Legjenda Pele lë spitalin, Maradona i uron shërim të shpejtë me një foto 40 vjeçare

10 Prill 2019, 16:32Sport TEMA
Legjenda Pele lë spitalin, Maradona i uron shërim të shpejtë

Të dy kanë mahnitur botën e futbollit. Edhe pse luajtën në epoka të ndryshme krahasimet mes tyre nuk përfunduan asnjëherë. Ndërkohë, në ditët e fundit legjenda e Brazilit ishte shtruar në spital, në Francë si pasojë e një infeksioni.

Megjithatë, ‘O’Rey’ e ka hedhur pas momentin negativ dhe ka dalë nga spitali, teksa u kthye në Brazil.

Në tokën e tij, idhullit të tifozerisë braziliane i është përgatitur një mirëseardhje e ngrohtë teksa nuk munguan as batutat e Pele i cili tha se nuk do të ishte në gjendje për të luajtur të dielën.

Ndërkohë mes shume mesazheve, Pele ka marrë edhe mesazhin e Maradonës. Argjentinasi ka zgjedhur një foto të shkrepur 40-vjet më parë për të uruar 78-vjeçarin. “Kjo foto ka mbushur 40 vite. Ishte në Rio De Zhaneiro, kur u njohëm personalisht. Sa të rinj ishim.

Të uroj një shërim të shpejtë Mbreti Pele, forca”, ishte mesazhi i cili shoqëronte foton e Maradonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje