PROFILET: Kush janë “gjashtë fantastikët” që duan të rrëzojnë sistemin politik në Shqipëri

23 Prill 2019, 20:47Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Një konferencë shtypi e më shumë se  gjashtë personazheve të njohur në vend sot edhe pse u transmetua në lidhje direkte televizive, u komentua jo aq shumë.

Bëhet fjalë për marrëveshjen që Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Dashamir Shehi, Agron Duka e Bujar Nishani si kryetar i KK-së së PD-së firmosën sot në një nga hotelet e Tiranës.

Realisht politikisht nuk se kishte një zhvillim të ri, pasi pritej e dihej se opozita që doli jashtë sistemit nuk do të merrte pjesë në zgjedhje.

Në fakt ajo që bëri përshtypje në shpallien e Dekalogut të gjashtëshes plus një opozitare ishte lehtësia me të cilën ky grupim deklamoi rrëzimin e establishmentit apo elitës së vjetër politike, duke sjellë në vend një sistem të ri.

Pasi vetëm prezenca live e këtij grupimi politik është një dëshmi muzeale e sistemit politik shqiptar 27 vjeçar-asambli më përfaqësues që elitat politike e mbajnë peng karriken edhe me dhunë vetëm e vetëm për të mos u larguar.

Duhet thjesht të bësh me mendje një CV të shkurtër të këtyre njerëzve që kanë qenë realisht vetëm në pushtet me të gjitha partitë apo paritë që kanë qeverisur këtë vend.

E marrim nga fundi:

Agron Duka: Hyri në politikë në vitin 2000, si pjesëtar i familjes së fuqishme “Koka” në Durrës, e lidhur fort me Fatos Nanon asokohe kryeministër. Në fillim prefekt, më pas Ministër i Bujqësisë, deputet i Shijkut me PS-në, në 2013-n do të largohet nga socialistët pasi Edi Rama nuk e kandidoi për deputet.

Lidhet me Fatmir Mediun e fiton deputet në qarkun Durrës për koalicionin e PD-PR.

Në 2016 i merr Partinë Agrare Lufter Xhuvelit dhe bëhet kryetar, por qëndron me Bashën, edhe pse ka kërcënuar disa herë largimin. Është i vëllai i Presidentit të FSHF-së dhe familjar i afërt i deputyetit të LSI-së që nuk e ka lënë Kuvendin, Lefter Koka.

Vangjel Dule: Kryetar i një partie që në opozitë ka qenë në vitet 2009-2013, por që u kthye sërish në vitin 2014 për shkak se Edi Rama jo vetëm u acarua me Athinën, por u afrua edhe me Erdoganin dhe bëri aleat të ngushtë Shpëtim Idrizim e Çamëve. PBDNJ-ja ka qenë përpara vitit 2009 gjithmonë në koalicionet qeveritare me të majtën dhe të djathtën.

Bashkimi më i bujshëm i koalicionit mes PBDNJ-së dhe PD-së është aleanca për të fituar Vasil Bollano në Himarë. Dule e ka nisur karrierën si krahu i djathtë i Janullatusit dhe më pas gjithmonë deputet e drejtues i partisë së tij që e degdisi nga një forcë me mbi 5 deputetë në një grupim që nuk zgjedh dot as një parlamentar.

Shpëtim Idrizi është një nga rastet më embematike të politikës që e kthen xhaketën pa ju dridhur qerpiku fare. Hyri në politikë si socialist, në vitin 2005 ku u zgjodh deputet në një zonë bastion të së majtës si ajo Brrylit, RRugës Bardhyl, Oxhakut e Xhammlikut, pasi gëzoi nga një mandat si drejtor i përgjithshëm doganash dhe drejtor i përgjithshëm i Tatimeve, falë afërsisë me Fatos Nanon.

Pas një bashkëjetese jo shumë të lehtë me Edi Ramën si kryetar partie arrin të marrë drejtimin e qarkut Vlorë nga PS me sistemin e ri politik në 2009, pra atë të listave në 12 qarqe.

Nuk zgjat shumë si deputet socialist i Vlorës pasi në vitin 2010 i merr partinë PDI Tahir Muhedinit, nismatarit të përfaçësimit të çamëve në politikë dhe krijon PDIU ku bëhet kryetar i saj.

Hyn në koalicion me PD-në dhe merr pjesë të qeverisjes. Në zgjedhjet e vitit 2011, PDIU ishte pjesë e rëndësishme e koalicionit që synonte në mundte Edi Ramën në Tiranë e të zgjidhte Lulzim Bashën si Kryebashkiak.

Edhe në vitin 2013 shkon në zgjedhje si aleat i PD-së, ku i “kafshon” listave të saj 5 deputetë.

Nuk kaloi as një vit edhe kalon në koalicion me Edi Ramën. Madje bëhen aq të ngushtë sa në vitin 2016 kjo aleancë arrin të mundtë PD-në në bashkinë Dibër edhe pas një gjysëmbraktisje të koalicionit të majtë nga Ilir Meta.

Në maj të vitit 2017 Shpëtim Idrizi bashkohet me Metën, Berishën, Mediun e disa parti të tjera që rrethuan Edi Ramën në kryesinë e Kuvendi me presionin që ta bënin që të largohej nga qeveria. Kryeministri kërkoi leje të takonte pak Bashën dhe doli që andej me një marrëveshje të firmosur që zboi të vegjlit nga tryeza. Pas kësaj date, Idrizi largohet për një kohë të gjatë nga jeta publike dhe bëhet i gjallë vetëm në fillimin e këtij viti kur lidh aleancën me Lulzim Bashën.

Dashamir Shehi: Ministër, zv.kryeministër, deputet, kryetar partie që prej vitit 1992. Ka një oratori të spikatur, gëzon përkrahje nga shtresa qytetare për shkak të gjuhës së tij me edukatë edhe kur flet me tone të hidhura. Ka hyrë në politikë me flokë të zinj dhe tani është i moshuar. Një “dinosaur” në kuptimin e plotë të fjalës, edhe pse në vendet e tjera të rajonit dhe botës, këto qënie Jurasiç-e janë zhdukur prej kohësh.

Fatmir Mediu: Ka hyrë në politike si nënkryetar i Sabri Godos që në vitin 1992, dhe është pjesë e influencës së pushtetit të PD-së që në qeverisjen e parë por nuk hyri në qeveri në epokën e Berishës-President.

Në vitin 2005, emërohet ministër i Mbrojtjes dhe u bë shumë i njohur në vend për ngjarjen e Gërdecit, e cila shpërtheu kur drejtonte dikasterin e rëndësishëm. Pas vdekjes së 26 personave tërhiqet përkohësisht por jo përgjithmonë.

Pas zgjedhjeve të vitit 2009 emërohet ministër i Mjedisit dhe i ujrave, post që e mban deri në vitin 2013. Është përfaqësues tipik i establishmentit të lashtë politik dhe nuk ka lëvizur pozicion edhe pse artia që drejton ajo Republikane është rrudhur vazhdimisht.

Monika Kryemadhi: Edhe pse në politikë ka hyrë si aktiviste rinore që në vitin 1991 ku dhe u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e FRESSH-it, ajo u bë shumë influente pas vitit 1998 kur Ilir Meta, bashkëshorti i saj u zgjodh Kryeministër i Shqipërisë. U zgjodh deputete e PS-së në vitin 2001, por pushteti i lobit të saj ishte shumë i madh jo vetëm tek e majta shqiptare. Zoti Meta ka qenë Ministër, Zv.kryeministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e sot President.

Në vitin 2005 zonja Kryemadhi së bashku me të shoqin krijoi LSI-në e cila në vitin 2009 qeverisi për 4 vjet më PD-në dhe në vitin 2013 për katër vjet me PS-në. Shto këtu edhe aleancën për pushtetin vendor ku fitoi disa kryetar bashkie.

Lulzim Basha në moshë është më i riu por me poste ja merr të gjithë atyre që kishte në tavolinë sot. Në vitin 2005, sapo katapultohet në politikë prej Sali Berishës bëhet ministër i Transporteve. Më pas në vitin 2008 emërohet ministër i Jashtëm dhe në vitin 2010 ministër i Brendshëm.

Në vitin 2011 zgjidhet kryetar i bashkisë së Tiranës post që e dorëzon pas 4 vitesh duke mos kandiduar. Në vitin 2009  drejton PD-në e Elbasanit, duke siguruar për herë të parë një barazim deputetësh me PS_në. Ambasada e SHBA shkroi në kaplogramet e saj se Basha kishte përdorur njerëz të dënuar për vrasje e trafiqe, që i kishte nxjerrë nga burgu për t’I përdorur në zgjedhje.

Në vitin 2013 zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike në një garë me të ndjerin Sokol Olldashi, garë e cila u kontrollua nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku sipas provave të dalë në media ishte totalisht e trukuar.

Pra më e pakta e çdo-njërit prej aktorëve të tryezës së revolucionit ka qenë më shumë se njëherë ministër.

Në çdo vend të botës kur nuk arrin dot të rinovosh mandatin në zgjedhje, një veteran i politikës tërhiqet qetësisht dhe vështron situatën nga larg për të shërbyer si analist apo shkruan kujtimet. Kurse këtu…

18 komente në “PROFILET: Kush janë “gjashtë fantastikët” që duan të rrëzojnë sistemin politik në Shqipëri”

  1. opozita fiton says:

    detyra e opozites kjo eshte !! jeni ne rruge te mbare forca opozita

    1. Opozita says:

      Opozita do fitoje,
      Do haje nje ne byth,
      Dhe tre ne goje

  2. Vl says:

    O z. Pate! Shume informative dhe sakte!
    Por s’ke c’bene! Keta i jane ngjit politikes si muti kepuces! Nuk kane menyre tjeter jetese mer kokeboshtesine qe prezantojne!
    Gjithe ted qejfit, gjithe te parase, briskun shokeve, hurin fukarase!

  3. ¬ says:

    Është në shkelje ligji kryetari i PD-së pasi dihet që ka detyrime dhe detyra që s’duhen nënvlefsuar.

  4. Njeri me hajdut se tjetri…
    Njeri me gomar se tjetri….
    Mjer ky popull sa do vuaj

  5. Milan says:

    Ajka e fekaleve keshtu mund ti quaj

  6. Spectrum says:

    Ikni o karagjoza se keni mbaruar majatas dhe djathtas jeni ne shenjester te SHBA-VE nuk e kuptoni qe do ta kaloni reston e jetes ne burg

  7. Skënder says:

    Hoxhë Hafiz Dalliu ka thëne: Jane si nje bahçe me zambak
    dhe nje tufe me torollak.
    S. Gjoni.

  8. salianji says:

    O z. Pata. Ke harruar kryebolen e koalicionit Nard Noken.

  9. sidriti says:

    Hajde portokalli me u dhi tu qesh, keta duhen te futen ne burg per parti fantazma, se s’kane elektorat, marin nga taksat tona si kryetar partish por qe ngjajne si bari dhish.

  10. daiu says:

    Ne 2017, Luli bertiste per LSI dhe Idrizin si parti qe duheshin hedhur ne gjol te Pogradecit, sot ben kualicion, ajde bes e e gallat qe degjon ky popull, keta mendojne se tallin bythen me ata qe i ndjekin pas, po harrojne se po keta qe i ndjekin ja fusin preshin ne bythe, lushnja sot i ka ndryshuar permasat e preshit, jane futur hormone qe shkon preshi sa nji pidh some.

  11. Shkadran says:

    Nji proverb shkadran thot: Ai si nuk e ka per gja me kthy xhaketen nga fryn era nuk e ka per gja me kthy edhe sumen nga fryn era.

  12. Martini says:

    Ku ka regjizor në botë e jo.në.hollivud të bëjë një grup.të tillë.Shqiptarë kini kujdes.Edhe kjo ju mungon tu venë njollën e turpit.Dhe.se këta kodosha karagjozë janë zgjedhur prej jush si ELITË

  13. Star says:

    More zoteri. Po e ke harruar apo lene me qellim pa permendur mezen e grupit kete nuk e dijme. Po ke lene pa permendur hajdutin e bashkise se Vaut Dejes, hajdutin e vjedhjes se armatimit te repartit ushtarak te Vaut Dejes, dhe qe ka shitur te gjithe kete armatim per llogari te veta personale. Kryetarin e grupit te zjarrit qe i beri prite se bashku me kriminelin qe me vone u be dhe deputet , Frrok Gjini, ku te dy keto kriminela nuk lejuan ne vitin 97 z.Rexhep Mejdani ne cilesine e sek pergj te PS te shkonte ne Puke per fushaten elektorale ne ate kohe. Ke lene pa permendur hajdutin e ministrise se shendetsise kur ky kriminel drejtonte kete ministri. Ke lene pa permendur filozofin kercimtarin dhe shume cilesi te ketij krimineli qe sot per faqe te zeze te ketij vendi qe quhet Shqiperi perfaqeson demokristianet e ketij vendi. Pra ky qe ke lene pa permendur e ka emrin NARD NDOKA dhe e ka vendin pas hekurave.

  14. tarasi says:

    Me kete opozife Rama qendron ne pushtet dhe 12-16 vjet , keta duan te bejne me zore faraon Ramen , nuk do gjesh asgjekund nje opozite kaq te degraduar , te paperfillur , keta nuk kane ndryshuar , kete nivel kishin kudo dhe kurdo , qe Fatos lamashi qe i solli ne pushtet ne 2005-en , qe Ilir floriri qe i zgjodhi prap per qellime personale te tijat , keshtu qe niveli i opzites ky ka qene , pertok , thjesht gafat trashanike te PS-se sjellin keta zabrahane ne pushtet
    Interesaxhinj, karieriste te semure , rushfetexhinj, lapanjoze keto jane disa epitete shume te matura qe mund tua ngjisesh, cpret nga qeni i zi dingo , Dulja . Apo Idrizi dhe Shehi , Kryemadhi ,plera te peshtire .
    Qari i Rames ……

  15. Ganiu says:

    Nuk eshte njeri liqe, jeta jane te gjithe liqe dhe shkuar loqes! Por me loqe dhe me karagjoz e mendjebosh si Lulja nuk ka tjeter ne bote! Nendoni per pak sikur Lulja te behet kryeminister i Shqiperise dhe njerezitdo te thone: Lul Basha, kryeminister …! Hajde Shqiperi hajde!

  16. Te gjithe keta jane lidhur me partite si bytha me breket, kane vetem nje qellim te largohen kur tu vije ngordhja.

  17. anonim says:

    dashi i paska fut nje dopjo me qofte dhe pilaf….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje