Qindra banorë e simpatizantë të selisë blu i janë drejtuar me një peticion ish kreut të PD, Sali Berisha, në të cilën shprehin indinjatën e tyre ndaj protestave të organizuara nga drejtues të PD kundër ndërtimit të shkollës së re “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz.
Në peticionin drejtuar Berishës, banorët theksojnë se shkolla e re e planifikuar për t’u ndërtuar nga Bashkia e Tiranës do i shërbejë një komuniteti të gjerë prej 30 mijë banorësh. “Ne, banorët e Kodër-Kamzës, ku jeton një komunitet prej rreth 30 mijë banorësh, ditët e fundit jemi çuditur nga protestat e organizuara nga disa pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të drejtuara nga dhëndri Juaj, z. Jamarbër Malltezi, të cilët, me sa kemi dëgjuar në media, kundërshtojnë ndërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe gjimnazit “Nënë Tereza”, thuhet në peticionin e banorëve.
Ata theksojnë se nevoja për ndërtimin e kësaj shkolle është e hershme dhe fëmijët detyrohen të udhëtojnë çdo ditë me kilometra për t’u arsimuar në shkollën e Laprakës.
“Dëshirojmë t’Ju sjellim në vëmendje se kjo shkollë është një kërkesë të cilën ne ia kemi bërë prej vitesh Bashkisë së Tiranës, për arsye se në zonën tonë nuk ka as shkollë 9 vjeçare dhe as gjimnaz, dhe fëmijët tanë detyrohen të udhëtojnë çdo ditë me kilometra për t’u arsimuar në shkollën e Laprakës”, theksojnë banorët e Kodëz Kamzës.
Ndaj, ata i kërkojnë ish-kreut të PD-së që të ushtrojë ndikimin e tij të fortë në parti dhe të vendoset në pozicionin e vjehrrit dhe të gjyshit, për t’i dhënë fund protestave kundër ndërtimit të shkollës “Nënë Tereza”.
“Të indinjuar nga protesta e pakuptimtë kundër shkollës që i sjell veç të mira komunitetit tonë; Të shqetësuar që fëmijët tanë bëjnë çdo ditë deri në 10 kilometra për të shkuar në shkollë; Të fyer që dhëndri Juaj po bllokon ndërtimin e shkollës sonë, në një zonë që ka mbështetur historikisht PD; Ju drejtohemi Juve ngaqë besojmë se PD nuk ka lider tjetër, duke Ju kërkuar të viheni në pozicionin e vjehrrit dhe të gjyshit, dhe me ndikimin Tuaj t’i jepni fund protestave kundër ndërtimit të shkollës “Nënë Tereza” sepse edhe fëmijët tanë meritojnë të mësojnë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre të Tiranës. Me shpresë se ndërhyrja Juaj do ta zgjidhë problemin tonë”, thuhet në peticionin.
I luten familjes se Satrapit me shume fuqi , jo te ndertoje shkollen, por qe te lidhe zagarin qe te n’a leje ta ndertojme shkollen se perndryshe na kafshon. Saliu s’ka femije, ka zagare qe i komandon me fershellima ose me nje te levizur te dores. Dhe po deshi ai zagaret vijne edhe kafshojne. Mendo ky ka qene presidenti i shqiperise. Te kishim pas Kabilan e Somalise do kishim qene shume te nderuar ne krahasim me kete zuzar.
Shpimpatizantet demokrat do bajn n’rregull me e dergue Salen ne jetimore, aty ka shkue edhe Drama.
Te dy te kalojne ditet e pensionit e te kujtojne kohet e arta kur ja zhysnin njeri tjetrit por jo vetem. Edhe Shqiptareve ” i mean, IL POPOLO”, kane mbetur te kenaqur nga zhytja.
Akoma nuk ka ik per lesh bubi Pedeja? Po c’presin keto te rinj te behen te zotet e vetes dhe pedese? apo presin nga gjyshi madh ti bijne qylit?
Nuk ka patur personalitete te tjera ky popull qe nga Lashtesia,por ngeli me nje misionare me qellime antikombetare si Tereza?
Kaq servila jini katandisur kundrejt Rome’s se Duces qe kokallat (Kockat) e Pirros se Epirit levizin nga vendi per krimet e Romes.
Po ju e consideroni veten pasardhes te nje popola te “Lashte” ju marte e mira,se Identitetin turk nuk e hiqni dot.
E vleresoni nje plakushe me qellime politike te Perandorise se Natos me shume se shum Patriote te tjere qe kane dhene gjithcka per kete Komb?
Ku eshte respekti nder fetare ketu?
A jemi vend “Laik” apo Protektorat I Romes shkaterrimare.
Pak respekt per historine dhe gjakun martire te Epirit.