Grabitja në Rinas, reagon ministrja Balluku: Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri. Shteti do të flasë qartë dhe fuqishëm edhe ndaj TIA-s

9 Prill 2019, 20:48Politika TEMA

Ministrja Belinda Balluku ka reaguar me një deklaratë për grabitjen e ndodhur në Rinas.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe e përsëritur për fat të keq.

Të gjitha përpjekjet e autoriteteve shtetërore për t’i imponuar kompanisë kineze, që mban në koncesion Aeroportin e Rinasit, investimet e nevojshme në sistemin e sigurisë, nuk janë dëgjuar ashtu si duhet.

Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri dhe përsëri grabitësit kanë mundur të hyjnë deri në pistë, duke provuar se në këto kushte aeroporti është i kërcënuar lehtësisht, deri edhe nga akte më të rënda se kaq.

Ky është një alarm, që këtë herë s’duhet të kalojë dhe s’do të kalojë, vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve të TIA për sigurinë.

Këtë herë shteti duhet dhe do të thotë shumë shpejt një fjalë më shumë. 

Fakti që aeroporti njësoj si të gjithë aeroportet në Evropë, nuk mbrohet e as garantohet në sigurinë e vet nga Policia e Shtetit, po nga sistemi i sigurisë së vetë kompanisë, nuk do të thotë aspak se ne duhet e do të rrimë me duart të lidhura.

Aspak. Shteti do të flasë qartë dhe do të veprojë me të gjithë fuqinë e detyrimit për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit”, thotë ajo.(TemA)

24 komente në “Grabitja në Rinas, reagon ministrja Balluku: Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri. Shteti do të flasë qartë dhe fuqishëm edhe ndaj TIA-s”

  1. Alb says:

    Shume vone doli me fol kjo. Edhe hajdutet e pulave nuk vjedhin 2 here me nji vend.

    1. eni says:

      Duhet larguar qelbesira edi rama nga qeverisja qe te bjere ne qetesi dhe te shpetoje shqiperia. Me nje funderrine si Edvin rama plehu vetem krime, vrasje, vjedhje dhe rrembime do degjohen cdo dite ne shqiperi. Nje idiot , psiokopat dhe hajdut dhe i korruptuar si edvin rame haleja do te beje qe shqipetaret te vuajne cdo dite nga nje qelbesire e tille qe shqiperia ka per krymeinister.
      Prandaj i madh e i vogel me 13 prill te dalin dhe te marrin institucionet per tja kthyer ata popullit. Te marrin ne dore fatet e shqiperise qe te huajt po e shqyejne e grabisin dita dites me lejen e edvin te korruptuarit.
      Sa nuk eshte vone Edvin kriminel rames i duhet hequr nga dora cdo lloj pushteti ne te kundert nuk do te kete me shqiperi.

  2. olimpia says:

    Kush e ka bere kete kontrate kriminale qe sigurine e te vetmit aeoroport internacional ja beson nje kompanie te huaj…? Jetojme ne kohe te cmendura,ku vetem paraja,fitimi vendosin edhe mbi gjera te shenjta sic eshte sovraniteti dhe siguria e vendit dhe e njerezve.

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    filloi pingu pongu…

  4. adi says:

    o motra
    ska gje qe shteti ra perseri
    e rendesishme eshte qe sot ata pleqte te bregu i lumit i mbytet ne gjak
    se vjedhin per here te 100 brenda pistes se aeroportit te rinasit 10 milione euro ska gje
    fundja po vijne zgjedhjet duhet nai lek!!!!!
    a se harova
    o motra ke haruar shprehjen fajin e ka saliu!!!!!!

    1. Grigor says:

      Jo mor jo, fajin nuk e ka Saliu. Fajin e kane trapat si puna jote, qe mbajne ne kembe Saliun – nje kufome e gjalle.

    2. Durimi says:

      Adi, duhet te jeshe vlonjate ti g colja, por krahasin e ben gabim shume. Ska gje mushkonje ng colja.

  5. Geri NYC says:

    Hiqjani koncensionin,ky do ishte reagim prej shteti. Ndryshe qepeni gojen te pa afate.

  6. Lani says:

    Sa e lehte qenka te vjedhesh ne Rinas!

  7. Sali kerma says:

    Fusni e burg Fatos Nanon. Ai eshte ideatori i ketij lloj aereporti qe jo vetem eshte i pasigurte por na kushton jo pak direkt ne xhepat tane.

  8. Lani says:

    Ju marrte mortja o kulmi i paaftesise !

  9. ¬ says:

    Të mbyllet kufiri ajror, detar dhe rrugor, deri sa të gjëndet shuma.

  10. Shqupi says:

    Policia e vrau njerin, policia private eshte e kompromentuar nga Saliu, duket kjo sepse te Fevziu eshte ftuar Brecani miku i Saliut.

  11. Shemia says:

    Kjo eshte vazhda e destabilitetit te nisur prej leshimit te shtetit prej grabitesve terroriste Bolshevik qysh kur i shpallen lufte borgjezise nacionaliste, shtator 1943, kur Italia u be Aleate Anglo-Amerikane kunder Wermahtif Hitlerian qe p.o. hynte ne Shqiperia dhe 90 mije Italians I uri e i Detroit robber ne Gjermani. Shtetin e grabitur me arme e leshoi si placke te vjeterjar qe s’ i duhej me. Mos u cudtni, ata qe e moren shtetin e leshuer e trajtuan si mall pazote.

  12. Gjergji Simaku says:

    Me thoni qe nuk kam te drejte me kete bundren!!! Me degjoni kjo vec per orgji e ks mendjen. Zoti te vere dore mbi te sic vuri mbi gjyshin e saj. Poshte Hyrremi i Sulltan Gjatoshit….

  13. Niku says:

    Jemi thjesht qesharak. Ne me pak se 3 vjet i vetmi aeroport nderkombetar “grabitet”.. per 2 here, ne 3 te drekes?!?! Duhet shume kurajo te japesh deklarata per shtyp… Heshtja dhe turpi jane me te ndershem..

  14. Artjon says:

    Deri sa vjedhjet e valixheve te pasagjereve ndodhin nga momenti kur zbarkohen bagazhet deri te pika e futjes ne terminalin e mbrritjes, tregon se hajdutet jane punonjes te aeroportit. Kur informon per vjedhjen s’na I ka vene kush veshin, as aeroporti, e as siguria e aeroportit.
    Znj. Balluku, hajdutet e parave jane jashte por bashkpuntoret jane aty BRENDA.
    Dhe prej ketyre hajduteve bashkpunetore siguria eshte gjithmone e rezikuar. Lere policine te merret me hajdutet e milionave e merru me hajdutet e Rinasit se sot vjedhin bagazhet e pasagjereve e neser do ndihmojne te “vidhem” avionet me gjithe pasagjere.

  15. AQIFI says:

    Po kjo “yneri” c`fare ministre eshte ?

  16. Ada says:

    Ju vazhdoni perseri jepni koncensione aeroportesh se mire e keni.

  17. ideali says:

    Ajo eshte vet shteti dhe shteti ka rene.Sigurisht keshtu do te ndodhte kur ui gjati i cmendur dhe i degjeneruar gjer ne palce po bie me shpejtesi drejt humneres.Mjere populli.Pas deres eshte nje tjeter i bllokut.Tulipani i Hollandes, po zog inkubatori i Bllokut te krimit.

  18. Haki Cobani says:

    Kshu eshte kur ja jep aeroportin kinezeve !!! Kinezet e moren vetem per te fituar dhe skane ndermend te investojne asnje lek deri sa ta shtrydhin mire aeroportin. Pastaj do ikin duke e shit per aq sa te kapin. Shteti jone legen qe po te ishte shtet normal ( jo me bole) e kishte ble aeroportin qekur donte ta shiste ai qe e kishte para kinezit. Po keto jane te gjithe brekgrisur qe nuk shofin me larg se hunda e tyre.

  19. Vlashi says:

    Ik mi legene vetem per kete pune qe sje turp me qene ti ministre!!!!!!!

  20. Alesia says:

    Zonje, aeroporti i Rinasit është pikë kufitare, prandaj ajo që ndodhi dje nuk duhet kaluar me nje ndjesë. Ja, ta zëmë se këta koncensionarët u blenë, a e dini se me këtë lloj sistemi mund te vihej ne rrezik siguria kombetare.Pastaj si mundën te futeshin thjesht me nje ID të rremë , se saktësisht nuk e dime çfarë ka ndodhur. Keta qe kanë te drejtë te futen ne aeroport duhet te kene nje element sigurie gishtash po retine, me mjë fjalë masa tepër strikte. Pastaj, si ka mundësi që të arratisurit e tipit Van Dam nuk ishin identifikuar që ishin ne Shqipëri. Lëshoni identikitet e tyre dhe ndoshta edhe popullsia sensibilizohet për praninë e tyre ne territorin e Shqipërisë. Me një fjalë keni nevoje për trajnim jo vetem ne fushën e drejtësisë, por edhe të sigurisë kombëtare. Pastaj per keta supermenë hajdutë vini disa postblloqe, që tua bëni punën disi më të vështirë.

  21. dorela says:

    Po kur shteti e jep me koncesion aeroportin ke kinezet, cfare pret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje