Sot në provincën e Çanakalasë në Turqi do të bëhet hapja zyrtare e Muzeut të Trojës.
Muzeu i Trojës do të hapet në qytetin antik të Trojës së lashtë prej pesë mijë vitesh, ndërsa projekti ka kushtuar rreth 75 milionë lira (mbi 12 milionë euro).
Projekti, i zgjedhur pas një konkursi të Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit, filloi në vitin 2014 dhe ka përfunduar në tetor të vitit të kaluar.
Në qytetin antik të Trojës, që vizitohet nga mbi 500 mijë vizitorë çdo vit, tashmë ka përfunduar transferimi i materialeve nga muzeu arkeologjik.
Ekspertët kanë klasifikuar dhe vendosur në vendet e reja artifaktet e transferuara nga muzeu që gjendet në qendër të provincës.
Muzeu i ri ka një sipërfaqe të mbyllur prej 12 750 metrash katrore, përfshirë edhe sallat e ekspozitave me sipërfaqe prej 3 000 metrash katrore.
Sa fallco qe degjohet kur thua … “Antikiteti Turk”.
###
Kjo qe po jetojm eshte epoka e fallcifikimeve historike, si ajo Turke, Sllavo-pseudo-Maqedonasve, …
Edhe ajo “greke” falsifikim eshte….rri i qete
Troja ka me shume mundesi te jete ne Shkoder sipas pershkrimeve tek Iliada dhe jo aty ku thote Schlimman
Jo në Shkodër o @”piro”, por në Barbullush… (???!!!) Hahahahahahahahahaaaaaaa….., ç’idiota që mban kjo botë…!!!
Fantoma – Nuk dua te perforcoj komentin e Pirros por, me keqardhje, ( jo per ofeze ) nuk paske lexu asnje faqe histori.
Troja akoma nuk dihet se ku asht, por si mbas shume historianeve serioz, ka gjasa qe t’jete diku ketej ne Adriatik.
Nje gja asht e sigurte : Arkiologjia e rrethit te Shkodres asht lane komplet ne harrese.