Situata politike në vendin tonë sipas politologut Afrim Krasniqi do të agravojë edhe me tej, deri në afrimin zgjedhjeve të 30 qershorit. Sipas tij zgjedhjet lokale nuk do të zhvillohen, por palët do detyrohet ë ulen në tavolinë.
“Nuk besoj se do të kemi zgjedhje lokale sepse nuk ka sens të kemi zgjedhje sepse tek e fundit pushteti vendor nuk ka shumë kompetenca dhe do të përdorët si kamikaz për luftën e ashpër politike mes palëve.
Deri në zgjedhje situata do të agravohet dhe përplasja do të shkojë në nivelin më të lartë ku palët të detyrohen për të hyrë në negociata.
Unë nuk kam frikë nga palët që kërkojnë pushtet unë kam frikë në momentin kur nuk funksionon shteti.
Në ’97 ra shteti dhe në këtë rast ne duhet të bëjmë dallimin mes partive dhe shtetit. Unë do të dëshiroja që organet të sigurojnë shtetin të ishin funksionale”, tha Krasniqi.
Më tej në emisionin “Provokacija” Krasniqi u shpreh se opozita morri vendim për djegur e mandatet e nxitur nga protesta e studentëve.
“Ata janë ndikuar shumë nga protesta e studentëve të Dhjetorit. Ata menduan se kjo lloj prirje kritike do bashkohet me çdo element tjetër kritik kundër pushtetit.
Por nuk funksionon kështu. Edhe protesta e parë pati më shumë qytetarë se partiakë.
Por qytetarët nuk vinë gjithmonë nëse ka lider partiakë dhe nëse ka parulla partiake. Kështu strategjia rezultoi e gabuar.
Ne jemi në një situatë ku asnjëra palë nuk e di se sa përkrahje ka. Tani mazhoranca po bën anti-mitingje me administratë publike ndërsa nuk e di se sa përkrahës ka nga pas.
Ndërsa opozita nuk ka shuar në pikën për të provuar se ku ndodhet realisht. Në këtë fazë palët janë komode dhe ende nuk ka shkuar kriza tek partitë”, tha Afrim Krasniqi.
Si berishist ke fol,te shkon me shum ky pozicion prej talebani se kur hiqesh si i qendres. Ktu qendro.
Ueeeeee i bleu te gati te gjithe Rusia. Maloket rraca qe shesin nderin e Shqiperise per Eurot e Rusise.
O Afrim, rri shtrember dhe fol drejte.
1.Ne rast se ne protestat e opozites ka vetem punonjes te administrates qe drejtohet nga opozita, do te thote se votusi nuk eshte me te.
2. Ne rast se ne takimet e pozites ka kryesisht punonjes te administrates qe drejtohet nga pozita, do te thote se votusi nuk ka kohe per te humbur ne takime te tilla , por i miraton ato ne heshtje.
3. C’kupton Krasniqi me termin “agravim i situates” dhe pse do te agravohet situata. Ne 97 u ngrit gjithe populli kunder qeverise per mashtrimin qe ajo i beri duke i pervetesuar djersen e ballit. Sot shteti nuk ka sher me popullin, keshtu qe Afrim kot mundohesh t’i frysh zjarrit, se s’ka zjarr. Gomat e djegura nga opozita nuk jan zjarr popullor kuptohe kete Afrim, se po te ishte zjarr popullor, qeveria kishte shkuar per lesh qe ditet e para, jo me te pres zgjedhjet e muajit qershor 2019.
4. Afrim, me qe flet ne tv nuk do te thote se i analizon drejt problemet. E ben ate pune, se ne te tjereve nuk na arin koha te merremi me punen tone, pale te merremi me tenden, bile puna jote na duket harxhim kohe. Edhe tani qe te shkruaj keto reshta me vjen inat qe harxhoj kohen.
Ti dhe shoket e tu, punen tone nuk e beni dot sikur perpjete te hidheni.
…nje koktul e debil….i japin publikut cfare u pelqen atyre te behet …Shqiperia e shqiptaret gjithmone kane vuajtur nga kosovaret e pandershem dhe ne sherbim te jo shqiptareve.
Por nena Shqiperi ka zemer te madhe…