Nga Mero Baze
Askush nuk vë dot bast, nëse PD do të mbijetojë apo jo pas dy vitesh, nga ky cikël i egër i bojkoti dhe ikjes prej zgjedhjeve. Por si një parti që ende ka një bazë historike, edhe pse të zhgënjyer, dhe një histori 30- vjeçare, ajo mund të rrudhet shumë, por mund të mbijetojë, duke ndarë elektorat me partitë e reja që po formohen. Por e sigurtë është, që partitë e vogla aleate me të, do të asgjesohen.
Pesë partitë e vogla të koalicionit opozitar, të cilat deri tani kanë jetuar si këpushë në vithet e PD, tani nuk kanë më asnjë shans për të mbijetuar.
Në zgjedhjet e vitit 2017, të pesta këto parti që kanë vetëm kryetarë, ju bashkangjitën çadrës dhe i qëndruan besnikë Lulzim Bashës, pasi ky i fundit iu premtoi vende në Parlament, në shkëmbim të spastrimit politik të kundërshtarëvet tij, brenda partisë. Pra, pesë kryetarët aleatë të Bashës, u përdorën si garniturë politike për të pastruar hesapet me kundërshtarët brenda partisë.
Dhe skema funksionoi. Basha i futi Shehin, Mediun, Ndokën, Dulen dhe Dukën në listat e PD, duke hequr Topallin, Boden, Patozin, Bregun, Rulin, Imamin etj, të cilët secili më vete kanë vota më shumë se secili prej kryetarëve aleatë të Bashës, që i zëvendësuan.
Tani historia po përsëritet, por jo fati i saj. Pas këtij bojkoti, PD kalon në kufijtë e mbijetesës dhe elektorati i vogël dhe i papërfillshëm i këtyre partive të vogla, ose i bashkangjitet partive të reja, ose eleminohet fare, duke votuar partitë e tjera në garë.
Elektorati i partive të vogla nuk është as ideologjik, as historik, por thjesht pragmatist. Ata janë bërë me partitë e vogla për interesa të vogla dhe kur këto parti nuk janë më në garë, ata nuk kanë pse qëndrojnë me ta.
Ndaj rezultati i sigurtë i këtij bojkoti, është shkrirja e pesë partive të vogla dhe LSI-së, dhe mbijetesa e dhimbshme e PD, e cila ende nuk është e sigurtë.
Pas dy vitesh, skena politike shqiptare do të transformohet thellë, pasi rënia e PD do të marrë pas dhe Partinë Socialiste, e cila do të ketë nevojë ose të reformojë bazën e saj ideologjike, duke u kthyer majtas, ose të degradojë si parti establishmenti.
Ndaj të gjithë ata që bëjnë llogari për të përmbysur sistemin, duke menduar se sistem quhet pjesa e pushtetit, në fakt janë duke prerë pemën ku kanë hipur. Dhe mire po bëjnë.
Shqipëria ka nevojë për një riformatim të klasës politike, dhe megjithëse duket regresiv, akti i PD-së mund të jetë më pozitivi në historinë tonë, pasi mund të jetë fillimi i ndryshimit të madh, duke nxjerrë nga skena partitë tradicionale 30- vjeçare, pas aktit kamikaz të PD-së.
Cikli i pastrimit duket se po fillon me aleatët e PD, LSI, PD, e pastaj nevojën për ndryshim në PS.
Alarmi i partive të vogla që tashmë kërkojnë tryezë me presidentin dhe zgjidhje të minutave të fundit, nuk është gjë tjetër veçse kthjellimi, se janë orët e fundit të tyre në politikë.
Por problemi është se janë orët e vona, dhe nuk ka kush i shpëton. Kapiteni i anijes ku ata kanë hipur, është i detyruar t’i hedhë në det, si ngarkesë e tepërt, me shpresë se vet do të dalë në breg.
Nëse ka gjë të sigurtë pas 30 qershorit, nuk është se s’do ketë më PD. Ajo është ende e disktueshme. Por e sigurtë është, se nuk ka më Mehdiu, Shehi, Ndoka, Duka, Dule dhe Monika. Këto janë parti interesash dhe pas 30 qershorit, askush nuk ka më interes për ta. As PD.
E gjithe kjo rrumpalle e ka origjinen tek Ramiz Alia. Ramizi imponoi pluralizmin partiak dhe jo ate ideollogjik. Kjo beri qe njerzit te rreshtohen neper parti, vetem per te fitauar dhe jo se ishin te majte apo te djathte. Fatkeqsia me e madhe ishte PD qe duhej te perfaqesonte te djathten, por u formua nga komuniste qaf shajak si Sali Berisha. PS ishte me afer identitetit te saj si e majte. Me thirrjen ne ndihme te Edi Rames, nje person pa shtylle ideollogjike, PS dhe antaret e saj i mbijetuan sulmit godites te Saliut dhe e kethyen Saliun ne nje karragjoz qe quante Edin apo Bracen komuniste te thekur knur ata asnjehere kishin qene komuniste. Nga ana tjeter Rama e ketheu PS ne nje parti pa ideollogji. Per partite e tjera nuk ja vlen te diskutohet.
Ne keto kushte Shqiperia gjendet ne nje situate kaotike ku nuk e njeh qeni te zotin. Ajo qe thote Mero eshte plotesisht me vend. Shqiperia ka nevoje per riorganizim ideollogjik, qe do te sjelle dhe riorganizimet e tjera….Risite e para jane netv bu horizont…
Fajin e kane neandertalet qe vendosen para nje milion vjetesh te hanin mish e jo sallate. Shyqyr qe je i sinqerte dhe e pranon qe je amator a te pjerdhca ne vesh.
Rilindja vazhdon me teorine e fake news.
Mbasi deklaroi se LSI do futej ne zgjedhje tani deklaron se do shkrihen te gjitha partite qe nuk pranojne te vjedhin me liderin global. Qesharake.
Sepse ke 1 shembull qe opozita nuk te shkateron si parti
PBDNJ ka ne opozite prej 12 vjetesh
Ishte ne opozite me saliun eshte ne opozite me ramiun. Dhe ka te njejtin nr votuesish.
Keta rradhe partite e opozites jo vetem kane rruajtur elektoratin po kane mare edhe nga elektorati gri sepse edhe me budallai e di qe me rilindjen e para mer leshte dhe e dyta rilindja eshte nje bande qe eshte ne fundin e saj. Mbas kesaj rilindja do kete vetem hesape me drejtesine.
Rrofte fake news
bravo.
E vertet deri diku per partite e vogla qe do shkrihen por ha debat nese kryetaret e tyre do shkrihen pasi fare mire mund te shkrihen ne partite e reja pervecse Mehdiut qe nuk ka burre nene qe e riciklon.
PD-a mbase nuk shkrihet por mund te mbijetoj, por vetem kaq mbijetese si puna e PASOK ne Greqi qe as nuk prish as nuk ndreq dot gje me. Por, si nje njeri qe e njeh mire ADN e PD-s e kupton qe mbijetesa eshte me keq se vdekja per ate (mos tja themi emrin).
Mero e ke qare dhe ne se Edi e arrin kete bashke me Bashen do ju them u lumte..
DO TE LARGOHEN TE TEJNGOPUR KANE RRJEPUR GJITHE SHQIPERINE .ME PARATE QE KANE VJEDHUR DHE USHQYER , ZAGARET E TYRE NE CDO QYTET DHE FSHAT , SHQIPERIA SOT DO TE ISHTE BERE PERLA E BALLJANIT . TE ZHDUKEN SA ME PARE NGA SKENA POLITIKE DHE TI DREJTOHEN DREJTESISE SE SPK .
Ps eshte parti kurve kurse pd karakurve .
Shqiperia duhet te kete vetem 2 parti ne sistem. Sistemi politik me 2 parti stabilizon politikat dhe mendimet e kunderta se si qeverriset Shqiperia. Nuk ka rruge te 3-te. Fatkeqsisht, PD-ja me lider nga sistemi komunist ku u rrit me frymen I infjoritetit dhe sundimit nuk dha doreheqje nga politika kur humbi zgjedhjet. PD-ja duhet ta kishte perjashtuar Sali Sheqere Bajgen dhe jo ta shihte akoma si simbol.. Ndryshimi I madh ishte qe kur Sali Gerrmadha ishte ne moshe te re dhe hiqte intelektualet dhe kishte kohe ti zevendesonte sa here vinte ne pushtet. Duke perjashtuar c’do zgjedhje thelbin e demokrateve te mire dhe intelektual, Lulzim Qesharaku filloj ta bente biznes te mirrje tesere per lista zgjedhore. Ne vend qe Lulka te fillonte te mirrte fytyra te reja intelektuale (sepse te vjetrit e dinin qe perjashtoheshin lart e poshte sipas mides te Sali Gelbazes) filloj dhe morri Salianja e Ballrira.. Njeri me peshk ne dore si idjot dhe tjetri ngeli ne rruge dhe paleseter duke folur si Rambo.. Nuk kane nje economist, nje qe te jete dipllomuar nga bujqesia, mineraret, spitalet dhe fusha te rendesishme ekonomike. Paloka, Mulra, Palmra e budalliqe njerez pa kriter qe benin vetem zhurmusin dhe I gjen me lopate rruges.. PD-ja u be parti klienteliste dhe pa u kthyer ne bazen e saj, do shperbehet.. Lulzim Basha duhet te iki nga ajo parti.. Eduart Selami, Bregu, Patozi eshte zgjedhja me perfekte ta kthej ate parti me dinjitet. LSI-ja me gjithe ato partickat e vogla ne te SMS-e..
Ti “analisti amator” me siguri njeh ideologji vetem ate komuniste.
Mire qe partite 30 vjecare ti heqim, por me keta 80 vjecare cdo behet?
Ps është bukë e thekur që haet mirë me djathë. Pd është bukë e pa thekur që villet po të hash një kafshatë. Megjithatë sdi se pse me pd i administroj më mirë parcelat në Mokër.
Nain Mero Nainnn (gjermanisht).
Qe te bien keto dy parti nga pushteti duhet nje alternative e foret,aq e foret duhet te jete alternativa sa te gjymoje vendi.Alternative der me tani nuk ka! Hajdari…?! Hahahaaaaaaa
Patosi..?! Ska mbeshtetes
Partitite tona,pd+ ps, jane parti pushteti dhe asnjehere nuk kane qene parti reformuse ose parti me program.
Partite qe mbeshteten ne pushtet,eshte e veshtire te largohen…largohen vetem ne situata ekonomike tmerresisht te veshtiresuara.
Partite reformuse…largohen shume thjesht nga elektorati pasi ai (elektorati) nuk i kupton reformat.
Zakonisht partite reformuese vene vendin mbi interesat e tyre dhe ne funt te çdo reformimi ( ndryshim total ose ndryshim 180 grade) ato humbasin thelle dhe kthehen ne pushtet pas afro 20+viteve.
E vetmia party reformuese qe arrite te beje reforma te thella dhe te korri sukses eshte partia e Merkelit ne gjermani,por kjo u ben pas nje programi shume te qarte dhe super mire i shpjegushe dhe mbi te gjitha ne nje gjermani ku mbizoteronte mazmedia njerzore dhe nje popull i gatshe te sakrifikoje per te miren e vendit.
U zgjata per te thene se nuk kemi der me tani as pati te tilla,as situate qetesuse e as popull atdhedashe…ndaj te na rrojne DY bmretrit tane.
ANALIZE E SHKELQYERE,KUSH DO QE TA KUPTOI E DEGJOI.
-KJO QE PO I NDODH PD DHE PARTIÇKAVE TE SAJ ISHTE SHKRUARE QE NE 2017 ME MARVESHJEN RAMA-LULI KU PARTIT E VOGLA TE ÇDO KRAHU TE ELIMINOHESHIN.POR LULI U DETYRUA NGA SALIU TI FUT NE LISTEN E PD DUKE LENE ELEKTORATIN E TYRE NE RRUGE.
-KJO ISHTE ARSYEJA KRYESORE QE PD HUMBI BASHKE NE TA DHE RAMA MORI DEPUTET ME SHUME SE KISHTE PREMTUARE.
-TASHME KTO PARTIÇKA PO I KERKOJNE SORECES SE BE QE TE TAKOHEN ME KUKULLEN PRESIDENT-META(E PA DEGJUARE NE RRUZULLIN TOKSOR) QE TI SHPETOI NGA KURTHI SALIST.
-PD DUHET TE REFORMOHET PA SALIN,LULIN E MULET TERRORIST,NDERSA LSI DUHET TE SHKRIHET NESE META NUK SHKON TE MORGU I SAJ.TE FALA NGA FIERI SOCIALIST 90 %.