Shkolla e re moderne që do të ndërtohet për të gjithë fëmijët e Njësisë 11 në Kodër Kamëz nuk prek asnjë pjesë të territorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, as godinat aktuale dhe as konceptin e kampusit universitar. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në një lidhje telefonike për Neës24 informoi se projekti i shkollës së re do të ndërtohet në një truall privat, të cilin Bashkia e Tiranës e ka shpronësuar për t’ia kthyer qytetarëve në formën e një shkolle publike, e cila është kërkuar nga vetë prindërit e fëmijëve që banojnë në atë zonë.
“Toka sot është me status pronë private, nuk është pronë e Universitetit Bujqësor. Kryeministri dhe kryetari i bashkisë janë shprehur në mënyrë të vijueshme për të parë mundësinë që një pjesë e asaj zone të kthehet në funksion universitar. Qeveria ka qenë vazhdimisht në mbështetje të mundësisë për të kthyer një pjesë të asaj prone në zonë universitare. Shkolla e re nuk prek dhe nuk cënon në asnjë element konceptin e kampusit. Asnjë prej ndërtesave të kampusit universitar, nuk preket për këtë qëllim. Sot, pasi është bërë akti i shpronësimit që para 6-7 muajsh, është pronë e Bashkisë së Tiranës, e cila do t’i jepet qytetarëve për një shkollë publike shumë të nevojshme për banorët e Kodër Kamzës dhe unë besoj se kjo jo vetëm që nuk e cenon në asnjë element konceptin e kampusit universitar, por kjo do t’i shtojë një funksion shumë të bukur social kulturor asaj hapësire dhe do ta bëjë një hapësirë më të këndshme dhe më funksionale për banorët e Kodër Kamzës”, tha Mazniku.
Ai sqaroi se prona gjatë sistemit të shkuar ka funksionuar si fidanishte dhe i është kthyer pronarëve me vendim të qeverisë së parë të Partisë Demokratike. “Për të qenë të vërtetë me argumentin, ajo zonë ka qenë një fidanishte para viteve ’90, dhe që në kohën kur kryeministër ka qenë z. Meksi, përpara vitit 1997, ajo zonë i është kthyer pronarëve”, tha Mazniku.
Nënkryetari shtoi se Bashkia e Tiranës nuk mund të prishë shtëpitë e banorëve të kësaj zone për të ndërtuar shkollën, në momentin kur në këtë zonë ekziston një pronë private, e cila është shpronësuar për t’ia kthyer komunitetit si shkollë. “Tani nga ana tjetër, banorët e Kodër-Kazmës kanë nevojë për një shkollë. Pyetja është: në atë hapësirë, ku mund ta bëjmë shkollën? Do prishim shtëpi për ta bërë shkollën? Ndërkohë që ka një hapësirë të lirë, e cila potencialisht mund të ishte fidanishte, por ama nuk ka një konflikt me ndërtesa të mirëfillta universitare. Situata është që në qytetin e Tiranës, Kodër-Kamza është e mbipopulluar, nuk është më një zonë siç ka qenë para 20 apo 30 vjetësh, që ishte periferi e Tiranës. Sot ka plot banesa aty, ka një numër shumë të madh banorësh, djem dhe vajzash, fëmijësh, për të cilët nuk ka shkollë”, tha Mazniku.
Shkolla më e afërt për fëmijët e Kodër-Kamzës është disa kilometra larg, prandaj është parë e nevojshme ndërtimi i një shkolle të re, të integruar, 9-vjeçare dhe gjimnaz.
te ndertohet shkolle e re sepse sherben per edukimin e femijeve . te zhvillohemi dhe te marre fund kjo qe po na shohin syte ketu dhe shklollat duan te pengojn keta te PD tani … e pike e zeze
ku ka me mire se te ndertohet shkolle asnji gje nuk do prishet apo merrest se eshte ne toke te shpronsuar e keni iden e ligjeve apo jo ju ?
keta te PD pervecse kane nje jete qe na sjellin rremuj nuk ndalen as ketu fusin hundet dhe kur behet fjale per arsimin as shkollat si duan me tani
ai eshte nje nga investimet me te mira te bashkis se tiranes dhe ska vend per te bere muhabete te kota fare sepse eshte shkolle ku te gjithe femijet kane nevoje te edukohen dhe te shkollohen me kushte si ne gjithe vendet e zhvilluara te europes … vetem per keto pune mos te bejn zhurm kot aman te keqen o LULZIM
eshte super projekt dhe ky dhe piramida e tiranes qe do sherbej per te rinjt dhe per teknologjin gjuhen kompjuterike .. smund te pengojm zhvillimin smund te frenojm te ardhmen … kshu qe duhet nis sa me pare nga puna per te ndertuar dhe jo te rrim te pengojm per tu shkaterruar sic do PD-LSI
bashkia ka bere nje pune shume te mire gjithe keto vite qe e ka pas erioni kshu qe mos tja fusin kot keta mos ta hapin gojen fare se kryetari i ketyre e kish 4 vite dhe ca beri kokrren e asgjes sic eshte vet ashtu qe duket sikur eshte ne gjume gjithe kohen kshu qe boll me me hipoteza se eshte tok ksshu eshte ashtu vet ja kan dhen pronareve
aty ku do ndertohet shkolla eshte vendi me i mire pasi si zone shkollen me te afert e ka shume larg dhe femijet bejn rrug ne kemb kshu qe e ndihmon zonen dhe hallall ta ket voten
ne nje zone si ajo qe do ndertohet eshte e domozdoshme plus dija eshte drite per mendjen dhe shkolla emancipim i brezave qe vijn pas per mos te folur per projektin qe ishte fantastik dhe tamem qe ne te ardhme mund te sherbej edhe si hapsira per bibliotek vende ku te qendrojn femijet etj . thoni nje bravo qe ne fund ka ardhur dita te behen edhe ketu kshugjerash dhe boll bet sikur gjithe keto vite eshte ndertuar nga keta qe jane ne opozit dhe tani po ndertohet keq . diferenca eshte : ATA SBEN ASGJE- tani po behet dhe kur po behet jane rit kerkesat ata kan qendruar tek asgjeja prandaj pengojn cdo gje te re qe do te ndertohet