Berisha kishte të drejtë, kur i quajti “Aleanca e Qelbësirave”

23 Prill 2019, 19:37Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte 1 prill 2013 kur Sali Berisha i xhindosur që LSI dhe partia greke PBDNj hynë në koalicion me Edi Ramën, duke u larguar nga Qeveria “Berisha 4”, pasi de fakto ka drejtuar 4 legjislatura.

Berisha i “tradhtuar” u shfaq në media, por nuk vonoj pa gjetur nofkën dhe i etiketoi: “Aleanca e Qelbësirave”.

Në fakt, mijëra demokrat i dhanë të drejte, sepse e konsideronin të prerë në besë. Fundja Sali Berisha kishte vrarë 4 njerëz në bulevard për Ilir Metën.

Për korrektësi, 21 janari u organizua si rebelim kundër zv.kryeministrit Ilir Meta që u filmua nga ministri tjetër Dritan Prifti. Në thelb ishte një aferë korrupsioni brenda qeverisë, por mes njerzve të LSI-së.

Berisha e mbrojti me gjak, por Meta e përdori dhe e hodhi kur nuk i duhej. Berisha i siguroi 5 vota në Gjykatë të Lartë, madje duke shijuar drekën që gatoi Monika atë ditë në sarajet e tyre.

Por marrëdhënia e tyre është më e hershme, edhe për disa gjenerata që ende nuk kishin lindur, ose s’kishin ardhur në PD.

Në vitin 1996, kur Lul Basha ngelte në provimet holandeze, Partia Socialiste nuk njohu zgjedhjet e manipuluara nga Sali Berisha, i cili në disa zona fitonte me rezultatin 130%.

Zgjedhjet e 1996 nuk i njohu as SHBA, as OSBE dhe as BE, por i njohu vetëm Ilir Meta.

Ai ja bëri qokën Doktorit dhe hyri brenda në Parlament, duke thyer bojkotin dhe djegien e mandatit.

Marrdhënia e dytë e mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është në dyert e komisariatit të policisë.

Ilir Meta urdhëroi ndalimin disa orë në dhomat e izolimit për Sali Berishën, duke e akuzuar si tentativë për grusht shteti. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që Berisha provoi burgun.

Marrëdhëniet u acaruan në ekstrem kur Sali Berisha publikoi dosjen e vjedhjes së thesarit të Krrabës, në të cilēn ekzistonin 3 shkresa zyrtare që shefi i sigurisë së thesarit, Arjan Bishqemi, kishte informuar 3 herë Ilir Metën se thesari ndodhet në Krrabë i pasigurtë dhe ka informacione se do vidhet, por Ilir Meta qëndroi pasiv dhe priti ditën e vjedhjes.

Shqipëria u përfshi nga protestat dhe sot e 20 vjet çdo shqiptar përdor batutën e Berishës: “Ilir Floriri”.

Lulzim Basha vazhdonte ende në vit të parë dhe s’po diplomohej dot në Holandë, kur Meta arrestonte Berishën apo thesari Shqipërisë konvertohej te kambistët.

Meta pasi tradhtoi ish-kryeministrin Majko, po përgatitej të kafshonte kryeministrin tjetër Fatos Nano, dhe në vitin 2005 shkatërron veten dhe Partinë Socialiste, sepse mori vota aq shumë, por sa për t’i prish punë Nanos duke e nxjerr në pension dhe duke rikthyer për inat të vjehrrës, mullixhiun Berisha, sërish në pushtet.

Berisha nuk do ja harronte nderin dhe pas 4 vjetësh, në 2009, për shkak të sistemit elektoral, LSI u dogj dhe s’kapi dot pragun 5%, por në minutat e fundit në fshatrat e Tiranës u mbushën arkat me vota dhe Ilir Meta u bë deputet, nga 3% në 5% brenda 10 minutash.

Një dhuratë që Berisha i dha frymëmarrje vetes sepse s’kalonte kufirin e 40% për të krijuar Qeverinë 2.

E kështu për të mos u zgjatur, kjo i ngjan një historie dasmash dhe divorcesh me dy kurvash.

Them dy kurva, sepse aq shumë janë martuar dhe divorcuar me njëri-tjetrin, sa në fakt do i shkonte një epitet tjetër, por për nder të lexuesve nuk po e them.

Mjafton të lexoni historinë e dashurive dhe tradhtive Berisha-Meta dhe të kuptoni ku është katandis Shqipëria dhë cfarë perspektive ka me ata qē synojnē pushtetin.

Fundja Monika kishte të drejtë kur u betua: “për kokën e kalamajve që s’kam vjedh asnjë qindarkë”. E çfarë i duheshin qindarkat kur në shtëpi ka Ilir Floririn dhe në politikë ka aleat krye-qelbësirën.

Po Doktor, kishe të drejtë, aty jeni mbledhur të gjithë qelbësirat e kombit dhe po prisni që ta shqyeni sërish Shqipërinë!

Në fakt, të ka mbetur jashtë vetëm Edi Rama dhe s’bën keq që ta ftosh aty në koalicion, ndonse po i lutesh për rotacion, sepse për revolucion dihet qē ti nuk guxon, por edhe me zgjedhje askush s’të voton…

14 komente në “Berisha kishte të drejtë, kur i quajti “Aleanca e Qelbësirave””

  1. Lushi says:

    Boll te lexosh keto rjeshta dhe te kuptosh

    1. loni says:

      pavaresisht se nuk je me i mire se keta te aleances se qelbesirave,,,,kete rradhe e ke qare kete analize vetem me pak rrjeshta,cdo rrjesht i ketij shkrimi eshte briland dhe e vertete Kreshnik….

  2. Qytetari fotograf says:

    Nuk i ka quajtur Berisha por Mustafa Nano!
    Ndërsa për herë të parë në publik ja ka thënë Grida Duma Taulant Ballës!

  3. ¬ says:

    PD bënë mir të presi një fitore të rregullt. Me 80% të popullsisë myslimane., kthimi i sajë në pushtet është çështje kohe.

    1. moni says:

      Shko ha fara o daku se shyqyr nuk te ngeli ty me diskutu per fe dhe politike…

  4. loni says:

    pavaresisht se nuk je me i mire se keta te aleances se qelbesirave,,,,kete rradhe e ke qare kete analize vetem me pak rrjeshta,cdo rrjesht i ketij shkrimi eshte briland dhe e vertete Kreshnik….,

  5. sallami says:

    o lushi kush ta mbushi hahahaha

  6. Gardiani says:

    Politike e peshtylepirjes , ke ka peshtyre dhe pa u thare mire , bile pa u ftohur, nuk e ka lepire ?

  7. Germicoku says:

    Shkrim shume i sakte . Shkruar nga nje kurve e re ,ose me mire nga nje qelbesire e re. Ky u puth disa here me Ramen per te mar 5 deputete. Rama nuk e puthi kurven e re dhe ajo shkoi e u pallua me Lulzim Bashen. U pallua ne cader e pastaj neper mitingje duke bere edhe shqiponjen.

  8. Oparaku says:

    Kesaj shporte me karavidhe ju mungojne dy bete Ilir Meta dhe Sali Berisha.

  9. DEMOKRITI says:

    ASNJE NUK BESON SE KA TJETER QELBESIR ME TE MADHE SE SALI BERISHA DHE KRESHNIK SPAHIA DHE MERCENARET E TYRE POR ATA SI DINAKER TE LINDUR U THON TE TJEREVE ME PARE ATO QE ATA JAN TE BINDUR SE DO U THONE OSE DO I AKUZOJNE. JANE TMERRUAR NGA PUNA PATRIOTIKE DHE PROFESIONALE E POLICIS SHTETIT DUKE ZBULUAR DHE ARRESTUAR USHTARET E SALIUT QE GRABITEN. ATA DO TREGOJNE SHUME VJEDHJE TE MEPARESHME ATA DO TREGOJNE EDHE SHEFAT E TYRE. SEKRETI NUK MBETET SEKRET KUR E DIN SHUM PERSONA KA THEN BERJA. URIME, MIRENJOHJE DHE SUKSESE TE METEJSHME POLICIS SHTETIT. PUSHKA TOP JU BEFT SHQIPONJA.

  10. kollodoku i zisit says:

    E qarte kjo por ku jane keta tani? Nje eshte president dhe tjetri pleqeri. Askush nuk mbajti pergjegjesi. Te dhje…sha moj qeveri.

  11. Nebil Çika (gomari me brirë që mbahet për i zgjuar) says:

    Të lumtë Kreshnik. Gjithçka e drejtë si litari në thes.

  12. Aleanca says:

    Me krye pederadtin e Kv gazmend bardhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje