Një hije e madhe skandali korruptiv fshihet në vendimmarrjet e rektorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu dhe drejtuesve të tjerë të këtij universiteti.
Sipas dokumentave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi për ndërtimin e murit rrethues të UBT është zhvilluar në 21 qershor të vitit të kaluar dhe fondi limit i përcaktuar ishte 62.7 milionë lekë ose gjysme milion euro pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Skandali shkon edhe më tej tek procedurat e ndjekura nga rektori dhe stafi i tij për përzgjedhjen e fituesit në këtë tender të paracaktuar.
Po sipas këtyre dokumentave, në tender kanë marrë pjesë gjithsej 8 kompani. Por UBT, në cilësinë e autoritetit kontraktor nuk ka shpallur fituese as ofertën e parë më të ulët, as 4 të tjerat pas saj, por ja ka dhënë tenderin kompanisë Shpresa sh.p.k, e cila për nga oferta ekonomike ishte renditur e gjashta.
Sipas APP, oferta më e ulët në tenderin për ndërtimin e murit rrethues të Universitetit të Kamzës është dhënë nga kompania Viante Konstruksion me vlerë 421 mijë dollarë. Pas kësaj kompanie janë renditur katër të tjera me oferta nga 450-500 mijë dollarë, por edhe këto janë skualifikuar ashtu si e para.
UBT ka shpallur fituese kompaninë Shpresa sh.p.k, e renditur në vendin e gjashtë e cila ka ofruar një cmim prej gjysme milion euro pa TVSH ose 640 mijë dollarë duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ndërtimin e një muri gjysmë metri të lartë dhe një porte hyrëse.
Por skandali nuk ndalet me kaq. Edhe pse kanë kaluar kaq muaj, në realitet ky mur nuk ekziston. Pra, Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shpenzuar gjysme milion euro për të ndërtuar një mur rrethues, i cili në pjesën më të madhe të gjatësisë së tij është vetëm 30 cm i lartë. Tenderi me firmën e rektorit, Bahri Musabelli është zhvilluar në qershor të vitit të kaluar dhe përveç kostos stratosferike është i mbushur me dyshime të forta.
Pra rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu ka paguar gjysme milion euro për një mur që nuk ekziston pothuajse fare dhe për një portë hyrëse prej hekuri.
Me ke i ka ndare parate ..! ? Gjejeni {ne adrese te organeve kopetente ]..!
E ka goje hajduti te flase para studenteve
Po kur thoshte Rama qe jan te korruptuar kta te gjithe, se besonte njeri
ky eshte rilindas
miku i ngushte i edvin rames
eshte ky rektor qe organizoi takimin me ramen duke mos i lajmeruar studentet.
shkurt kuptohet pse i ka vjedhur leket dhe me ke i ka ndare
problemi eshte se per sa kohe te jete rama ky dhe te ngjashmit e tij do e rrjepin mire kete popull dhe me kete drejtesine e rilindjes do bejne edhe qejf.
ja pse i duhej reforma ne drejtesi timonierit!!!!
tani pyetja qe lind eshte nese per nje takim me studentet e shpeblen mikun e tij me gjysem milioni euro, sa milione euro ju ka dhene deputeve te ” pamvarur” dhe me e rendesishmja sa milione ose miliarde euro mund te kenaqet kr rilindasi?????
O Donald lShpresa shpk eshte klient i qeverise. Te asaj para dhe kesaj tani.
Ca si ty i duhen Rames dhe Bashes dhe e shtyn 50 vjet.
Matrapazet e sistemit te kaluar duhen varur ne shtylla qe kan e marre taksat e femijeve tane .
Sa leke kane marre keta nga keta nga kero mure xhama dritare qe kane vene por qe sekzistojn hajdut
Hajdut me klas dekani o tkeqen !
Sekuestroni te gjithe pasurine ,e te kthehen parate e popullit ne vende.Ky me duket si miku i Edi Rames.
Rexh loqja, ky eshte mik i Monikes tende, se LSI-ja e ka vene dhe atje aderon. Kuptove debil?
Rexh loqja, ky eshte mik i Monikes tende, se LSI-ja e ka vene dhe atje aderon. Kuptove debil? ?
Nga fotot lartesia e murit duket qe eshte me shume se 30 cm pra rreth 50 cm aq sa ka qene projektuar. Dhe ku eshte vjedhja ketu se nuk po e shoh????? Nuk po na e thone se sa m linear eshte murri? Gjithashtu me cfare materialesh eshte bere dhe si ka qene projekti? Pra qe te thuash qe eshte vjedhur duhet te analizosh shume gjera se eshte kollaj te hedhesh shashka tymuese dhe te thuash se ishin bomba hidrogjeni.
Eshte bere me material olivinite, ose ndonje mermer te rralle te nxjerre nga malet e sparkarit.
Zoti e di se si mundet e ja kanë rrëmbyer atë firmë! Një nga burrat më të zotë e fisnik të skraparit. Prsni hetimet dhe prokurorinë pastj bëjeni lajmë!.
Kush kontrollon ku e si u shpenzuan paret?
Le te burgosen me rend
Krye hajduti i sistemit arsimor ky ka qen. Zburg per kete
Mjerre arsimin ne duart e kujt ka rene te ketyre matrapazeve ! Hajdut me diplom
Shkaterrojini njerzit si ky sepse keta jan thengjill i mbuluar maskarenj hajduta
Gjurmohej nga SHISH që në moshën 20 vjeçare.
E sa esht tani 65 ! E paska bo mir detyren shish…!
U ngrit rektori dhe denoncoi nje gjest barbar te qeverisw dhe bashkise …. dhe ja sa hap e mbyll syte makineria e propagandes u vu ne levizje per te felliqur figuren e atij qe denoncoi. Lereni nje dite tjeter vjedhjet e rektorit dhe merruni mw thelbin e kesaj qe po ndodh tani
dhe dekan dhe hajdut, vetem ne shqiperi.
ky duhet te investigohet, po e lane skemi per tu bere ndonjehere shtet.
Skraparlli hesapi. Domethane, zar i Likes dhe Mones.
Per sqarim: banoret e ndershem te Skraparit jan skraparas, kurse negativet skraparllinj ose nryshe orientale.
Po per cfare mund te sherbej ky si bicim muri, vec si justifikim per vjedhjen e fondit. Nese merret vesh se rektorin nuk e kane detyruar forcerisht te firmos, atehere ketij burri me thinja duhet ti tregohet vendi. Fatos Nano beri kater vjet burg si ish kryeminister, per disa ndihma te huaja, keta vjedhin fondet e nje populli fukara. Po studentet cfare bejne? pse nuk e zene per gryke kete bandit rektor? A pika ne bythemu ne student qe ka ky vend,thuaj….
Eshte nga Skrapari, ka dore te gjate dhe ne forme shate