VIDEO/Skandali 640 mijë $: Pas dy orësh në Prokurori, rektori del nga dera e pasme dhe i fshihet medias

10 Prill 2019, 13:41Kronika TEMA

Rektori i Universitetit Bujqësor në Kamëz, Bahri Musabelliu është marrë sot zyrtarisht në pyetje nga prokurorët në lidhje me skandalin e ndërtimit të një murri rrethues gjysëm metri të lartë dhe një porte në UBT me një vlerë prej afro 640 mijë dollarësh. Ai është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës në orën 10:00 të paradites së sotme dhe për më shumë se 2 orë ka dhënë shpjegime në cilësinë e personit të hetuar dhe që ka dijeni në lidhje me çështjen penale që është hapur.

Bahri Musabelliu ka mbërritur në prokurori nga hyrja kryesore dhe pas marrjes në pyetje është përpjekur që të shmang ballafaqimin me kamerat dhe gazetarët që qendronin te hyrja e organit të akuzës për ta pyetur në lidhje me çështjen për të cilën dha shpjegime para prokurorëve. Siç shihet edhe nga pamjet, ai ka zgjedhur një nga daljet dytësore të oborrit të prokurorisë dhe më pas nëpër shi ka hipur në makinën e tij që e priste në një nga rrugicat aty pas. Fakti që Musabelliu iu shmang medias duke ikur vjedhurazi, tregon qartë që ai ka qenë vërtetë i tronditur nga kjo seancë pyetjesh dhe provat dhe faktet që prokurorët i kanë vënë para në tavolinë për këtë aferë të dyshuar korruptive.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për procedurën e lëvrimit të një fondi prej 640 mijë dollarë, me qëllim ndërtimin e një murri rrethues dhe një porte, ndërsa dosja penale është regjistruar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Krahas tij object i këtij hetimi për këtë skandal janë dhe dy zv/rektorët e këtij universiteti Sulejman Sulçe dhe Remzi Keco.

12 komente në “VIDEO/Skandali 640 mijë $: Pas dy orësh në Prokurori, rektori del nga dera e pasme dhe i fshihet medias”

  1. Mimoza says:

    Ka vjedhur pa hesap , mbase ka ardhur dita ta zene hakat e studenteve dhe gjithe popullit ! Te vihet drejtesi per keta maskarenj qe kan abuzuar

  2. Mimoza says:

    Ka vjedhur pa hesap , mbase ka ardhur dita ta zene hakat e studenteve dhe gjithe popullit ! Te vihet drejtesi per keta maskarenj qe kan abuzuar VETing dhe ne shkolla

  3. Nazmi says:

    Hajdut nje jete kshu qe te vej brenda se jan pasuruar nga leket e popullit . Do te pengoj dhe ndertimin e shkolles ky kur brenda shkolles ka len te ndertohet universitet privat . Matrapaz te japi dorheqjen dhe tiki ne burg

  4. Bobi says:

    Jep dorheqjen dhe zhduku qe aty hajdut!

  5. Renato says:

    Paska zot ! Do e zen hakat kete dhe tgjith ata qe kane abuzuar po ky eshte dhe me manjak se sdo sa te ndertohet vec vjedhjes pengon dhe zhvillimin …

  6. Narjoli says:

    E njohin te gjithe ca hajduti eshte . Hapjani burgun se po behet gati mduket

  7. Klotilda says:

    500 mij euro murin njishi me aq behet nje shkoll e re ! Matrapaz i grades ZH. Burg dhe tjapi dorheqjen

  8. Zana says:

    Jep dorheqen dhe ik zhduku qe aty se nga njerez si ju kemi ngel ketu ku jemi ne . Drejtesia ta fusi ne burg dhe mjaft me me hajduterira

  9. Matilda says:

    Ishalla po e fusin brenda se ka vjedh leket e popullit ky bashke me zagaret qe e karikojn qe te pengoj shkollen e re ! Lere detyren e rektorit dhe jep dorheqjen ik .

  10. Andi says:

    BURGE PER KETE HAJDUTIN! DHE TE IKI NGA DETYRA HIQANI DHE TITUJT QE MUND TE KET DHE VERINI DAMKEN E HAJDUTIT TA KETE GJITHE JETEN TA SHOQEROJ BREZE PAS BREZI

  11. Mikeli says:

    Futeni brenda , bejeni sefte kete vrk-rsin qe ka vjedh leket e popullit ! Hajdut me diplom . Ca ka ky me shume se hajdutet e tjere … brenda

  12. Bedri says:

    Jep doreheqjen Bahi, se le nam!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje