Kristaq Kume: Situata s’zgjidhet me zgjedhje të parakohshme, por me rregullimin e sistemit dhe kodit zgjedhor

4 Prill 2019, 10:06Politika TEMA

Profesori Kristaq Kume, i ftuar në emisionin “Arena” në RTV ORA deklaroi se ky është një moment i mirë që palët të reflektojnë sa i përket sistemit dhe kodit zgjedhor sepse nuk zgjidhet situata me zgjedhje të parakohshme.

“Ky është një moment mjaft i mirë që ne të reflektojmë, për atë që kemi bërë keq dhe të ndryshojmë gjërat. Ndryshimi nuk vjen duke mbajtur një palë zgjedhje, edhe pa Edi Ramën kryeministër.

Por Rama do jetë në tavolinë se është kryetar i PS.

Ndryshimet bëhen, duke rënë dakord, duke u ulur në tavolinë dhe duke shikuar si duhet rregulluar ky sistem zgjedhor, por edhe kodi zgjedhor”, deklaroi Kume.

1 komente në “Kristaq Kume: Situata s’zgjidhet me zgjedhje të parakohshme, por me rregullimin e sistemit dhe kodit zgjedhor”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje