Deputetja, Rudina Hajdari, e pyetur rreth një ftese adresuar asaj nga Astrit Patozi për t’iu bashkuar Bindjes Demokratike, deklaroi se nuk dëshiron të marrë vendime të nxituara.
Megjithatë ajo u shfaq e hapur ndaj çdo lloj subjekti të ri demokratik në Shqipëri.
Hajdari sqaroi se është takuar pak herë me Astrit Patozin, por ka pasur gjithmonë vlerësim për figurën e tij.
“Nuk dua që të marr vendime të nxituara.
Unë jam e hapur ndaj çdo lloj partie të re politike.
E gjitha çka është folur nga media rreth përfshirjes sime në partinë Bindja Demokratike” ka qenë veç një flluskë mediatike.
Unë e kam takuar pak herë zotin Patozi, por kam pasur gjithmonë vlerësim për figurën e tij.
Unë kam thënë që problemi kryesor është zgjidhja e krizës politike.
Unë do të mundohem të evitoj një konflikt social.
Nuk mendoj se çështja se ku do të jetë Rudina Hajdari është shumë e rëndësishme.
E rëndësishme është të evitojmë konfliktin civil”,-tha Hajdari në studion e emisionit “Përballë” në RTSH.
do evitoje konfliktin social apo civil? ta ndaje menjen.
do evitoje konfliktin social apo civil? ta ndaje menjen..
do evitoje konfliktin social apo civil? ta ndaje menjen…
E vetmja femër co-président Partie në vëndin tonë.
,
,,
Qyqja, keta ngaqe e kane menderosur ne mendime dhe ide sajojne gjoja ‘konflikte’ civile per te shpetuar gjene e tyre te vjedhur. Po jo mi nane, ne duam vetem qe te mbani pergjegjesi per cdo vendim te korruptuar dhe te padrejte qe kjo kaste politike dhe juridike ka mbajtur.
kjo nuk e shpeton dote mamane nga vetingu.