Shqipëria ishte vendi i fundit që i rezistonte komunizmit. 1990-ta ka shumë ngjarje publike, por edhe shumë mistere.
Në maj të vitit 1990, befas Ramiz Alia vendos të presë në një takim kryeredaktorin e New York Times, Arthur Sulzberger, një prej njerëzve më të famshëm dhe më të afërt të administratës amerikane.
Ai ishte konsideruar nga Enver Hoxha si një nga agjentët më të rrezikshëm të imperializmit amerikan.
Gjithsesi Alia e priti Sulzberger në Tiranë dhe asnjëherë nuk u mësua shkaku që detyroi një nga gazetarët më influentë të globit të vinte në Shqipëri.
“Sulzberger ka qenë në Shqipëri edhe në vitin 1939, para ndryshimeve që u bënë.
Kur erdhi në Shqipëri ai kërkoi të takohej me mua. Takimi ka qenë thjeshtë bisedë për Shqipërinë.
Ai më pyeti për gjendjen, kujtoi histori të vetat dhe kaq”, tregonte Ramiz Alia, në një intervistë dhënë për “Opinion” vite më pare, por pa dhënë detaje të tjera.
Nëse biseda me Sulzberger ka mbetur në njëfarë mënyrë misterioze, një tjetër vizitë nga më të bujshmet që Shqipëria kishte njohur, ishte ajo e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Perez De Cuellar.
Ai erdhi në Tiranë në maj të vitit 1990 në një vizitë zyrtare për të dëshmuar dëshirën për hapje të Tiranës zyrtare në atë kohë.
Ai kishte marrë një premtim për vizitën e tij në Tiranë, lejimin e familjes Popa, e cila ishte strehuar në Ambasadën italiane, të transferohej në Itali.
Ata u transferuan me nja avion special drejt Italisë, përpara se De Cuellar të mbërrinte në Tiranë.
Por cila ishte arsyeja që e çoi Ramiz Alinë në vendimin për lejimin e transferimit të familjes Popa.
“Familja Popa u fut në Ambasadën italiane. Ne bëmë shumë presion që ta dorëzonin, por italianët nuk pranonin.
Pas disa kohësh erdhi këtu Perez De Cuellar, bëmë disa bisedime dhe u arrit në një marrëveshje”, tregonte Ramiz Alia.
Por dhe në këtë rast, detajet e kësaj marrëveshje nuk i tregoi.
Asnje marrveshje me randesi kombetare nuk ka pas por, thjeshte : Do beni keshtu dhe te shpetoni familjen dhe koken tuaj, apo do shkoni si Nikolla e Elena Caushesku ? Sic u pa, asgja nuk i ndodhi atyre.
Ne Shqipetaret zihemi kot, kujtojme se gjithcka asht ne doren tone !!
Exact
Besoj ose shpresoj se njerèzit njohin peripecit qè ka kaluar familja Popa por mè e bukura èshtè se nga ç’thuhej mè vonè sigurimi i shtetit kontrollonte ambasadèn italiane nè çdo lèvizje duke ju krijuar njè ambjent pune tè mèrzitshèm.Dhe si konkluzion ku pèrfundoj familja Popa?Rastèsisht nè stacionin e trenave termini nè romè njè njèri i vjetèr me njè valixhe qè e tèrhiqte dhe njè miku im mè thotè,e njeh kush èshtè jo i them,pèr kètè person dhe familjen u mbushèn gazetat duke shkruajtur sepseu futèn nè ambasadèn italiane ndèrsa tani e ke kètu nè stacionin e trenit lart e posht me valixhen.
Jo or mik jo! Sa te kuptosh ti e une ku ishin ato rrenje?? Atehere sdo kishte vuajtje populli sot … me kete mut qe na bene pikerisht keta persona …
Mik-ut. Ndoshta edhe ashtu mund te jete. Ne komentojme ne baze te opinionit qe kemi.
Caushesku u vra se ishte si Enveri.Kurse Ramizi ishte si Iliesku qe ja kishte me te futur Causheskut dhe e tradhetoi.Ramizi ishte tradhtari i rritur ne hije qe na la peshqesh agjentin dhe kriminelin e UDB-se Salih Berishen.
.. Po keta Popa-jt c“fare ishin o zoterinj gazetare ? Thjesht te strehuar pa aresye ne “ambasaden e shteteve te koklavitura ‘? Di Popa -j qe jane nga Pogradeci e tani jane kethyer ne “jAHOBAJ” . Asgje me shume ..!
Per kete felliqesiren R. Alia qe shkatroi Shqiperine duhe vendosur ne dy partite kryesore PD, PS dy kelyshet e tij te bindur. Sle rast pa e permendur ju te temes duke i badhkengjitur dhe dy krimbat e gjirizit Tufa e Kapllanin dhe ngritur meritat se valla ai solli de ne Shqiperi bashke me kelyshet e tij Berisha e Nano. Ai duhet te kishte ngrene plumbin si Caushesku atehere Shqiperia tani do ishte pjese e Europes dhe nuk do kishte keto probleme. Ngordhi si qen po la litarin jashte që te pengoje sa te munde ecen e Shqiperise perpara drejt Europes demokratike e moderne.
Popa-jt ishin njerez borgjez nga Durresi e Elbasani qe kishin rene ne mjerim dhe nuk e perballonin dot jeten normale pa privilegjet e tyre te humbura.Keta u perzgjodhen nga agjentura si njerez pa tru dhe te manipulushem per te krijuar ngjarjen.U perdoren sa kishte nevoje dhe me vone u lane ne mes te kater rrugeve dhe humben si kripa ne uje pa nam e nishan.Ashtu si puna e shume te tjereve qe ashtu si keta u perdoren nga agjentura e brendshme e kryesuar nga Ramiz Alia ne bashkepunim me agjenturat e huaja.Raste ka sa te duash si puna e shume sportisteve qe nuk po i permend emrat.