Interi nuk heq dorë, Spalletti do Hysajn te zikaltërit!

1 Maj 2019, 12:37Sport TEMA

Jo vetëm Danilo i Manchester City-t, siç raporton Fcinterneës.it, Interi nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi shqiptar i Napolit Elseid Hysaj.

Kuqeziu shikohet si një opsion ideal për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes dhe duke patur parasysh që Hysaj nuk po rinovon me Napolin, mundësitë që ai të transferohet në Milano gjatë kësaj vere janë të mëdha.

Hysaj pëlqehet shumë nga trajneri i zikaltërve Luciano Spalletti dhe ndihmësi i tij Giovanni Martusciello i cili e njeh mirë shkodranin që nga koha që ai luante për Empolin.

Nëse Spalletti nuk largohet nga Interi në fund të këtij sezoni, atëherë zikaltërit mund të bëjnë lëvizjen finale për të firmosur me Hysaj i cili do të transferohej me shumë kënaqësi te Interi.

1 komente në “Interi nuk heq dorë, Spalletti do Hysajn te zikaltërit!”

  1. Çentrale says:

    Mos shkruani budallallëqe, po deshët se tani që po ha drekën, më pretë oreksin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje