Rudina Hajdarit, deputetes së Partisë Demokratike që refuzoi të linte mandatet bashkë me pjesën tjetër të kolegëve të saj në respekt të vendimit ekstrem politik të ndërmarrë nga kryetari Basha, iu bë një profil i pazakontë, tipik i një politikaneje rebele ndaj drejtuesve, në studion e emisionit “Open” të Eni Vasilit në ekranin e Top Channel.
Nga protesta e studentëve, te 8 dhjetori i Rinisë dhe deri te vendimet e fundit të PD-së, këto janë vetëm disa prej hapave që sinjalizuan distancimin e Rudina Hajdarit nga opozita e udhëhequr prej Bashës, duke sulmuar thuajse njësoj PD dhe PS. Megjithatë, duket se ka një arsye për gjithçka. A janë amerikanët pas Rudina Hajdarit?
“Sigurisht që unë këshillohem me miq të huaj, kam punuar në Kongresin amerikan, por nuk besoj dhe nuk mendoj se jam e privilegjuar prej tyre.
Unë jam pjesë e komisionit të Jashtëm, atij të Integrimit, dhe interesohem nga afër për procesin e integrimit të Shqipërisë.
Ne duhet të shohim një lloj mekanizmi që t’i provojmë liderët tanë në opinionin publik”, tha Hajdari.
Një tjetër dilemë e ngritur nga publiku, është a po përgatitet Rudina Hajdari të formojë një parti të re?
“Nuk besoj se është momenti për këtë gjë. Unë besoj se është koha e duhur për të bërë disa reforma të rëndësishme, si ajo e Kodit Zgjedhor, që do të sjellë shumë ndryshime, e ndoshta edhe ndryshim të sistemit politik.
Ajo që dua unë të shoh është të kemi një tryezë që përfshin të gjithë faktorët politik, që të flasë për një reformë të thellë qoftë për partitë politike, ashtu dhe për Kodin Zgjedhor”, tha më tej Hajdari.
E kritikuar për artikulim jo të mirë nga Anila Basha, deputetja e PD-së thotë se gjithçka vjen si pasojë e të jetuarit për një kohë të gjatë jashtë.
“Ndoshta komunikimi im ka ndonjë të metë, por më mirë me një të metë të tillë, por që flet sinqerisht”, tha ajo.
Por si do të bindë popullin dhe të tjerët, ta votojnë atë për drejtimin e një opozite, qoftë edhe të vogël?
“Nëse më jepet mundësia, ndaj jam këtu, do t’iu kërkoj të tjerëve të më besojnë për ndryshimin e vendit”.
Kjo piliveska do te na sjelle stafeten e cekut te bardhe sic beri babai i saj mender me thane….
Une nuk e besoj kete sinqeritetin e kesaj,kjo ka o psaporte,o gjithsesi ka geencard apo vize afatgjate per SHBA,sepse po te mos kishte keto,do ishte aty ne mes bashke me te vllain.Shpresoj te gabohem,por nuk me jep shume besim kjo goce.
Natyrisht shume e re por dhe e pjekur, e sinqerte dhe e duruar te perballet me gazetare qe si hijenat qe nuhatnin per tu kapur mbas ndonje gabimi ne leksikun e saj.
E forte qe te perballoje ata qe kishte perballe dhe ujqerit qe jargezonin mbrapa ekraneve.
I uroj sukese per nje model te ri demokracie e cila ka munguar dhe mungon plotesisht ñe shoqerine qe zgjodhem te jetojme. Urime
Jo, SHBA nuk qendron. As sesi. Po e ndoqi populli, perse te mos krijoj parti.
Muhabeti qëndron që robi nuk mund të bëhet direkt deputet që nga bankat e shkollës.
Puna e parë deputet, vetëm në Shqipëri ndodh.
O popull mos juveni vesh ktyne artikullshkruesve qe u bejne reklame sojit hajdareve ne politike gjasme i ka pru amerika, duhen varur per balls. kujtoni fjalen e urte ca del prej maces gjuan mij, apo beme beme baba qe te ngjaje apo dardha bjen nen dardhe Hajdari ,harjdar mbetet prandaj tu rrasim hajdarin kesaj e shume hajdareve te tjere!!!!
Shkeputa keto frasa nga Cfar keni shkruar..
(Ne duhet të shohim një lloj mekanizmi që t’i provojmë liderët tanë në opinionin publik”, tha Hajdari.)
Pra le ta lene te nderuaren Deputete te japi Prova sa Publiku e vleresone,edhe kete besoje se e provone ne zgjedhjet parlamentare te ardheshme…
Forma qe ka do bejne perzgjedhjen do ti jape piket e dubita.
A te duhen sharlatane,
Qe lepihen ne cdo sahane
Qe te percajne vatane,
Ke sa te duash tropojane.
F.Noli.
Kjo thenie duhet te vendoset ne lapidar per memorien e popullit shqiptar.
Kurre me tropojane ne pushtet.Mjaftoi nje kriminel me bashkepuntore
bandite,mafjoze,kriminele dhe trafikante armesh.Never again.
Sic ndodh rendom ne studion “Open” te E. Vasilit , ishte nje bisede jashte cdo norme gazetareske; tre apo kater gazetare te pasjellshem deri ne harbuteri, me pyetje, ripyetje e nderhyrje ne mes te pergjigjes, te gjithe se bashku, pa e lene te fliste; me solli nder mend , te njejten sjellje si ndaj te gjores Xhisiela . E megjithate, ndonese e re ne politike, R.Hajdari u shfaq pozitivisht, pavaresisht se gazetar-analistet e kazanit, shkarkuan dhe kerkuar prej saj shpjegime per katrahuren politike 30 vjecare.
.. Kjo, deri ne drejtoreshe kopshti mundet te harije ..!