Rudina Hajdari e vendosur, si SHBA kundër bojkotit: E vetmja rrugë janë zgjedhjet, sado e korruptuar të jetë qeveria

19 Prill 2019, 18:45Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka përsëritur edhe njëherë nevojën për organizimin e zgjedhjeve në 30 qershor.

Hajdari shkruan në Twitter se alternativa opozitare nuk është dakort me bojkotimin e zgjedhjeve, pavarësisht se sa e korruptuar apo kompromentuar mund të jetë qeveria.

“Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar & e korruptuar qoftë ajo.

Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet”, shprehet Hajdari.

5 komente në “Rudina Hajdari e vendosur, si SHBA kundër bojkotit: E vetmja rrugë janë zgjedhjet, sado e korruptuar të jetë qeveria”

  1. Durresi says:

    Brravo Rudina Hajdari. Shume e vertet.

  2. Në qofsh këmbëngulëse si yt atë, do mbetesh në histori si Jeane d’Ark, sepse i heq qafe shqiptarëve barrën e rëndë dhe makthin berishian. Ke me vete të gjitha forcat progresive.

  3. Andromeda says:

    Në qofsh këmbëngulëse si yt atë, ti do mbetesh në histori si një Jean d’Ark sepse ti i heq shqiptarëve barrën e rëndë dhe makthin berishian. Forcat progresive të mbështesin në mision tënd të vështirë.

  4. ilir says:

    Eshte nje barre e rende per te Rudina Hajdarin. Por mbeshtetja qytetare e lehteson , ndaj nuk duhet te mungoje kjo mbeshtetje – per te shporrur nje pjese te se Keqes 30 vjecare . Eshte duke u zhvilluar nje lufte e ashper. Do te fitoje Ai qe eshte me te drejten. Gjykoj se Rudina eshte me te drejten, ndaj i uroj, Fitore !

  5. koci says:

    Kapjen e politikës nga egërsia dhe imponimi ekstrem vetëm një forcë e butë e shëmb.
    Njësoj si pika e ujit shkëmbin.
    Shumë mbështetje kësaj vajze për kurajën dhe qasjen perëndimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje