Pse nuk reagon AMA dhe Policia e Shtetit për dy "delinquentet" e "Ora Nwes"

11 Prill 2019, 19:19Blog TEMA
Pse nuk reagon AMA dhe Policia e Shtetit për dy "delinquentet" e

Nga Ilir Yzeiri

Ka disa orë që në rrjetet sociale po qarkullon një video e një emisioni që shfaqet në televizionin « Ora Neës » të një moderatoreje me emrin Roza Lati, e cila në fund të emisionit bashkë me të ftuarën një farë këngëtareje me emrin Kordana Kingji dredhin një cigare marijuhanë dhe pa iu dridhur qerpiku thonë se emisioni ynë është argëtues dhe jo edukativ.

Nuk kam ndërmend të shpjegoj për këtë dy vajza mendjelehta dhe pa integritet se çfarë është kultura dhe edukimi dhe se si përmes artit dhe kulturës njerëzit më së shumti argëtohen, por edhe edukohen me ndjenja të thella. Nuk është ky qëllimi i këti reagimi. E kam fjalën tjetërkund.

Të kuptohemi, secili është i lirë që në jetën private, larg syve të të tjerëve, të bëjë çfarë të dojë dhe mund ta shkatërrojë jetën e tij me gjithçka të ndaluar. Natyrisht, shoqëria i informon të gjithë se çfarë është mirë dhe çfarë është keq. Ne, për fat të mirë, jetojmë në demokraci dhe lirinë e  të zgjedhurit dhe të vepruarit e kemi fituar me pashë. Secili është i lirë të çmendet sipas mënyrës së tij. Mirëpo, ka një ndryshim drastik midis jetës private dhe jetës publike. Cilido transmetues publik qoftë privat, qoftë jo, është i detyruar t’u përmbahet disa rregullave dhe ligjeve të shkruara. Atë hapësirë që të jep televizioni apo cilado medie tjetër askush nuk mund ta përdorë për të kryer vepra penale. Dhe, në këtë rast, ato dy vjaza kanë shkelur rëndë ligjin.

Ato kanë shkelur ligjin 97/2013 PËR MEDIAT AUDIOVIZUALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, nenin 4 pika b) që thotë : b) veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton paanshmërisht të drejtën për informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin dhe të drejtat e liritë e tjera themelore të njeriut. Kjo veprimtari respekton në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve;

dhe nenin 33, pika d që thotë : të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale.

Pra respekton fëmijët dhe nuk transmeton programme që ncisin vepra penale. Sipas kodit penal po ashtu është e ndaluar përhapja, reklama dhe përdorimi në publik i lëndëve narkotike.

Të gjithëve na kujtohet një plakë e mbaruar që ishte në burg se i kishin gjetur disa kg hashash në shtëpi dhe të gjithë e mbajnë mend vizitën e Edi Ramës dhe amnistinë që i premtoi asaj. Dhe bëri shumë mirë. Po këto dy delinkuente që nuk njohin asnjë filtër dhe ai televizion që i lejon këto marrëzira penale çfarë kanë më shumë se ajo plaka e mjerë. A e dinë këto se argëtime të tilla shkatërrojnë fëmijët dhe se të bësh propogandë për të pirë marijuhanë në një medie publike është krim ?

Ne jemi një shoqëri e shthurur dhe pa asnjë filtër. Kemi kaluar nga diktatura në një shkatërrim total të gjithçkaje dhe nuk pyesim as për fëmijët që i helmojmë qoftë me këto programme qoiiftë edhe me disa tekste idiote të shkollave.(TemA)

VIDEO: Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare përgatisin cigare marijuane live në mes të emisionit

29 komente në “Pse nuk reagon AMA dhe Policia e Shtetit për dy “delinquentet” e “Ora Nwes””

  1. Edukimi tv says:

    Drejt, Ilir, kam reaguar edhe në opinionet pas botimit të lajmit nga TemA. Do të shtoja se veprimi i tyre i kalon edhe pritmëritë e qëndrimit të AMA, mbase i takon edhe Rendit të merret me këtë punë.

    1. Amy says:

      po, i takon Prokuroriese te merret me kete ceshtje, ne nje vend perendimor demokratik qe drogat jane te ndaluara me ligje, do kish vepruar menjehere prokuroria, ato te dyja jane dy budallacka qe zor se i she njeri emsionet e tyre, ndoshta vetem te aferm te tyre, se te vjen per te vjell kur i shikon dhe degjon te cfare niveli zero jane,!!!

  2. Flutura says:

    Mungon nje flamur i mbeshtjelle me nje sistem vlerash, pasi me shkaterrimin e komunizmit gjithshka u quajt e keqe, ose shumica vulgare l eshte nenshtruar nga frika atyre vlerave dhe mezi priti te clirohej prej tyre.
    Ne kete tridhjetvjecar eshte rritur nje gjenerate e coroditur me prinder te korruptuar e te degjenereruar ne qelize. Si rrjedhoje edukatore, mesues, profesore, drejtues institucionesh si vlere kane pasur parane. Ata nuk kane promovuar meriten dhe vlerat…dhe keto dy moderatoret jane aty jo per merite e as per vlera…dhe te tjera si ato jane ne radhe per tu promovuar. Duhet shume kohe shume per te kultivuar njerez.

    1. mik says:

      Flutura – mbyllja e komentit tand : ” Duhet shume kohe shume per te kultivuar njerez “, asht absolutisht e sakt.
      E di qe ti nuk e aprovon dhe nuk dua te provokoj debat por, Cfar do presesh nga nje popull kur i eksekutohet e gjith berthama intelektuale, e kur i eksekutohet cdo virtyt , me qellim qe te krijohet njeriu i ri socilist ? Nji krejese qe ne vend te gjakut kishte helm, e vend te ides kishte vetem urrejtje.
      Kjo gjenerate e coroditur, si thua edhe vete, asht produkt i atyre prinderve te korruptuar qe u rriten ne nje sistem pa vlera, ne nje sistem ku vlere quhej vetem devotshmeria per partine. Ne nje vend ku populli arsimohet, punesohet, gradohet vetem pse bertet rrofte partia, ca do presesh me teper ?

    2. Org Hope & Peace SHBA says:

      Ne menyre shume edukative dhe ligjore e keni trajtuar problemin Ilir. Degjenerimi nuk ka brire. Edhe ne emisione te meparshme kemi pare shfrenim, jo argetim nga kjo moderatore. Nje shembull negativ per brezin e ri, sidomos per vajzat e reja. E denojme kete akt.

  3. Klevis says:

    Me lejoni the them se pari se i gjej artikujt tuaj shume vlefshme. Edhe pse kesaj here nuk jam plotesisht dakort. Gjeste te konsumimit te mariuanes(edhe banale) i gjen sot kudo neper videoklipe kengesh te famshme neper bote. Vlen gjithashtu te shtohet se disa vende te perparaura ose e kane legalizuar(Kanadaja mese te tjerash) ose jane drejt asaj rruge.Aktualisht ne Europe tolerohet gjeresish deri ne ate pike sa veshtire se gjen njeri qe nuk e ka provuar. Ne fund te fundit nuk eshte se eshte provuar shkencerisht me i demshem se alkoli qe reklamohet gjeresisht(per ironi me se shumti ne kohe festash). Personalisht i shikoj te shendetshme gjeste te tilla lirie,prookuese qe sfidojne moralin e pa moralshem(packa paksa banale ne kete rast).

    1. era says:

      Per Klevisin – dmth sipas logjikes sate te fillojme te tregojme ne TV edhe si te pijme kokaine…mqs marijuana qenka e legalizuar sipas teje kjo qenka thyerje tabush!!?? WTF per trute qe ke!! Ne cfare vendi te Europes qe e ka legalizuar marijuanen ke pare ti qe ne television te tregohet si te bejme gati dhe te dredhim nje cig marijane?? Legalizim do te thote qe mund te tregtohet ne locale/dyqane te licensuara nga shteti dhe te kontrolluara prej tij por kjo nuk perjashton faktin qe marijuana ka efkte te demshme, ndaj dhe nuk lejohet reklama e saj si product, ndaj boll fole brockulla, mos e mendo komsumin ne nje television publik si modernizem dhe sfide ndaj imorales karafil I vogel!!!

    2. Flitura says:

      Klevis, nuk eshte shqetesimi se mariuana eshte e paligjshme. Po sikur te tymoste duhan, meqenese eshte i ligjshem? Te duket normale kjo?!

    3. Dixhiderrisha says:

      Sipas teje ,o karafili Klevis, mqs në shumë shtete është e lejuar edhe profesioni i punonjëses së seksit, nuk ka gjë nqs e shikojmë edhe në tv??!!

    4. Blanco says:

      ke pare ndonje emision ne tv ti qe pihet hashash live? Na e trego, qe te te besojme, se na cudite

    5. Andi says:

      Pershendetje Klevis,
      pike se pari pergezime per shprehjen e mendimit tend pa banalitete dhe nje artikulim te mire te asaj qe do te shprehesh.
      Se dyti, eshte e vertete qe kudo neper videoklipe kengesh te famshme sheh konsumim lendesh narkotike por:
      Ne keto vende videoklipe te tilla qe behen publike marrin nje veleresim nga autoritetet respektive per audiencen qe do kete akses ne kete gje, megjithate s’eshte kjo ceshtja, ceshtja eshte dmth qe Curtis Lee Walker dhe Denziss Jackson ne ’93 ne mos gaboj i ngriten nje prite dhe ekzekutuan nje oficer policie, te 2 te influencuar nga kenget per vrasjen e policeve nga 2Pac Shakur. Nuk dua te them qe eshte faji i 2Pac-ut por ai ishte nje ndikim i madh ne ate veper penale edhe pse ne menyre jo te drejte per drejte dhe pa vete dije. Ndoshta dhe keto te 2ja bejne te njejten gje por tani qe e dim se c’ndodh ne te tilla situata eshte mire qe ti parandalojme.
      Por, ajo c’ka eshte me e rendesishmja eshte qe, vertete disa vende te perparuara si “Kanadaja” e kane legalizuar dhe se shkencerisht nuk eshte provuar qe eshte i demshem (per aq sa me intereson mua marijuana mund te jete po aq e demshme sa caji i malit) e gjithe ceshtja permblidhet ne fund ku ligji shprehet qarte per dicka te tille. Nese ekziston nje ligj i cili e konsideron veper penale te pish uje ne publik, dhe ti pi uje ne publik sepse eshte nevoje e trupit te njeriut per te jetuar perseri kjo perben veper penale dhe askush nuk lejohet te dale mbi ligjin. Dhe kjo tipja sic duket eshte duke abuzuar rende me kete gje. Ne fund te fundit me aq sa pashe une, nuk ishte nje emision “entertaiment” ai qe ka publikuar kete video ne instagram. Ishte nje individ qe perpiqet te beje te duket Cool nje Rizël.

      Per fat te keq, nuk jetojme ne Amerike ku cdo kush mund te hedhi cdo kend ne gjyq per cdo lloj arsye. Jetojme ne shqiperi ku gjykatat kane aq shume pune sa sja vlen fare dmth te merren me to.

      1. Klevis says:

        Pershendetje Andi,
        Ne parim edhe une e mbeshtes llogjiken tende.
        Problemi qenderon se vetem disa vite me pare kishim ligje qe psh: Grate nuk ishin te lejuara te votonin, Njerzit me ngjyre bliheshin dhe shitetshin si sende(skishin liri), Homeseksualet vriheshin rendomte dhe lista vazhdon… Ekzistenca e ligjeve jo domosdoshmerisht e ben nje kauze te moralshme apo te drejte. Sigurisht qe ligji duhet te respektohet(ne djenin time aty ska veper penale se nuk eshte konsumuar). per mendimin time nje shoqeri duhet gjithmone te lere nje dritare lirie te hapur per diskutime, provokime kendveshtrime ekstravagante(sic po bejme ne tani). Un kam bindjen se mbase disa vitesh, brezi pasardhes do qeshi me ne qe ndalonim marjuanen ashtu si ne tani meshirojme ata qe nuk lejojin femrat te votonin….

  4. alma tirane says:

    turp , rrace muti, xhins haleje. turpi botes i nje tv pa asnje nivel intelektual

  5. Lasgushi says:

    Po çfare pretendon ti nga kjo rini injorante? Ne shkolle mesohet kushtetuta dhe legjislazioni shqiptar ne menyre qe me pas qytetari te respektoje ligjet? JO! Ateher ai popull do te ngelet perhere injorant e koke bosh!

  6. Whitesnake says:

    Se mos di te beje gje tjeter kjo!
    Si e ema!

  7. femra injorrante prostituta me leke surrat silikoni qe nuk i njofin nenat e veta ! ordinere ne nje tv ora njuz banal ordinere ! turp pale ai emisioni i mengjesit me zogun e tiranes qe thone perversitete !te vjen per te vjelle ! mbylle kete tv te ndyre i shtet legen !

  8. Monika says:

    Dava putanash..

  9. I says:

    Mos u sekelldisni shume. Ne jemi karikatura e perendimit. Ka nje shthurje totale dhe ne perendim, ne thjesht e bejme pak me te trashe.

  10. Popull says:

    Sakte e ka autori shkrimit! Gabim te gjithe ne qe mendojme se behet fjale vetem per dy putana. Ne jeten e tyre ato ta shqyejne fare (si thote dhe Iliri) po ne TV i shohim te gjithe, femijet te paret. E kemi shkaterruar veten ne ate pike sa donte Saliu dhe familja e tij. Shoqeri e coroditur qe nuk po gjejme dot veten. Merremi gjithe diten me politikanet dhe gallatat qe prodhojne ata ne vend qe tju tregojme vendin.

  11. Vjola says:

    Te lumte Ilir .

  12. sikur jane mbi hurin e mashkullit

    Televizioni shqiptare gjithandej me ndonji perjashtim te vogel

    eshte shdnruar ne nji bordello mbush me putatina

    Serin e ardheshme kena me pa porno ne TV-it shqipcare

  13. Vjosani says:

    Te lumte mendja dhe pena i dashur Ilir!b Nje shkrim i denje per tu botuar nga te gjitha mediat tona te droguara me politiken e dites pa politike.

  14. Enea Shehu ndryshe lakja says:

    Bravo vajza ishte nje super rreklam per hashashin, pa drogj ska jet, shijoheni jeten o njerez tmbaruar??

  15. Ardjan says:

    Edhe vet tv. Ora është made in kanbis.

  16. Sit back and relaks■●▪ says:

    Me vjen keq per brezin e komunizmit te dulles por e ardhmja nuk eshte ajo qe lame pas por ajo qe na pret perpara, nqs europa do shkoje drejt legalizimit te hashashit ashtu sic legalizoje edhe sumçet edhe shqiperia qe vdiq per pak BE do e legalizoje e ska ku ta luaje sumen ashtu sic nuk pati ku ta luaje kur legalizoi sumçet si kriter per tu fut ne BE. Me vjen keq per brezin e Dulles po duhet ta kuptoni qe ka ca gjera qe nuk i ndaloni dot. Fundja Flutura etj Flutura si Flutura dhe Ilir Yzeiri duhet ta dine parrullen e kohes komunizmit te Dulles “Ku eshte rinia eshte e perparuara” dhe “Si eshte rinia sot, do jete shqiperia neser”. .

    1. moni says:

      Po na permend vetem nje gjest te ngjashem diku ne “boten e qyteteruar” ku prezantuesja dredh marjuanen ose hashashin live? Progresi gjendej njehere e njekohe tek rinia qe studionte dhe punonte, por ti si i lindur pas ’90 kete gje nuk ke si ta dish. Aq sa ngaterron legalizimin e kanabisit me pirjen ne tv ne nje orar ku minimalisht gjithe femijet mund ta shikojne lirisht. Tani i bie te promovohet pirja e alkoolit, rrahja, dhuna, bullizmi, sepse programi ka per qellim antikulturen? Daku brezi juaj do perfundoj ne vetvrasje pa mbushur 40 vjec!

  17. animas says:

    Ajo qe per mua smund te quhet moderatore vjen nga llumi dhe llumi ska si te nxjerre gje te paster….

  18. Titi says:

    Mos harroni se pronari i atij televizioni o pjese e hashashit. Ket e din fort mire Kastro Myftari i Ju flet Moska qe e ka dhurate emisionin dhe pagen qe i jep Yll Nroqi se i zbuloi se nga Hashashi kish nru emrin ne mbiemrin e vertet qe kish Xhemail Pasmaçi. Naj ne kto dy femnat badallaqe jon tfrymezume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje