35 vite burg për Namik Velajn: Mbyti gruan me litar dhe fshehu krimin bashkë me mjekun

3 Prill 2019, 16:01Kronika TEMA

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 35 vite burg Namik Velajn.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij dy vite më parë dhe u përpoq të fshihte krimin.

Ndërsa mjeku Ilir Tanku, i cili punonte si mjek i qendrës shëndetësore të qytetit, u shpall fajtor për “Shpërdorim detyre” dhe dënua me 2 vite burg.

Por gjykata pezulloi dënimin dhe mjeku do e shlyejë me 4 vite shërbim prove.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi burg përjetë për Namik Velajn.

Po kështu kërkoi 3 vite burg për Tankun si edhe 2 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar profesionin e tij.

Vrasja ndodhi në janar të 2017-ës, por 67-vjeçari u arrestua në mars të 2018. Vdekja e Verke Velaj, u raportua si natyrale dhe ky version u konfirmua edhe nga mjeku Ilir Tanki, i cili më pas u mor si i pandehur për akuzën e shpërdorit të detyrës.

Sipas prokurorisë, kanë qenë familjarët e viktimës që kanë dyshuar për vdekjen e të ndjerës dhe kanë bërë denoncim në polici. Pas 1 viti hetime, rezultoi se Namik Velaj, e kishte mbytur bashkëshorten dhe rreth qafës, kishte vendosur një shall për të fshehur shenjat e mbytjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje