Teatri i qeverisë tranzitore dhe drama e opozitës tranzitore

1 Maj 2019, 19:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dështimi i protestave të dhunshme dhe katandisja e barrikadave të opozitës në prita rrugësh, tani po zëvendësohet me një teatër të ri, që Basha-Kryemadhi e kanë pagëzuar qeveri tranzitore. Përpjekja për të shpikur një fabulë që të mbajë gjallë kauzën e djegies së mandateve, po kthehet nga histori, në letërsi.

Edhe pse është e gjitha një shpikje qesharake, të bën përshtypje se dhe kjo krijimtari, është po aq mediokre sa shpikjet e disa javëve më pare, që nga boja ndaj kundërshtarëve, deri tek kapsollat dhe molotovët mbi Parlament e Kryeministri.

Së pari, është e paqartë se kush po e harton këtë programin e qeverisë tranzitore, pasi sipas asaj që kanë thënë në fillim, kjo do ishte një qeveri me kryeministër socialist, biles janë shprehur dhe për preferencat e tyre brenda socialistëve.

Nëse i qëndrojnë akoma kësaj ideje, duhet së paku të gjejnë dhe ndonjë socialist për të konsultuar programin, që të jenë të rakorduar. Nëse e kanë ndryshuar idenë që nuk do t’i fusin fare socialistët në qeveri, të paktën ta thonë, që të ata të jenë të qetë e të merren me fushatën.

Së dyti, është e paqartë se kush do t’i përzgjedhë ministrat, Luli, Mona, gjithë opozita, apo dhe Edi Rama. Nëse është dhe ky i fundit, është e paqartë nëse do t’ia çojnë me pëllumb postier mesazhet, që të mos kompromentohen, apo do flasin në Facebook fshehurazi.

Së treti, ky bllokimi i rrugëve që është zgjeruar, përsëri ka ngelur deri në kryqëzimin e Sheqit në Fier. A është kjo pafuqi e opozitës për të qenë forcë kombëtare, apo duan të imitojnë vitin 1997, që nuk e kalonin dot Shkumbinin?

Se një opozitë serioze, që siç thotë Luli, është dhe shumica e vetme në vend, duhet të jetë në këmbë qoftë dhe si bandë, nga Saranda në Tropojë.

Së katërti, kur flasin të gëzuar për Samitin e Berlinit, duhet dhe të shpjegohen përse janë gëzuar, pasi Gjermania, biles partia e Merkelit, vazhdon ta dënojë djegien e mandateve dhe po bën thirrje të rikthehen brenda sistemit, biles duke cituar “një fillim të ri”.

Nëse janë gëzuar për këtë gjë, të na e thonë dhe ne të tjerëve të gëzohemi bashkë, vetëm se duhet të biem dakord që “fillimi i ri” i vitit 2019, nuk është si ai i 2001, prapë me Doktorin. As me marionetat e tij.

Së fundi, harxhimi i kaq shumë energjish për të gënjyer nja 10 bashkiakë që të mos rikandidojnë, duket shpenzim i madh dhe në vend të qeverisë tranzitore, nuk është keq të mendojnë për një opozitë tranzitore, e cila do kalojë pushtetin nga opozita e Berishës, tek një opozitë e re e besueshme, që mund ta trondisë vërtet këtë shumicë, e cila fuqinë më të madhe morale, nuk e ka brenda saj, por tek ata që ka përballë.

Më këtë rast mund të na e kursejnë këtë teatrin që nuk të bën as për të qeshur, as për të qarë. Mund të na bëjnë së paku t’i marrim seriozisht.

22 komente në “Teatri i qeverisë tranzitore dhe drama e opozitës tranzitore”

  1. OPOZITË KRIMINALE !?? says:

    OPOZITË MOJ HARAME,
    QURRAVECE DHJERAMANE,
    S’JE E ZONJA PËR GJË,
    GAZ I BOTËS , JE BËRË.
    POPULLIN E KUJTON IDIOT,
    NUK KE FAJ , KE KOHË QË LOT.
    VODHE ,VRAVE DHE MASHTROVE,
    GJER NË GRYKË U PASUROVE,
    SAPO HUMBE, NUK VONOVE,
    RRUGËVE SI LARO, BRODHE.
    NUK LE VEND PA NA SHARË,
    HARRON QË JE GJAK SHQIPËTARË.
    POR SE POPULLI , NUK HARRON .
    NATË E DITË TË MALLKON .
    PËR PARATË QË I RRËMBEVE,
    PËR GJAKUN QË I DERDHE,
    PËR ATO QË NA KE BËRË,
    MALLKIMI !!!DO TË TË ZERË ?

  2. Ladi says:

    Havanin e mbushur me uje Mero, sado qe ta rrahesh, po uje mbetet.. Kur eshte me qumesht nxjerr bylmet..Luli eshte vetem uj dhe nuk ka se cfar te nxjerr nga havani vecse uj, madje edhe e felliq ate..

    1. Sillo says:

      Ça thotë ki, mo gas? Ui, ui! Nuk i thonë havan, mo, i thonë dibek. Dibek, mo, si ai që tundte Nafia.

  3. Jimi says:

    Mero djali! E di si eshte puna? Une jam plotesisht dakord me kerkesen e Lules dhe te konkubines se piratpresidentit. Nuk ka zgjedhje me Ramen k/minister dhe kane te drejte. Qe kjo pune te zgjidhet shpejt dhe paq, une them qe Rama te dorehiqet nga te dyja postet, ai i k/ministrit dhe nga kreu i PS-s dhe ne vend te tij te zgjidhet Gramoz Ruci. Vetem keshtu zgjidhet nje here e mire kjo situate e “komplikuar” dhe opozita me qejf te madh ka per te marre pjese ner zgjedhjet. Besoj se do te jesh dakord me mendimin tim Mero?

    1. e verteta says:

      hahahaha Jimi nje ide brilante kjo tendja si nuk i ka vajtur ne mendje ndokujt,Madheshtore ikni ju qe keni fituar me vote,hiqni kryeministrin e kryetarin e partise dhe vendosni ke te na doje buca e cka tjeter ne dy idioteve te opozites

  4. Jo teater,por kjo eshte bere komedi dhe po na bene te dhitemi se qeshuri…..
    Kane kaq kohe qe qeverin e kane permbysur qe e kane hedhur km ne lane,mona deklaron se me 3 gra ajo perdhunon km dhe pushton parlamentin por nuk duan…
    Saliu ben ham ham me fytyren e vrerosur.
    Luli thote se ka shumicen dhe eshte shpallur km dhe ulet kembe kryq neper rruge….
    Tani na del se qeveria nuk qeka rrezuar dhe e kane lene per ne 11 maj dhe do na formohet qeveri e re me monen griden xhixhon nje tjeter pionere te ilirit qe nuk ka mbaruar shkollen….
    Ne fillim donin Pandeli Majkon km tani ndoshta kerkojne ver llapen si shok i lulit.
    Keta jane ber per te ardh keq per kete komb se ku dhe si jemi katandisur…

  5. Kumbari says:

    Harrove opoziten e re njeperdorimahme te shokut tend bixhozxhiut futyr katnari patosian!! Mos se eshte gjynah se je edhe kumbari i saj!

  6. Krraba pa flori says:

    Mero na shkrive se qeshuri me keto sarkazma kaq te forta e bindese per keta aktore te teatrit Babale Keta bashke me kazanxhinjte qe u mbajne e u tregojne rrugen se cduhet te bejne jane cmendur fare Si nuk u gjend nje I mencur tu flasi ketyre idioteve se vertet u bene gazi i botes qe me parti te shkaterruara cope cope , me protesta deshtake na krijojne edhe qeveri qe bashke me ata qe e krijojne jane te jashteligjshem As ka pune PS te diskutoje jo Luli jo Mona jo ilir se jane jashte sistemit , te diskutoje me opoziten parlamentare te tjeret le te masin rruget

  7. Flutura says:

    Kjo opozite eshte bere boring…

  8. Reflection says:

    “Rakordare” ? ?

  9. Arber says:

    Perderisa politika mban copen e bukes se miletit ne dore, cka e dekonspiron natyren e saj sunduese e tjetersuese e jo qeverisese e paqtuese, ky popull zor te beje hajer. Garantojuani minimumin jetik familjareve e qytetareve e do shikoni qe fare tiranie nuk do te mund te mbije me ketu. Elementi I dyte, shqiptarizimi I politikes shuan konfliktet nderkrahinore per pushtet, pasi ciletdoqofshin ata do kene sensin e pergjegjesine e marreveshjeve te mira e beselidhjeve si qemoti. Elementi I trete eshte ekonomia e re alternative , denarkozimi I saj, element me rendesi dhe mbledhja e armeve te 97, depolitizimi I kontrollit te zgjedhjeve , rritja e rolit te inteligjences, aksionerizimi I pubikut, vigjilence e suport Kosoves deri ne anetaresim ne Okb, ofrimi ne administrate publike I individeve te ndershem keqtrajtuar mizorisht nga gjithe palet, forcimi instotucipneve te pavarura e medias, …etj…kjo klase politike ne pergjithesi mund ta nderoje veten e vendin duke punuar per …doreheqjet e buta te tyre….sidomos ata qe jane ster sterprovuar….

  10. ETHEM LALAJ says:

    SHUME SAKTE Z MERO.PO TREGOJ NJE PRRALLE PAKSA BANALE POR TE SHKRUARE E KOMENTUARE NGA TE MENÇMIT:
    -” GOMARI DONTE TE TREGONTE SE ISHTE KAFSHA ME E FORTE E PYLLIT DHE HODHI NE SHPINE LEKUREN E LUANIT DHE BRODHTE NEPER PYLL.TE GJITHA KAFSHET PO TREMBESHIN,BILE EDHE DISA LUAN E LUANESHA NGA TRUPI MADH QE KISHTE.POR PASI MENDOJ QE JA ARRITI QELLIMIT ME NE FUND PELLITI DISA HERE A.. A..A..ME ZERIN E TIJ KARAKTERISTIK.ATHERE TE GJITHA KAFSHET JU TURREN DHE E SHQYEN COPE..COPE..KONKLUZIONI DEL VET NGA NJERZIT E ZGJUARE.TE FALA NGA MALLAKASTRA TRIME.

  11. Edi says:

    E more 50 mije lekshin edhe sot. Bravo!

  12. selim rroshi says:

    Cu cu cu nga frika e opozites qe po rritet. Megjithse eshte me 1 miljon mekate dhe akoma nuk po ngre popull ne kembe prap ka kapur nje kauze ndryshimi te mire (me llafe der tani) po qe njerzit kane nevoje per te. Degradimi i Rames nga ana tjeter po i jep oksigjen me shume opozites dhe numrat e saj po rriten. Kjo i ka futur friken ne palce pozites dhe si rrjedhim dhe Zerit te saj te Popullit me pronar Meron.
    Kjo eshte esenca e ketij shkrimi.

  13. Emigranti says:

    Cjane keta karagjoz, qe duke bllokuar rruget dhe privuar te drejten e qytetareve, per levizje te lire, per pune e halle, rine rrugeve, si rrugace dhe po rrugeve na bekan qeveri per shqiptaret.
    Nderkombetaret , mese njeher kan deklaruar se :Qeveria esht e ligjeshme, Parlamenti i esht i ligjeshm, . Kjo qeveri dota coi vendin ne BE, etj , etj deklarata.
    Lulezim Basha e Monika Meta, dote bejn qeveri, qe jan deri ne gryke me akuza, per vjedhje e abuzime, jan kandidat per ndjekeje penale.
    Boll kan vuajtur shqiptaret, nga trazirat, qe kan provokuar pushtetaret. I lini te qete qytetaret te shkojn ne votime, dhe te votojn per ate qe njohin dhe esht i afte tu zgjith problemet e jetes te perditesme. Mjaft me mashtrime.
    E dime qe etja per pushtet, u ka eresuar syte dhe sdini cte beni. mos shihni endra ne djell, more te mare, se e shkateruat ate vend dhe ate polull.

  14. vang says:

    Kujt i flet o Mero.Ata kane rene ne jerm.As vete nuk po e besojne se cfare po u ndodh.Ata shpresonin qe ndonje i huaj i madh ti detyronte te futeshin ne parlament.Kane mbetur te habitur nga indiferenca.Menduan se me daljen nga parlamenti do vinte kataklizmoja.

  15. Psikoterapisti says:

    Mero – ti vella ke crregullim personaliteti
    sepse njeriu normal nuk mendon bardhe e zi / armik ose mik per koke
    Rama ka te keqija si ka edhe basha
    Basha ka me shume

  16. Psikoterapisti says:

    Mero – ti vella ke crregullim personaliteti
    sepse njeriu normal nuk mendon bardhe e zi / armik ose mik per koke
    Rama ka te keqija si ka edhe basha
    Basha ka me shume
    lere postimin

  17. Psikoterapisti says:

    Mero – ti vella ke crregullim personaliteti
    sepse njeriu normal nuk mendon bardhe e zi / armik ose mik per koke
    Rama ka te keqija si ka edhe basha
    Basha ka me shume
    lere postimin ….

  18. Psikoterapisti says:

    Mero – ti vella ke crregullim personaliteti
    sepse njeriu normal nuk mendon bardhe e zi / armik ose mik per koke
    Rama ka te keqija si ka edhe basha
    Basha ka me shume
    lere postimin ….

  19. Psikoterapisti says:

    Mero – ti vella ke crregullim personaliteti
    sepse njeriu normal nuk mendon bardhe e zi / armik ose mik per koke
    Rama ka te keqija si ka edhe basha
    Basha ka me shume
    lere postimin …….

  20. Psikoterapisti says:

    Mero – ti vella ke crregullim personaliteti
    sepse njeriu normal nuk mendon bardhe e zi / armik ose mik per koke
    Rama ka te keqija si ka edhe basha
    Basha ka me shume
    lere postimin …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje