Prindërit e Marvi Mihalit shpërthejnë ndaj gjyqtarëve: Fatin tonë të zi e provofshin këta plehra që abuan me vendimin, djalit tonë i lëvizi pllaka e varrit sot me këtë tallje

11 Prill 2019, 12:32Kronika TEMA

Prindërit e Marvi Mihalit që u vra me thikë pas një konflikti banal, kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Tiranës  e cila ka dënuar sot me 19 vite burg agresorin  Dejvis Bitraj dhe me 12 vite burg Eugen Bitrajn, Kridens dhe Marsel Allën.

Pas vendimit kanë shpërthyer në akuza të rënda prindërit e viktimës, duke thënë se sa të kenë jetë nuk do t’i ndahen drejtësisë dhe kanë mallkuar gjykatësit që një fat të tillë ta provojnë në fëmijët e tyre.

“Sot djalit tim i ka lëviz pllaka e mermerit në varr. Sa të kem jetë të gjithë ata që janë përlyer në këtë histori të ndryrë do të përgjigjen, kjo është tallje, ai e theri, i nguli thikën dhe gjykatësi ndryshon kualifikimin e vrasjes, heq paramendimin, lë vrasje në bashkëpunim me dashje, që të abuzojnë me vendimin. Nuk i bëhet vonë që vdiq djali im, fatin tim të zi e provofshin gjykatësit, në radhë të parë”- tha nëna e Marvi Mihalit.

Ndërkohë që për mediat ka folur edhe babai, Pavllo Mihali. “Mallkimi i tim biri i ndjektë këta plehra, si i ndërrojnë falsifikimin, ç’është kjo drejtësi”, tha ai.

4 komente në “Prindërit e Marvi Mihalit shpërthejnë ndaj gjyqtarëve: Fatin tonë të zi e provofshin këta plehra që abuan me vendimin, djalit tonë i lëvizi pllaka e varrit sot me këtë tallje”

  1. Denisi says:

    Drejtesia eshte e thjeshte o shtet i korruptuar. Atij qe nguli thiken, burg perjete.
    Duhet te shkruhet qarte ne kodin penal qe gjyqtari te mos flase fare vetem ti bjere cekicit.
    Fatkeqesi e madhe sa te ndjeshem jemi kundrejt jetes dhe parase.

  2. Spartak Avukat Anglosakson Ngjela says:

    Vetem Ligji i Kuranit ben Derman

  3. lani says:

    ka dhane leket ai mgjykatesit cfar folni kshu asnjehere skemi pas shtet ne vetem maskarenjt kan drejtuar shqiprine

  4. lavdosh says:

    rekomandoj qe te ulin gjakrat dhe ne shqiptaret te mos ankohemi per cdo gje
    Nuk dime gjithe historine, denimi jepet duke marra parasysh rrethant
    Per kete jane gjyqtaret.
    Asgje nuk e kthen djalin ne kete jete, u prefte ne paqe, gjykimi u dha, njerezit duhet te ecin perpara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje