Disa foto të rralla historike dhe hija e Moskës e kthyer në Shqipëri

5 Prill 2019, 09:28Dossier TEMA
Disa foto të rralla historike dhe hija e Moskës e kthyer në

Prezenca e tyre më e hershme lidhet me rolin e bjellogardistëve në shërbim të ish-Mbretit Zog në vitin 1924.

Historiografia zyrtare e njeh prezencën e tyre qysh në maj 1913, ndërsa ata erdhën si pjesë e forcave ndërkombëtare të dislokuara në Shkodër.

Si anëtarë të Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve, KNK, oficerët caristë, do të shkelnin kësisoj për herë të parë në tokën shqiptare.

Siluetat e tyre shihen qartë në njërën nga fotot që shoqëron këtë tekst, në ditët e para të instalimit të detashmenteve të huaja në Shkodër, ku ndryshe nga austro-hungarezët, anglezët, italianët dhe gjermanët, ata nuk do të kishin të drejtë të “performonin” me parada ushtarake përballë vendasve kuriozë e në dukje edhe entuziastë, të lodhur tashmë aq shumë nga vuajtjet që u sollën malazezët me topat e armët e tyre në përpjekje për të përmbushur ëndrrën e tyre shekullore.

Ata do të mjaftoheshin kësisoj vetëm me prezencën fizike të një grushti oficerësh madhorë, stafi civil e diplomatësh.

Studiuesi Armand Plaka, i cili sjell këto foto të rralla, shkruan:

“Pa e ditur, ata do ta ndjenin ndoshta për herë të fundit puhizën e lehtë të brigjeve të Adriatikut, pasi vetëm një vit më vonë do të shpërthente “Lufta e Madhe”, e cila do të rezultonte me shumë pasoja për fatin e Rusisë dhe vetë njerëzimit.

Ndërsa Lufta po shënonte një katastrofë për ushtrinë cariste, Revolucioni Bolshevik i tetorit 1917, do të bënte që shumë syresh të braktisnin vendin, ose të gjenin vdekjen në luftë me komunistët.

Një tentativë e qeverisë së Nolit në vjeshtën e 1924, do të ngjallte sërish shpresën e Moskës zyrtare për të vënë këmbë në Shqipëri, por ajo do të përfundonte me ardhjen e kundërshtarëve të tyre politikë si triumfatorë në fundvitin 1924 e fillimvitin 1925, duke i dhënë një dorë të konsiderueshme përpjekjeve të rivalit të Nolit, për t’u rikthyer në pushtet në bashkëpunim të ngushtë me jugosllavët.

Do të duheshin edhe disa dekada që rusët të shkelnin sërish në Shqipëri, tashmë me një rol, pushtet e prezencë shumë më domethënëse, e cila do të kulmonte me vizitën e ish-shefit të atëhershëm të Kremlinit, Nikita Sergejeviç Hrushov në Tiranë, në vitin 1959.

Ky do të ishte paradoksalisht edhe kulmi i marrëdhënieve shqiptaro-ruse (dmth sovjetike), pasi ajo që pasoi, ishte një degradim shumë i shpejtë e radikal i marrëdhënieve.

Nën dritën e zhvillimeve të dekadave të fundit, e sidomos të viteve të fundit, hija e Moskës në Shqipëri është bërë sërish temë diskutimi, e artikulimi rreth politikave të saj kundrejt Shqipërisë e shqiptarëve”.

2 komente në “Disa foto të rralla historike dhe hija e Moskës e kthyer në Shqipëri”

  1. Marku says:

    Ne 200 vitet e fundit kombi fisnik shqipetare eshte perballuar I vetem me ekspansionizmin gjenocidial sllav ne gadishullin ilirik ( sot njihet si gadishulli I ballkanit, emer ky I vendosur nga fashistet ruse).
    Ky ekspansionizem gjenocidial u be I mundur nga bajonetat dhe diplomacia ruse , duke kulmuar ne formimin e shteteve fallco sllave ne ballkan .
    Rusia fashiste edhe sot e kesaje dite punon Nate e dite kunder interresave te kombit shqipetare , ndersa tirana zyrtare eshte sherbyesja me e mire e saje .
    Shqipetaret Jane nje komb superiore qe snjohin askend per trim, por Jane politikat zyrtare te shtetit shqipetare ato te cilat rrefuzojne rritjen e kapaciteteve sovrane ushtarake te shtetit shqipetare ,
    kapacitete te cilat sdo ti jepnin mundesi ketyre kokekatroreve antishqipetare sllave te shkelin ne tokat shqipetare as edhe si turiste.

  2. taso kume says:

    GJithmone e keqja na ka ardhur nga veriu SLLAVET ,ZOGU ,SHPELLARI ETJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje