"Pse greket dhe maqedonasit e gjejnë gjuhën dhe ne nuk e gjejmë? A jemi shqiptarë? Si ka mundësi z.Ruçi, Ulqini, Majko që mbërritëm këtu?"

3 Prill 2019, 14:05Politika TEMA

Nga Ditmir Bushati 

Raportimi i institucioneve që japing llogari para kuvendit të Shqipërisë është një procedurë normale kushtetuese e llogaridhënëse e këtyre institucioneve. Por, në periudhën politike e situatën politike në të cilën ne jetojmë natyrisht që raportimi i KQZ-së apo debate e dikutime të ndryshme lidhur me nevojën për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe garancitë që ky system duhet të bëjë, në radhë të parë për të garantuar votën e qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, sot për sot marrin një vëmendje të posacme.

Nuk ka diskutim që politika shqiptare për herë të parë është në një situatë të paprecedentë. Kemi qenë shpesh në rreth-rrotullime, kemi gjetur tabelën exit për të dalë nga këto rreth-rrotullime, por për herë të parë në historinë e pluralizimit të Shqipërisë, një parti apo dy parti politike parlamentare kanë dorëzuar mandatet e tyre, të dhëna nga populli. Natyrisht ky është një precedent i ri, jo vetëm për demokracitë e reja në europën qëndrore dhe lindore por edhe për vende me regjime despotike, sic është rasti i Venezuelës.

Nuk ka një mendje racionale, qoftë kjo shqiptare apo ndërkombëtare për të legjitimuar diegien e mandatave si instrument politik për të arritur një objektiv të caktuar. Qoftë rrezimin e një qeverie, ndërrimin e një kryeministri apo provokimin e zgjedhjeve të parakoshme.

Aq më tepër kur ky kuvend u konstitua në bazë të zgjedhjeve të 2017-ës të cilat u organizuan nga një qeveri të përbashkët ku institucionet kyce u drejtuan nga opozita në atë kohë dhe kur ky kuvend u pranua pas zgjedhjeve të 2017-ës edhe nga opozita këtu teksa bëri betimin dhe një pjesë të punës së saj për 1 vit e gjysëm.

Është po ky kuvend dhe po këto zgjedhje të cilat kanë marrë certifikimin e OSBE-ODHIR dhe në të gjithë e kemi pranuar që OSBE-ODHIR është autoriteti ndërkombëtar I padiskutueshëm përsa i përket standarteve zgjedhore.

Megjithatë nuk mund ta mohojmë faktin se boja, vezët, vaji, mielli në parlament kanë dalë sot në rrugë. Sot në rrugë janë zëvëndësuar me kapsollën, nga përplasja gabimisht e muskujve me policinë dhe tek baltosja e institucioneve të shtetit shqiptar. Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi.
Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse.

Ne jemi PSSH, ne jemi socialistë, demokratë progresist. Ne duam që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, një shoqëri më të mirë, për fëmijët tanë por edhe për fëmijet e opozitës që mungon këtu në sallë.

Kjo është arsyeja që unë e mbështes propozimin e Damian Gjiknurit për ti ofruar një hapsirë më të madhe të gjithë aktorëve politikë, sepse demokracinë nuk e konceptoj si procedurë të thjeshtë. Demokracia si procedurë është zëvëndësimi formal i listës së partisë demokratike dhe lëvizjes socialiste për integrim.

Por demokracia është edhe thelb dhe fakti që ne krijojmë mundësinë për një marrëveshje të ardhshme për kodin zgjedhor për rregullat e lojës, qoftë me opozitën parlamentare por mbi të gjitha për opozitën politike, besoj se është shprehja më e lartë e ndërgjegjsimit që ka Partia Socialiste e Shqipërisë. Socialistët, progresistët shqiptarë për fatet e demokracisë dhe për fatet e Shqipërisë.

Këtu ka burra e gra që kanë hyrë në këtë sallë që 1991, ka burra e gra që kanë kontribuar për këtë vend. E dinë të gjithë mirë që socialsitët dolën me devizën, të sakfrikojmë sa më shumë në mënyrë që të ndërtojmë një shtet solid. Ishin socialistët dhe progresitët e këtij vendi që ndërtuan një system të ri nga hiri I 1997-ës.

Nuk ka javë më të rëndësishme se kjo që po mbyllim për të shprehur respektin tonë për të gjthë ata që kanë shërbyer në këtë vend me të mirat dhe të keqijat e tyre. Kjo javë përkon me me 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO.

Nuk fillon 10-vjetori I Shqipërisë në NATO me gjeneratën time politike, nuk fillon as 70- vjetori I NATO-s si organizatë, e cila pikë së pari është një organizatë politike dhe më pas ushtarake me ne këtu, por me të gjithë ata që vuajten burgjeve të komunizmit që e kërkonin Shqipërinë si gjithë Evropa.

Me studentët e dhjetorit që u ngritën dhe nuk e imagjinonin dot kur e kërkonin Shqipërinë si gjithë Evropa në 90-ën që edhe pas 30 vjetësh Shqipëria ende do të përpëlitej në debatin nëse do ti hapim apo nuk do ti hapim negociatat.

Kjo është java që ne duhet të përkujtojmë 10-vjetorin e kontratës më angazhuese që ky vend ka me Bashkimin Evropian, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe duhet të shohim nga fqinjët tanë dhe të kuptojmë se pse 10 vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje ne nuk kemi hedhur hapin vendimtar përpara.

Pse, 13 vjet nga firmosja e kësaj marrëveshje në 2006-ën, ndërkohë që në marrëveshje shkruhet shumë qartë që brenda 10 viteve do të përgatitet vendi për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, ne jemi këtu ku jemi.

Dhe kur flasim për mbyllje të tranzicionit, ne duhet ta mbullim tranzicionin vetëm kur të përkojë me reformat të cilat e afrojnë vendin me Bashkimin Europian.

Sot është dita për të shprehur mirënjohjen ndaj shërbimit të jashtëm shqiptar. Sot është dita për të shprehur mirënjohjen ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, ndaj Forcave të Armatosura të këtij vendi. Janë dy institucione të krijuara me 4 dhjetor të 1912-ës. Janë ndër të paktat pasuri që nuk I shkatërroi dot asnjë lloj regjimi. Janë pasuri të cilat nuk mund të vihen në pikpyetje.

Unë nuk jam mbrojtës asesi i status-quos, nuk jam as partisan i nostalgjive të dikurshme, por aty ka burra e gra të cilët kanë punuar me përkushtim për Shqipërinë anëtarë të NATO-s.

Aty ka burra e gra që kanë shërbyer në misione dhe kanë vëne jetën e tyre në rrezik për Shqipërinë anëtarë të NATO-s, për ti rritur reputacionin ndërkombëtar këtij vendi, edhe në kushtet kur ne klasa politike, kemi bërë baltën mullar në këtë vend.

Prandaj është dita që ne të kuptojmë dhe të vlerësojmë mundin e heronjëve të heshtur, e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi që e kanë bërë Shqipërinë më krenare sec mund ta ketë bërë klasa politike.

Ne jemi sot për sot në një udhëkryq të madh. Lexova Financial Times, një prej gazetave më prestigjoze në botë. E dini me cfarë hapej në faqen e parë? Me foton selfie të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit Grek për arritjen e madhe historike pas 3 dekadash. Unë sot pyes. Si ka mundësi z.Ruci që pas tre dekadash si politikan me eksperiencë, si ka mundësi z.Ulqini, si ka mundësi z.Majko, e deri te kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament. Pse kur Grekët e Maqedonasit e gjekërkan gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi me e gjet gjuhën me njëri-tjetrin. A jemi të gjithë shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi? Pse e kemi kaq të vështirë dhe turpërojmë veten tonë lart e poshtë. Pse nuk e gjejmë dot ne gjuhën për të parë përpara?

Cfarë do ti themi sot ne një 30-vjecari?

Shikonin një fakt të rëndësishëm. Njerëzit luftuan gjatë luftës së II-të botërore po mbesin gjithnjë e më pak, për shkak të arsyeve biologjike.

Njerzit që kontribuan në komunizëm për atë që konsiderohet pasuria kolektive, ose sot janë dëshpëruar ose e kanë lënë këtë vend për shkak se pasuria u grumbullua te një rreth vicioz njerzish.

Po 30-vjecarët që kanë lindur në 89-90 që nuk e dinë cfarë ishte komunizmi? Si do ta shpjegojmë këtë prapambetje në raport me fqinjët, jo me evropën e vlerave demokratike.

Do vazhdojmë të themi që ishte faji i komunizimit, ishte faji i Enverit?

30 vjet është më shumë se nga shpallja e Pavarësisë shtet në 1912 tek fllimi I luftës së I-rë botërore, apo pushtimi I Shqipërisë nga Italia fashiste. 30 vjet janë më shumë se periudha mes dy luftrave botërore. 30 vjet nuk e justifikojnë dot votën dhe besimin që na kanë dhënë Shqiptarët.

Prandaj, është momenti I fundit që ne të shohim për nga e ardhmja dhe mos bëhemi nostalgjik të së shkuarës.

Shumë faleminderit!

48 komente në ““Pse greket dhe maqedonasit e gjejnë gjuhën dhe ne nuk e gjejmë? A jemi shqiptarë? Si ka mundësi z.Ruçi, Ulqini, Majko që mbërritëm këtu?””

  1. ¿ says:

    Opozita duhet të kërcënohet nga BE, SHBA, Rusia dhe Kina., ku qeveria Rama ta deklaroj opozitë terroriste.

    1. Iliria says:

      Bushati eshte me siguri agjent i Serbise. E gjithe administrata e Ministrise se Jashtme e di k’te. Eshte oficer i tyre.

      1. shqipe says:

        O Iliria,(Harrem e paç kete link)
        Te te vi turp per c’volle nga goja,njesoj si nga b… prapa.
        Bushati jo vetem qe eshte shqiptar i madh,por eshte dhe demokrat i rralle.
        vendin do e bejne vetem njerzit si z.Bushati,e kupton o bajga e shqupit,o mender m… i sali gjirizit dhe lulash hales?
        Nduke more gjuhen,more m…stërr… m….

      2. Plaku Xhuxhumaku says:

        Ku e gjen mer ti gjithe kete siguri qe DB eshte agjent serb? Apo ke bodrumet e Gebelsit? Po si ka mundesi qe u zbulua tashti mbasi ishte 6 vjet rresht Minister i Jashtem, apo u rekrutua kur Edvin Rama pati idene gjeniale ta zevendsoje me ate djalin shume te lexuar qe nuk di mire shqip? Gjeja e pare qe beni ju ushtria e Gebelsit, eshte ta beni menjehere agjent serb, ose grek ata qe nuk i shkojne mas fijes atij palloshit idiot – psikopat.

      3. mik says:

        Iliria – Nuk e njoh Ditmir Bushatin por, asht i vetmi qe askush nuk flet keq per te. Ndersa, do ta merrni vesh kush asht Edi Rama sa te bjer nga pushteti.

  2. Fatkeqesi says:

    Ke te drejte Bushat. Greket, Maqedonasit , por dhe te tjeret ne ballkan e gjejne gjuhen per cdo lloj marreveshje per te miren e popullit
    Kurse ne nuk e gjejme as ne shqiperi dhe as me fqinjet. Politikene bandite, hajdute ordinere, te majte e te djathte simbol te korrupsionit, qe punojne vetem per interesat e tyre personale , prandaj na jane larguar dhe nuk vjen asnje kompani serioze ne Shqiperi

  3. ben says:

    Zoti Bushati e ka drejt, por harron se sot nuk ka mosmarrveshje midis shqiptaresh. Ka mosmarrveshje midis shqiptareve dhe bandes se te shiturve tek te huajt. Ka mosmarrveshje midis shqiptareve dhe bandes se hajduteve e krimineleve qe u ka hyre frika ne palce per maskaralleqet qe kane bere ne kurrizin tone per me se 30 vjet dhe po e shikojne se si po u vjen fundi, kur do tu duhet te japing llogari per ato qe kane bere.

    1. Maelga says:

      Ajo banda e te shiturve tek te huajt, e hajduteve dhe krimineleve qe u ka hyre frika ne palce etj etj a nuk jane Shqiptare?
      Prandaj eshte mosmarreveshje midis Shqiptareve.

  4. ceni boston says:

    Nuk ishte faji I komunizmit o Bushat, po ishte faji juaj qe e mbushet sherbimin diplomatic me kusherinj dhe kusheria ! Me organizatan OJQ te gruas sate qe bente raporte fictive ne Keshillin e Europes dhe merte fonde nga Ministria qe ti drejtoje simbas deshires! E ngrite netoptizmin ne shkalle me te larte dhe tani qe ke ngelur jashte sistemi kerkon te gjesh fajtore!

    1. ceni says:

      Cfare beri ti o Bushat ne ato vite qe ishe minister? NEPOTIZEM ( e kam shkruar gabim me lart) ke bere ne Ministrine e Jashtme dhe siguroje fonde per OJQ e gruas qe bente” vara vingo” neper bote dhe jepte raporte fictive per aktivitetin e Ministriese qe ti drejtoje!Sa investitore te huaj solle ne Shqiperi? Leri vizitat pa buke qe beje dhe fjalet e bukura, puna matet me fakte.NEPOTIZEM bere, ate qe po perpiqet te cbeje ky djaloshi I ri I Min te Jashtme!

      1. Arben says:

        Bravo dhe gruas i siguroi pozicionin te keshilli i europes ku merr mbi 50 mije euro cdo vit, dhe eshte komplet e paafte.

  5. Free says:

    cfare i jep maqedonia greqise? NJi cop emri qe as nuk i takon dhe i merr ate qe do. Ne shqiptaret nuk kerkojme dot te drejten tone se kta gjak prishur ofrohen vet te greku per pak pushtet.

  6. Labi says:

    I KE RENE PIKES DITMIRE,ARROGANCA DUHET TE MARE FUND,,MERRENI SITUATEN NE DORE TI DHE SHUM TE TJERE KA PS PLOTE,,HIQNI ARROGANTIN ,, SE PD DHE LSI I KANE MARE RRUGEN TE 2 KRYETARET,,,

    1. Roberti says:

      Ti nuk je Lab ti je kokrra Malokut te LSI-se. Hik re legen shko puthi sumen Likes.

  7. Om says:

    O Diti….po dhe ti sikur u hodhe nje shishe uje ne parlament apo harrove…pra dhe ti nuk je me i mire

  8. artiles says:

    Po ku di Xhaçka nga perpjekhet per te futur vendin ne NATO?! Vertet vendimi per te na pranua ne NATO ixhte poolitik, por ama Forcat e Armatosura kane kontribuar maksimalisht me pjesemarrjen ne operacionet e NATO-s.
    Ku di Xhaçka se perzgjedhja e Bazes se Kuçoves si baze e NATO-s ka qene 5 apo 6 vjet me pare dhe jo kur e deklaroi Rama …. ne fakt as Gjunkshi nuk e mvante mend se do i ghoshte Rames qe eshte futur ne liste qe gjate kohes tone.
    Xhaçka di vetem whatsapp, fjalime, zbukurime, por as uniforma dhe batanije nuk ka.

  9. tepelena says:

    A JA KENI BERE PYETJE VETES,SI MAKEDONIA,ASHTU DHE GREQIA KAN MAR TOK TE NE ,ATEHERE SI MUND TA GJEJME GJUHEN PASI FRIKA QENDRON TEK FQINJET ,NUK KEMI CESHTJE NDRYSHIM EMRASH O BUSHAT PASI KETO GJERA NDRYSHOJNE KOLLAJ,POR I KEMI ME TE THELLA PROBLEMET,E BEN VERTET JASHQITJEN BRENDA NE UJE POR JASHQITJA SDO RRI BRENDA NE TE POR DALI SIPER,ASHTU SIC KA DALE.

  10. Iliria says:

    Bushati eshte me siguri agjent i Serbise. E gjithe administrata e Ministrise se Jashtme e di k’te. Eshte oficer i tyre.

  11. peter says:

    Qe te shohesh ke e ardhmja , ne fillim duhet te lesh te pasmen ,..Kete gje qe eshte hapi i pare per te ecur perpara . .njohja e pronave te pronaret e vertete, Cfare u ndertua ne 50 vjet duhet tju kaloje krahinave ku u ndertuansi te zotet e tokes dhe ata e administrojne, Te gjithe pronaret e rinj nga asgje te humbasin cfare su takon dhe ateher mund te mendohet te shkohet perpara.. Dalja e opozites ne ruge ka domethenue te madhe , per kush ka sy te shohi, Ne ruge eshte perplasja e popullit te shtypur ,te vjedhur te syrgjynuar (emigruar)qe e numurojne per turist kur kthehet te shohi nenen the babane .. Hapi tjeter mbas djegjes se mandateve eshte rezistenca popullore qe do shkateroje ekonomine dhe jeten , dhe pastaj do filloj vella vrasja qe ka filluar me numra te vegjel. kjo eshte ku po shkon shqiperia ne udheheqjen e te pangopurve. .. per 30 vjet.. Zoti e ndimofte .. Mbase do dali ndonje bire nene shqipetar (jo indian) se po dalin dhe indianet shume shpejt etnik albanies).Te udheheqi popullin me menyre paqesore drejt nje jete si mund te jete ne ato vende te ashpra…. , Per tani ini ne duart te socialisteve hajdute qe duhen te pastrohen..

  12. Lymi Tutit says:

    Ky eshte thjesht nje demagog dhe ligjerues fallco ! Nje person me “dy fytyra” dhe shume i siperfaqshem ! Tjeter ne publik dhe tjeter ne “vendin e punes”…..ne ate qe nuk e ka me.Nje mendjemadh dhe bile abuzues. Nuk ka nevoje PS dhe grupi i saj parlamentar per demagogjine e ketij sharlatani.Lymi Tutit

  13. Turi says:

    Shkrim i bukur, po kujt i drejtohet? Mendoj se eshte per poziten. Si ka mundesi te festohet 10 vjetori i anetaresimit ne NATO dhe MM nuk ftoi asnje nga ata qe punuan direkt atje? Si ka mundesi te mburren me bazen e Kucoves dhe personat qe punuan direkt per kete projekt nuk u ftuan? Kush i beri listat e te ftuarve dhe ckritere pane? Po drejtuesja e ketij dikasteri si mund ti miratonte apo keshtu i udhezoi hartuesit? Mendoj se keta drejtues e dine se historia fillon me keta e vetem keta dine te bejne histori. Arrogante, te ceket dhe mosmirenjohes keta jane epitetet qe e identifikojne kete kaste drejtuese. Faleminderit

    1. Klimax says:

      Po, Turi, shkrim i bukur! Sigurisht qe i eshte drejtuar pozites, por nuk besoj se e ka me emrat si Ruci, Majko apo Ulqini. Bushati i drejtohet Rames, pergjegjesit kryesor te gjendjes se rende politike ne vend, te krimit dhe korrupsionit gjigand qe ka mbytur instuticionet shteterore dhe qytetaret. Eshte ky arrogant qe po luan rolin e mbretit, rolin e te pagabueshmit. Rames qe sot kontrollon gjithcka duke shperfillur totalisht ligjet demokratike dhe ato kushtetuese. I drejtohet pikerisht ketij njeriu qe i eshte futur erdoganizmi ne gjak dhe qe fatkeqesisht eshte semundje e pasherueshme!
      PS-ja dhe demokracia shqiptare ka nevoje per figura te reja dhe zera te rinj dhe nje nga ata eshte edhe Bushati. Koha e Rames ka mbaruar!

      1. Fieraku says:

        O Tur Klimax po lexoje njehere artikullin jo vetem titutllin,pastaj bej 2 komente me emra te ndryshem,he xhan.

      2. maga says:

        u djeg rama ketyre spiuneve te grekut! doni bushatin ju, qe ja futi kocia! rama do beje dhe shqiperine e madhe , klimaks!gjeni vend te futeni

  14. luka says:

    Çudi si nuk e kupton Ditmiri se mosmarreveshja eshte midis shqiptareve dhe nje bande kriminale dhe terroristesh, dhe jo mes shqiptareve. Mire e ka Beni.

    1. Maelga says:

      Pse, mos ata kriminelet dhe terroristet e bandes jane te huaj?
      Shqiptare jane pra.

  15. Detari says:

    Sepse shqiperia eshte nje mini turqi. Shteti shqiptar blen armatim turk, lejon turqit te bejne stervitje ne shqiperi etj duke e ditur se gjysma e popullsis jeton dhe ha buke ne greqi. Shqiperia eshte thjesht nje kasolle turke perse cuditet ky bushati?

    Keto 20 vitet e fundit keni dnertuar nga nje xhami per cdo bllok, as vet ne shqiptaret nuk e vizitojme me shqiperine.

    Viti Kastriotit dhe Rama (qeni i erdoganit) ndertoi xhami me kater minare prane sheshit…

    1. S. says:

      Kastro mos e tepro!

  16. Jimmy says:

    Jam dakort me Ceni Boston. Hipokrizia nuk ka fund ne te majtet e ne te djathtet. Po kjo pune po shkon per keq sa kohe opozita te kete ne krye nje gomar si Lul Basha dhe ne prapa skene kriminelin Sali. Keshtu qe Edi Rama po ben qejf me kete PD te shkatruar. Dhe ti Ditmir mos na jep shume mend, se pavarsisht ato qe thua duken si te drejta, po jane hipokrizi kur merr vesh bemat e tua te nepotizmit ne MPJ. E keni bere Shqiperine si pronen tuaj dhe beni cfare te doni kur uleni ne karriget e pushtetit. Turp!

  17. american16al says:

    Eshte realitet qe shqipetaret luftojne gjithmone njeritjetrin, kjo tregon shkallen e civilizimit dhe kulturen komuniste te kultivuar ne brezin tone ku te gjithe duhet te shikonin me dyshim cilindo dhe ta raportonin ne instancat shteterore.!!!!
    Shikoni dhe degjoni fjalorin dhe veprimet e te gjithe llumit politikane qe keni…

    1. Detari says:

      domth populli eshte i pafaj ne kete mes…ky popull ska identitet dhe pa te nuk ecen dot perpara.

    2. I. Storiani says:

      Americano 16 al:
      Ajo qe thua ti se fajin e ka komunizmi e terci e verci nuk qendron!
      Edhe ne vitet ’20 parlamenti ishte si ky i sotmi, ku opozita e braktiste. Madje beheshin edhe atentate mu ne parlament!
      … Si perfundim erdhi mbreti Zog te vinte rregullin e “djathte”, vrau e preu opoziten.
      Pastaj erdhi Enveri, te vinte rregullin e “majte”, vrau e preu opoziten.
      Tani cikli po perseritet, jemi prape si ne vitet ’20!

      Pre kush e ka fajin?! Populli im i pagdhendur, kush tjeter!

  18. ta says:

    po te zgjidhe sala me liken ne pushtet mbarojne hallet, do heqin vetingun pastaj do merren kush i do ta vene ne krye dhe do filloje vjedhja me e madhe qe eshte bere ndonje here…

  19. lesh e li says:

    Pyetje e drejte Bushat, por ti e di se Greket dhe Maqedonasit Jane me qytetare se ne, kane ndertuar shtet dhe sisteme shoqerore para nesh, kane ekonomi e prone private me te zhvilluar dhe kane qene ne kontakt me boten para nesh. Askush ne Maqedoni dhe Greaqi nuk shkon te zaptoje pronen e tjetrit si te ne. Jo, kjo qe te ne po ndodh rendom, atje as mund te imagjinohet. Ketu 140 horrat e parlamentit i kane bere gjemen vendit. Parlamenti jone vendos me ligj qe pronen time ta marre tjetri. Bushat te behemi si ata duhet te qytetrohemi, te vrasim varferine, te rritemi ekonomikisht e te nxjerrim nga vetja egersine dhe ashpersine ndaj njeri tjetrit. Te bindemi se vetem me pune, me durim dhe besim te njeri tjetri e Jo me vjedhje mund te ecim para. Po kjo nuk behet me deputet si Spartak Braho. A mund te merresh vesh me njerez te ketij kallepi, Bushat? Jo, kurre.

  20. suliot says:

    qe shqiptaret nuk e gjejne dot fjalen me mjeri tjetrin tregon nivelin e popullit shqiptar se vete populli nxjer politikanet, dhe eshte e vertete qe shqiptaret kan enivel te ulet ne krahasim me popujt verdalle ne shqiperi respektohet i ligu i forti, ai qe sillet me barbarizem dhe ben cte doje , atij i tremben te gjithe dhe ben te fortin ee lagjes apo qytetit, keto gjera ndodhin vetem ne shqiperi ku respektohet i keqi , i oadituri etj kurse te jesh i kulturuar te bejne per budalla apo frikacak, eshet per et cuditur por une jam ne emigracion dhe ne kete menyre veprojne dhe ketu shqiptaret, bile kane frike nga njeri tjetrise mos i bejne keq, cfare mund te them per kete popull nuk kam fjale me shume.por eshet per te aredhur keq me menyren si vepron aspak evropiane

  21. Ujku me bisht n mes shalve says:

    Shif.
    Ankohet pse t tjert t hujt fqinjt jan homo sapiens dhe pse ne jemi homo shkerdhyens.
    Epo,kta jan shqiptart.
    Shkerdhata,te shkerdhyer,shkerdhyeshem,ne shkerdhoren,shkerdhimtare,te shkaperdhyer,shqipqiqinisht.qe quhet shqipniqi.
    Pse jan kafsh shqiptart s ja ka fajin bota.
    Kafshet n zoo.!
    Kjo esht ceshtja.

  22. kasemi says:

    Kujt ja thua keto fjale zoti bushati, a nuk ishe ti ne krye deri tani???

  23. oooo ca thua ruci majko ulqini brace jane plehra shohin vetem bythen e vet ! parate dhe perfitimet e veta ! ku duan te dine ata per socialistet !

  24. Kuq e zi says:

    Sa per mirkuptimin greko-maqedonas
    Maqedonia nuk gjeti gjuhen por kapitulloi nderroi emrin e shtetit
    Ti si ish i atij kampi cfare the per 4 milion arvanitas ne greqi

  25. BUJARI JU DEGJON says:

    E kuptova qe Ditmiri di te beje pyetje…
    Po per t’u pergjigjur a di???…
    “Shejtan – budallenjte” dallohen lehtesisht ne ditet e sotme…
    Se flasin ne Parlament sikur na vijne nga nje tjeter planet!
    Dhe i mbushin mendjen vetes qe po bejne pyetje “te veshtira”…
    Aq “te veshtira” saqe te vjen te peshtyre te pergjigjesh…
    Megjithate une po ja jap “pergjigjen” time:
    “Naten e mire,Ditmir!”…

  26. LORA says:

    Vaj,vaj ,vaj,,,,Ditmiri po konkuroka me majko-dhjaksin;
    ate te przgjedhmin e te vet-djegurve , per kryeminister “tranzitor” !!!
    Paske qene thengjill i mbuluar o Ditmir !
    Po t’ e bika bretku zotrote, me gjet gjuhen e
    nano-kurvave;ate gjuhe qe varrosi vullnetin e Popullit te Majte me 2005-en ne breket e dhjera te dr. mortjes. Qenke kushri i denje per andush bushatllarin.Ti i jep mend andushit?apo ai ty?apo te dyve ju kurdis kryeplaku shqup-s ? Te dhjefsha gjuhen qe po kerkoke!.
    Mirenjohje Gent
    Cakajt qe po zbulon bukdhjamet e tua ne Ministrine e Jashtme.Rrofsh , qe t’e shpagosh besimin e pamate dhe te pamerituar qe t’e dhane socialistet.Ja ashtu,si tere taborri i nano-kurvave dalzotse.
    Tung.

  27. Cobo Rapushi says:

    Ke thene shume gjera bukur, por pa spjegim. Spjegimin e kerkon nga te tjeret. Do te dish pershembull se si ka mundesi qe greket dhe Maqedhonasit e gjeten fjalen dhe ne nuk merremi vesh me njeri tjetrin. Ke te drejte, por tipik per kete katraure je vet ti. Ke qene Minister i Jashtem dhe hiqeshe si President, Kryeminister dhe Hero Kombetar. Flisje brockulla mbas bregut, duke mos respektuar politiken qeveritare. Vetem nje shembull te vogel. Kur Rama fliste per marreveshjen e mundeshme midis Kosoves dhe Serbise thoshte qe ne do te respektojme cdo marreveshje midis tyre, ti dole kundra dhe the qe ne asnje menyre nuk do kete ndryshim kufijsh. Dole kunder Kryeministrit por dhe Amerikes qe fliste njesoj si dhe Rama. U bashkove me Ilir Meten, Sali berishen dhe Merkelin. Nuk them ne se e kishje mire apo keq, vetem po te spjegoj se pse ne nuk merremi vesh me njeri tjetrin. Ne kete kuader ti je tipik mendjemadh shqiptar qe edhe sot do te japesh ment. Po del kunder shokeve te tu sepse te ka ngelur qejfi. Ku do te perfundosh? Ndoshta do te zesh vendin e Ngjeles? Nuk e ben dot sepse Ngjela eshte proamerikan dhe ti progjerman, por jeni te ngjashem si dy pika uji ne qejfmbetje. Duhet modesti Bushati, modesti dhe jo mendjemadhesi.

  28. ideali says:

    Pyeti Bushati, po s mori dhe s dha pergjigje, pse apo perse?Lufta e klasave mor i uruar.Vetem ajo.Eshte mbjelle thelle ne ndergjegjen e anetareve te PKSH, pjelle e serbeve ne bashkepunim me pjesen me injorante te popullit, njerez te pashkolluar, teneqexhinj, kovace, shofere, mjelese lopesh, rrites derrash, elektriciste e me tej.Lufta e klasave vazhdon.Vete Bushati e ka zbatuar ne Ministrine e jashtme.Ia zbuloi zevendesuesi kur foli per miqte, shojket, krushqite dhe kusherinjte.Kjo rruge e ka cuar ate dhe te tjeret, perfshi dhe opoziten e sotme te perjashtojne “te mundurit” perjetesisht deri edhe te brezi i katert.Pra Bushat keni fituar mallkimin e Zotit si zbatues te vellavrasesve.Ndersa Greket dhe Maqedonasit s kane bere lufte mes tyre, apo jo.Ndaj duhet nje ligj me vota te plota qe te denoje rende cilindo qe e zbatonkete.Pike.

  29. ideali says:

    Pyeti Bushati, po s mori dhe s dha pergjigje, pse apo perse?Lufta e klasave mor i uruar.Vetem ajo.Eshte mbjelle thelle ne ndergjegjen e anetareve te PKSH, pjelle e serbeve ne bashkepunim me pjesen me injorante te popullit, njerez te pashkolluar, teneqexhinj, kovace, shofere, mjelese lopesh, rrites derrash, elektriciste e me tej.Lufta e klasave vazhdon.Vete Bushati e ka zbatuar ne Ministrine e jashtme.Ia zbuloi zevendesuesi kur foli per miqte, shojket, krushqite dhe kusherinjte.Kjo rruge e ka cuar ate dhe te tjeret, perfshi dhe opoziten e sotme te perjashtojne “te mundurit” perjetesisht deri edhe te brezi i katert.Pra Bushat keni fituar mallkimin e Zotit si zbatues te vellavrasesve.Ndersa Greket dhe Maqedonasit s kane bere lufte mes tyre, apo jo.Ndaj duhet nje ligj me vota te plota qe te denoje rende cilindo qe e zbatonkete.Pike.Apo jo, kafsha LORA?…

  30. NNP says:

    Po ku ishe ti Adam dje qe ishe minister i jashtem pse nuk e hapje gojen.Je etalon i shkodranitb te qelbur…..Ju shkodranet jeni palca e ligesise se ketij vendi prandaj kerkoje te keqen ne vatren tande.

  31. ALBAN DEGA says:

    Replike dhe sfide e detyruar me nje “kryehero” te palluar …

    CAKAJ THOTE JA UJKU
    RUDINA TREGON GJURMET !
    BUSHATI NA TREGON HERONJTE
    E DIPLOMACISE !

    – Reforme rrenjesore, terapi shoku ne diplomacine shqiptare…!

    – Ambasadore te Shqiperise apo “ AMBASADORE TE LIBRAVE TE VETA …. ?

    – Heronjte e NATO-s quhet Xhorxh W. Bush dhe SHBA, ora mitike e Shqiperise si shtet e shqiptareve si komb ….

    – Antiheronjt e diplomacise shqiptare vodhen ose shiten viza e deri edhe Laptopin teper sekret te MIsionit te Shqiperise ne OKB… Titullari ne vend te burgut u lartua!

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Jo vetem keta 20 diplomate, por edhe te pakten gjysma e kryediplomateve, ambasadoreve, konsujve, konsujve te Nderit per te mos folur per personelin e dores se dyte jane qoka te partive jo te Republikes se Shqiperise !
    Me shume se ambasadorin e Shqiperise, sic e kam shkruar e deklaruar me dhjetra here tash e 28 vjet qysh me analizat “ Demokracia fiton cdo dite”… e “ OFFSIDE…!” tek gazeta “ Zeri i Popullit”, ambasadoret dhe diplomatet shqiptare jane vene ne gare dhe jane kthyer ne AMBASADORE TE LIBRAVE DHE QOKAVE TE VETA, ku orvaten te na e shesin vetem si Henri Kisingeret e Hollbruket… e diplomacise boterore !
    Nderkohe qe ish- kryediplomati na flet per heronj te diplomacine shqiptare, njesoj si Sali Berisha e banditet e tij. Sikur ata e futen Shqiperine ne NATO, happen driten jeshile te busedimeve per Asocimin ne BE, per heqjen e vizave!?
    Jo Zoti Bushati!? Orvatesh ta shesish sapunin per djathe!?
    Shqiperine ne NATO e futi Xhorxh W. Bush dhe aleatet tane strategjike SHBA, Gjermani, Británia e Madhe !
    Diplomacia shqiptare ne keto 46 vjetet e fundit qe me prishjen ideo-politike me Kinen ne vitet 1976-1978 eshte nje deshtim i plote. Qe me Serreqin diplomacia dhe politika e jashteme ishte Offside- jashte loje.
    Ndaj eshte urgjente nje reforme rrenjesore ne Diplomacine e Shqiperise….Me mire vone se kurre !
    Pse !
    Skandalet e pafund, vjedhjet, falsifikimet, mashtrimet me qerate e banesave.. dietat… e deri edhe benzinen e makinave te diplomateve shqiptare… , vizat deri 25-30 000 dollare copa per qytetare te rendomte, qe nuk kane punuar kurre ne MPJ, por me vulat, firmat e protokollet e titullareve te saj apo ministrive te tjera e deri federatave sportive, universiteteve…..sidomos deri ne shtator te 2017-es jane pafund.
    Origjinalet jane ne ambasadat perendimore dhe sherbimet konsullore te tyre .
    Cfare nuk mund te pritet tjeter kur deri edhe vrases te kerkuar nga drejtesia e aleatit tone strategjik, SHBA-se, emeroheshin si Keshilltar i Shefit te diplomacise shqiptare Z. Ilir Meta, nepermjet duarve te te cilit kalonin te gjitha reportet e shkresat teper sekrete te diplomacise shqiptare e nderkombetare !!!!!!???????
    Cfare mund te pritet tjeter kur ish Ambasadori i Shqiperise ne OKB Ferid Hoxha humbet ose shet tek ruset, serbet laptopin e Misionit te Perhershem te Shqiperise ne OKB dhe jo vetem nuk kryhet asnje hetim serioz deri edhe burgosjen e tij per shoerdorim detyre dhe humbje sekretesh te shtetit shqiptar dhe NATO-s, por edhe gradohet deri Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Jashteme !?
    Korrupsioni nuk ka brire dhe ka prekur cdo qelize te shtetit shqiptar sidomos ne vitet 1992- 2013, por edhe mbrapa megjithese ka ulje te dukshme ne 1.5 vitet e fundit !
    Ky eshte realiteti i hidhur dhe e verteta lakuriq Zonja dhe motra Rudina…. dhe Zoti ish -Minister qe duke bere heronj antiheronj e fyen edhe fjalen heroizem !
    Me thuaj cfare heroizmi ka bere kusherlra jote amasadore ne Uashington tash 6 vjet pervec shperndarjes e shitjeve te abetareve per femijet e imigranteve shqiptare ne SHBA !?
    Bir Ditmir i babes ke te qaje me pare !?
    Sa studente te shkolluar e doktoruar ne Perendim qe nga Harvardi, Princetoni, Columbia, Jale University… Oxfordi, La Sapiensa…jane punesuar nga ana juaj e stafit tuaj ne Ministrine qe ju drejtonit per mbi 5 vjet !?
    Sa investime e turist kane sjellr ata per vendin dhe popullin shqiptar !? Diplomacia, polítika e jashteme ka peshore te sakte dhe sic duhet ta dish edhe ti eshte nje nga shtyllat kryesore te politikes se cdo shteti!
    Sa nga titullaret e stafi diplomatik rinovove pas takinmit vjetor dhe kritikave te ashpra e qenesore te Kryeministrit Edi Rama ndaj krye e diplómateve shaiptare ne fund veren e vitit te kaluar !?
    Jo veten as por edhe iu kundervure atij per ceshtjen e bisedimeve Prishtine- Beograd .
    Cfare pune e aktivitetesh promovuese per bukurite natyrore, njerezore, folklorike, perrallore te Shqiperise me titullaret dhe personelin diplomatik te huaj te akredituar ne Tirane ose me delegacionet diplomatike !?
    Zero000 !?
    Je djale qyteteti dhe djale mamaje e djale babaje Ditmir dhe nuk te ka ra fare nevoja qe te mbeshtetesh familjen e te mbledhish boronicen, as sherebelin, as kamomilin, as … 221 lloje te tjera bimesh mjekesore qysh 6-7 vjec !…
    Ilaci- terapi shoku dhe kirurgji rrenjesore ne diplomacine shqiptare…
    Pa meshire e pa humbur kohe !

  32. d.didani says:

    O Ditmir Bushati! O fol sic flet njeriu me mend,o hesht si kafshet dhe rri ne vend! ( Sadiu)…Vetem disa pak faktore do te permend qe te stervitesh trurin:
    1- Maqedonia nuk ka patur ndonje ” Ceshtje came” 100 vjecare me konflikt me Greqine
    2- Maqedonia nuk ka patur ndonje “Vorioepir ” problematik,mbi 100 vjecar ne konflikt me Greqine
    3-Maqedonia nuk ka qene ,dhe nuk eshte ne “gjendje lufte” me greqine sic kemi qene dhe jemi akoma ne shqiptaret
    4- Maqedonia nuk ka pesuar ndonje “provokacion te 2 Gushtit” qe ndodhi pas luftes dyte boterore ,midis grekut dhe shqiptarit,nje lufte e vertete!
    5-Maqedonia nuk eshte perfshire ne te ashtuquajturen “Lufta italo- greke” ku u akuzuan shqiptaret si armiq te popullit grek!
    6-Se fundi,po ti cfare bere konkretisht per 6 vjet si minister i jashtem????….Lere o “burre” te flas ndonje tjeter,mos e dhit!

  33. rexha 10 says:

    SHQIPTARET MEGJITHSE FLASIN SHQIPE TE GJITHE ,ASNJEHERE NUKE MERREN VESHTE.E KAME FJALEN PER POLITIKANET ,OSE ME MIRE ME THONE GRUPET E INTERESIT TE BANDEVE TE NDRYSHME.
    PO I NDJEJKE NGA MBRAPA AJO THENIE E FAMSHME : SHQIPE PO FLASIM ,E VESHTE NUKE PO MERREMI : JO SEPSE SHQIPJA NUKE KUPTOHET ,PORE PROBLEMI ESHTE SE CFARE FITON NJERI E CFARE FITON TJETRI . ZAKONI I SHQIPTAREVE ESHTE QE 2 PERSONA TE KENE NJE PARTI ,DHE PRAPE NUKE BIEN DAKORTE. JEMI TRE LLOJE RRACASH SHQIPTARESH .RRACA E MALIT, ATA QE JETOJNE NE MALSI.RRACA E FUSHES ,PER ATA QE JETOJNE NEPER ZONAT E ULTA.RRACA E ZONES QE JETOJNE NE ZONAT E BREGDETIT. CILAT NGA KETO TRE RRACASH DO TA KUPTONTE ME SHPEJTE REFORMEN E MIRE E CILA PO PERPARONTE ME ZHVILLIMIN E VENDIT.?????????? ASNJE NUKE DO E PRANONTE PA U KONFRONTUAR.LERENI PASTAJ AGJENTURAT E NDRYSHME QE BEJNE PUNEN E TYRE .ATE VENDE ,SIKURE E KA MALLKUAR VETE ZOTI PREJE NJERZEVE QE E KANE DREJTUAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje