Gjykata ka dënuar për shpifje ish deputetin e PD Luçiano Boçi i cili akuzonte ish ministren e arsimit Lindita Nikolla se do të bënte tender për dëftesat.
Boçi është dënuar nga Gjykata me70’000 lekë gjobë.
“Sot u mbyll procesi gjyqesor i ceshtjes penale me pale : E demtuar akuzuese, Lindita Nikolla, te akuzuar Luciano Boci dhe objekt : Deklarimin fajtor te vepres penale te fyerjes dhe shpifjes”.
Në përfundim të gjykimit, u vendos që Boçi të dënohet me 50 mijë lekë të rinj, për secilën vepër penale, pra 100 mijë lekë të rinj në total për akuzat e shpifjes dhe të fyerjes.
Por me bashkimin e dënimit, përfundimisht ai do të gjobitet me 70 mijë lekë të rinj.
Ish- ministrja Nikolla paditi ish- deputetin e PD, Luçiano Boçi pasi ky i fundit e akuzoi për vonimin e dëftesave.
Sipas tij, teksa Nikolla ishte në krye të Ministrisë së Arsimit ka manipuluar tenderin për dëftesat, duke vonuar shpërndarjen e tyre. (TemA)
sa mire, keshtu te paguajne te gjithe per cdo shpifje,
akoma nuk keni rene dakord me monedhen ne albanistan, lek te vjetra/reja nuk meret vesh sa jane, perse nuk i beni ne EURO qe te kuptohen?
u keput ne buth per 50.000 lek
futi nje gjobe per 50 milion qe mos ta hap gojen me
Mos se fiket LUCIANA BOCIN se tani nuk ka sa rroge, megjithate e qit lekun se e ha mrapa…….