Na ishte dikur Estrada e Tiranës (fotot e rralla)

1 Prill 2019, 10:01Kulturë TEMA
Na ishte dikur Estrada e Tiranës (fotot e rralla)

Estrada e Tiranës, sikurse ato të rretheve, sot janë drejt zhdukjes.

E themeluar 65-vjet më parë, nga kjo Estradë kanë ngelur vetëm një pjesë e aktorëve të brezit të dytë e atij të tretë, të viteve 80-të.

Estrada e Tiranës u themelua më 2 maj 1952, si pjesë përbërëse e teatrit të varietesë.

Në vitet menjëherë pas luftës teatri i varietesë mori një zhvillim të dukshëm i cili u konkretizua me krijimin e disa trupave humoristike në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë.

Interpretimi në humor arriti vlera të larta artistike jo vetëm me krijimin e estradës së Tiranës.

Shfaqja e parë që hapi aktivitetin e estradës ishte pikërisht ajo me titullin “Estrada Nr. 1”.

Pas kësaj pasuan edhe shfaqje të tjera me titujt “Estrada Nr. 2”, “Estrada Nr. 3”, “Estrada Nr. 4” e kështu me radhë.

Gjatë viteve 80′ dhe 90′ Estrada e Tiranës kishte një trupë prej mëse 65 personash. Brenda një viti organizoheshin rreth 80 shfaqje artistike përfshi këtu edhe ato të shfaqura nëpër fshate, ndërmarrje prodhimi, reparte ushtarake etj.

Përgjatë një periudhe mëse 50-vjeçare nga Estrada e Tiranës u shfaqën mbi 250 premiera artistike.

Më 2 prill 2005 Estrada e Tiranës pushoi së ekzistuari si institucion duke u shndëruar në një shoqatë teatrore.

Sot, me këtë rast i bëjmë një homazh edhe disa prej emrave të shquar të kësaj trupe, artistët më të njohur, të cilët u angazhuan me pjesëmarrje aktive në trupën e Estradës së Tiranës, siç ishin: Ramazan Zyberi, Melpomeni Çobani, Xhavit Xhepa, Enver Dauti, Ana Kçira, Lin Ndoka, Tonin Konçi, Dario Llukaçi, Skënder Sallaku, Xhemal Myftiu, Mexhide Pici, Vasillaq Vangjeli, Anita Take, Alqi Kareco, Veli Rada, Met Bega etj. Njëherësh një mirënjohje e madhe për aktorë të tjetër të shquar që identifikuan veten e tyre me këtë institucion të rëndësishëm, të artit, humorit shqiptar, si Skënder Plasari, Aleksandër Lalo, Koço Devole, Agim Bajko, Kosta Kamberi, Luan Zhegu, Xhevahir Zeneli, Irma Libohova, Bujar Kapexhiu, Marjana Kondi, Agim Bajko, Shpresa Berdellima, Rabie Hyka, etj. (Aktorët shqiptarë)

15 komente në “Na ishte dikur Estrada e Tiranës (fotot e rralla)”

  1. Ermal says:

    TANI KEMI ED RAMEN ME LALI ERIN ESTRADEN E RE TE TIRANES 2 KARAGJOZET DHE PALACOT E KTI VENDI

    1. tani says:

      paraziteve dhe hajduteve si ty u duken sikur bejne estrade ata qe punojne dhe si punetore ata qe dredhin zinxhirin .

  2. ziguri says:

    Sot nuk ka nevoj per estrad kemi parlamentin po ce do iken ata te pd ,

  3. Shpetimi Debatik says:

    Na isgte njehere estrada e Tiranes qe pushteti i hajduterise se pashallareve idjot e dergoi ne picken e semes.

  4. Fredi says:

    RRESPEKTE RRESPEKTE RRESPEKTE , kan zbukuruar jeten ne rinin ton , do mbeten te pa harrushem , estrada vendi ku shkonim nje her ne jav kalonim nje koh te bukur , kohe te bukura ku na rrethonte dashuria rrespekti per njeri tjetrin , ishim vertet njerez , jetonim.

  5. Fredi says:

    RRESPEKTE RRESPEKTE RRESPEKTE , kan zbukuruar jeten ne rinin ton , do mbeten te pa harrushem , estrada vendi ku shkonim nje her ne jav kalonim nje koh te bukur , kohe te bukura ku na rrethonte dashuria rrespekti per njeri tjetrin , ishim vertet njerez , jetonim. Kto i them per ne qe u lindem e u rritem ne Tiran dhe neper qytete , fshataret nuk e njohin shum teatrin estraden , dhe nese shajn dhe thon gjera te pa kendeshme duhet me i kuptu , kto ishin aktivitete qytetesh . Por do mbeten te pa harrushme.

  6. ESTRADA NE EKRAN says:

    Ermal! Mos pa dashje, harrove S Berishen, F Mediun, Zenin, L Bashen? e sa e sa te tjere. Jo per gje, por thashe mos i harrove.

  7. Shpetimi Debatik says:

    …….a e more vesh o Ermut’ haleja per ty bie kambana .

  8. i paharrueshmi says:

    po vegim xhanin si e harruat. si nuk ja permendni emrin fare ne shkrim? ka qene gjenial.

  9. Vjola says:

    Respekte . Kishe cte degjoje dhe te shikoje .Qeshnim me shpirt .Humor pe verteti ( sic thone korcaret )

  10. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Sot kemi 5 palaçot derra qe na bejne humor kudo ne televizionet e tyre ordinere.

  11. Intelektuali tironas says:

    Aktore tejet te talentuar qe i dhane shume shoqerise Shqiptare ne kohe te veshtira.
    Le te mbeten te paharuar !

  12. Plaku Xhuxhumaku says:

    Sot kemi E(strada) e R(e). Per ata qe nuk e kuptojne vizatimin ER, estrade fillim e mbarim me kryekaragjozin Edvin Rama.

  13. realisti says:

    Ata qe i kane njohur ne skene kane nostalgji. Te tjeret, qe s’i kane njohur, do kujtojne humorin nga mesin e poshte te portokallise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje