Një element i cili tregon sesi funksionon shteti ynë!

13 Prill 2019, 15:34Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Pak vite më parë, lajmi kryesor që e pllakosi për ditë me radhë median tonë ishte sesi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare mori pjesë një biznesmen serbo- boshnjak!

Sot e kësaj dite, politikanët shqiptarë të asaj dite dhe të sotëm nuk “e gjejnë” përgjigjen e prezencës së njeriut që tronditi kinse rëndë jetën shqiptare. Ai u anatemua, iu gjetën lidhje pa fund okulte me administratën pro-Sllobo dhe siç ndodh rëndom u rehabilitua nga vetë media jonë. Tek e fundit çfarë rëndësie ka Mbledhja e Sigurisë Kombëtare?!

Damir Fazlliçit iu përmendën lidhjet me ish-zyrtarët e lartë që shkaktuan luftërat ballkanike, bizneset, por ascila nga ato nuk ishte më e rëndë sesa pjesëmarrja e tij in person në Këshillin më sublim të Shtetit shqiptar.

Asokohe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha me tagrin e vet por edhe fuqinë mbi të gjithë strukturën e shtetit shqiptar as nuk e përfilli autoritetin e presidentit duke lehtësuar gjithçka. Mbase s’është koha të rikthehemi në motivin e qëndrimit të tij sesa në faktin sesi një personazh aq i përfolur mundi të jetë në një mbledhje sublime dhe të detyrueshme për shtetin, ku janë prezentë vetëm strukturat më të rëndësishme të vendit.

Është pikërisht kjo instancë, ku Presidenti i vendit kontrollon nivelin e përgjegjësisë së instancave të Ekzekutivit dhe të gjithë shtetit që lidhen me Sigurinë Kombëtare. A ka ndryshuar gjë vallë?

Qysh vjet në muajin Maj kjo mbledhje nuk është realizuar, kurse Shqipëria është përballur vazhdimisht me probleme të Sigurisë së saj dhe cënime të saj. Duke e nisur nga fundi, që vjen me grabitjen në Rinas, në një objekt të rëndësisë së veçantë, duke vijuar me shpërthimet në shtyllat e tensionit të lartë dhe ngjarjet e tjera të rënda ngado, që përfundojnë me një retorikë lufte të opozitës dhe përjashtuese së të gjithë politikës. E të mendosh, Këshilli mblidhet njëherë në tre muaj (Duhet).

Duke u kthyer pas, pas mbledhjes ku pjesëmarrës do të ishte biznesmeni i njohur sllav Fazlliç, radha e mbledhjes së radhës të Sigurisë do të vinte pas plot gjashtë vitesh!! Deri më atëherë, gjumin e presidentëve shqiptarë nuk e prishi as skandali i shpërthimit të frikshëm të Gërdecit por dhe katër të vrarët e 21  janarit, por veçse akti terrorist i ndodhur në mjediset e revistës së përjavshme satirike “Charlie Hebdo” në Paris. Ajo që pasoi Evropën me siguri mund ta prektë dhe vendin tonë, por kjo nuk do të thoshte që të mos respektohej rregulli që ky institucion sublim të mblidhej sipas rregullit njëherë në tre muaj, ku institucionet e shtetit kanë se çfarë mund t’i thonë dhe të paralajmëronin njëri-tjetrin.

Presidenti Ilir Meta nuk është se e ka prishur këtë rregull. Mbledhja e fundit është bërë në Majin e shkuar dhe energjia e tij shkoi më shumë në një ekuilibër formal sesa realisht në problematikat që e shqetësonin vendin. Në fakt, referuar sitit të presidencës mbledhja ishte për të përcaktuar: Gjendjen e Sigurisë Kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018; Kontrollin dhe menaxhimin e integruar të kufijve, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm; emergjencat civile; siguria e infrastrukturave strategjike portuale dhe aeroportuale dhe mbrojtja kibernetike.

Në mënyrën sesi Ekzekutivi e sheh Presidencën apo kjo e fundit reagon, kupton se shteti shqiptar është i paqartë me strukturat e veta. Opozita e trajton maxhorancën si formacion armik me të cilën nuk mund të bisedohet, madje duhet të eliminohet, kurse më keq akoma me mënyrën sesi funksionon shteti ynë kupton se: Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk ka asnjë funksion. Ndaj, kjo bën që në mbledhje të jetë Damir Fazlliç, që Këshilli të mos mblidhet edhe për çështjet më madhore dhe më shumë akoma: Shteti ynë të mos ketë nevojë për një institucion që të kontrollojë gjendjen e sensorëve të Sigurisë. Shqipërisë i pëlqen virtualiteti dhe është pjellë e rastësisë (kujtojmë Konicën), mu asaj që e gjeti normale dhe grupi i fundit që batërdisi Rinasin dhe komplet Sigurinë Kombëtare, ku ende sot e kësaj dite nuk kuptohet realisht se i kujt është realisht faji. (Homo Albanicus)

5 komente në “Një element i cili tregon sesi funksionon shteti ynë!”

  1. Kur ka patur ndonjehere siguri Shqiperia ?!!! says:

    Shume e sakt pershkrimi per gjasme Rolin e Presidentit ! Ky kujtohet kur i vjen ndonje veze e nxehte ne byth ! Koha per te dhene llogari ! Shqiperia ne cdo muaj gati eshte ne gjendje te jashtezakonshme !
    SHQIPERIA PER 30 VJET ME KETE FORMATI PRESIDENT DHE AKTORET POLITIKE TASH TE PLAKUR SKA QENE KURRE NJE VEND I QETE !
    SIGURI NUK KA PAS PRA, PER 30 VJET PRANDAJ 1 MILION SHQIPTAR JANE LARGUAR NEPER BOTE !

  2. capi dhia says:

    Nese presidenti Meta do te mare nga libraria e UET librin “Studime te sigurise bashkekohore nderkombetare”, nga nje grup autoresh te huaj, dhe, t’iu hedhe titujve te “Pasqyra e Lendes” vetem nje sy, pa u lodhur asfare, do te gjeje nje varg problemesh, prezente therrshem edhe ne Shiperi, me te cilat mund te organizoje mbledhje interesante dhe te vlefshme te Keshillit te Sigurise Kombetare, te paket 5-6 here ne vit.
    Per te qene pak bindes shenoj se: siguria kombetare nenkupton pese fusha kryesore: sigurine ekonomike; shtetrore; ushtarake;politike; dhe mjedisore; pallogaritur nenfushat, keto -teper problematike ne Shqiperi, qe perfshin secila fushe lartpermendur etj., etj., Mos ju bezdisa? … .

    1. Mira says:

      A mendon se lexon Libra te ketij grupi, likja, Mona she luli.Me sa kuptojme nga puna e sjellja e tyre, at a Martin leksione vetem nga sala.

  3. Keshilli do te mblidhet kur te jete prezent damir fazllici me berishovicin dhe sllobodanken dhe femijet e tyre qe i kane rrenjet dhe te afermit e tyre ne serbi.

  4. Himarjoti says:

    Gazetari me te drejt permend se kur merr pjes fazlluci serb ne mbledhjen e sigurise do te thot se te gjith keta protestues me ne krye klanin serboberishian jane per tu futur ne burg por pergjegjesia bije dhe mbi opoziten e asaj kohe ,mendoj se magjistratura shqiptare ka mjaft pune karshi berishes ,bashes, si dhe socialisteve qe per 6 vjet komandojn dhe nuk jane ne gjendje te mbrojn Rinasin kur ne gjith evropen ne vendet strategjike,institucione,muzet,e shume objekte jane te mbrojtura nga forcat e mbrojtjes ushtarake dit e nate kurse ne shqiperi ju lihet siguria e vendit nje kompanie biznesesh qè nuk ka potencen ushtarake ,ushtaret ne evrope i shikon ne stacione autobuzash,trenash ,zgjohuni popull dhe qeveri siguria e vendit eshte nr njeshi .Nuk lejohet ne asnje vend te botes qe protesuesit te djegin ose ngjyrosin institucionet sikur te ishim popull pa shtet,kush prish paguan dhe futet ne burg sepse shteti mbahet ne kembe nga forca e ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje