe keto ishin caktuar nga N.A.T.O ja .

  4. Piskuriq says:

    Agron
    Ai turp I madh per popullin gjerman i kushtoj Europe’s milliona te vrare dhe shkaterrime te papara nga Ky Popull me kulture.Artikulli eshte komplet i njeanshem dhe aspak efektiv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje