“Fika dritat e stadiumit dhe tërhoqa skuadrën”, Galliani rrëfen fundin tragjik të Milanit në Marseille

1 Maj 2019, 09:46Sport TEMA

20 mars 1991, ishte data për ndeshjen e kthimit Marseille-Milan për çerekfinalet e Champions League, teksa ndeshja e parë në “San Siro” kishte përfunduar 1-1.

Milani vinte si fituesi i dy kompeticioneve të mëparshme, por në minutën 75’ mbrojtësi Chris Waddle shënoi për skuadrën franceze, që po shkonte drejt kualifikimit, por papritur një nga anët e ndriçimit të stadiumit u fik dhe gjyqtari suedez i asaj ndeshje, Bo Karlsson ndërpreu sfidën për 20 minuta, derisa u rikthye ndriçimi dhe urdhëroi skuadrat të rikthehen në fushë.

Këtu hyn Adriano Galliani me një vendim drastik: urdhëron lojtarët të braktisin ndeshjen, që i kushtoi kuqezinjve skualifikimin nga Champions League dhe përjashtimin për një vit nga kompeticionet evropiane.

Duke folur në prezantimin e librit “Da Calciopoli ai Pink Floyd”, të gazetarit Alberto Costa, Galliani ka sqaruar atë vendim të tij, që në prapaskenë ishte një plan djallëzor i tij.

“Gjithçka erdhi nga Beogradi”, tha fillimisht ish-drejtuesi i Milani, i cili sjell në mendje ndeshjen e 9 nëntorit të vitit 1988 të luajtur në stadiumin “Marakana” ndaj Partizanit të Beogradit.

Një mister që zbulohet pas 40 vitesh:

Me Partizanin e Boegradit kishim barazuar 1-1 në ‘San Siro’ , por atje pësuam gol nga Dejan Savicevic, pas tre vjetësh veshi fanellën kuqezi.

Më pas një mjegull e fortë mbërtheu Beogradin, çka detyroi gjyqtarin gjerman, Pauli që të pezullojë ndeshjen.

Ditën tjetër dolëm në fushë me rezultatin 0-0. E fituam atë ndeshje dhe më pas fituam Kupën e Europës së vitit 1989, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botërorit të Klubeve, të njëjta trofe fituam edhe një vit më pas.”

Rikthehemi ngjarjes në Marseille:

“Ishim duke humbur 1-0 dhe kishte edhe pak minuta, Zoti nuk mund të sillte sërish mjegullën e Beogradit në mars në bregdetin e Marseille, prandaj vendosa të shkoj e të fik dritat.

Por, gjyqtari tha se ndeshja nuk mund të përsëritej sepse ishte e parregullt.

Kështu ne vendosëm të tërheqim ekipin. Shkuam shumë pranë realizimit të përsëritjes së ndeshjes ditën e nesërme, më pas për të fituar kupën, por nuk ia dolëm dot”, zbuloi Galliani planin e tij për të fituar një ndeshje jo në fushë, por me një skemë “mashtrimi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje