’97-a e re e PD, nuk ka lidhje me ’97-ën e Shqipërisë!

28 Prill 2019, 19:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Rituali më i ri i Partisë Demokratike, është t’i zërë pritë në çdo qytet Edi Ramës me krerët lokalë të PD, qofshin këta ish deputetë ose të zgjedhur lokalë në krye të partisë. E marr me mend torturën e tyre, dhe bezdinë që duhet të filmojnë veten duke bërë sikur zihen me policët “që nuk i lënë të vrasin Edi Ramën”. Është një nga banalitetet e rëndomta të Berishës, sa herë që ajo parti hyn në krizë të thellë.

Në ditët e saj më të këqija, kur kishte shpallur ikjen nga pushteti dhe nuk merrte dot pjesë në zgjedhje as në gjysmën e Shqipërisë në vitin 1997, PD e bënte përsëri këtë ritual. Natyrisht jo në gjithë Shqipërinë, por qëllonte Bashkim Finon me gurë kur kalonte në Bushat. Më tej nuk e bënte jo se nuk kishte dëshirë, por nuk kishte mundësi, pasi palë me të nuk ishte qeveria, por njerëzit e armatosur, që mezi prisnin të shikonin ndonjë flamur të Partisë Demokratike për t’i vënë zjarrin.

Tani PD po përjeton ’97-tën e saj. E izoluar, e rrezikuar, e frustruar dhe e destinuar të ndëshkohet rëndë për aktin e saj vetëvrasës, ajo ka zgjedhur të jetë pala e vetme në akte simbolike dhune, të cilat përveçse nuk e rrezikojnë rivalin e tyre, por japin atij dhe fuqinë e njeriut që duron idiotësira të tilla.

Po pse PD po përpiqet të prodhojë ’97-tën e saj?

Ideja se ’97-ta është një simbol dhune dhe destablizimi, është një opsion i dëshpëruar, i vjetër i Sali Berishës, sipas motos së tij “pas meje, qameti”. Por vetëm kaq. Të gjitha faktorët e tjerë janë kundër ’97-tës së Shqipërisë.

’97-ta e Shqipërisë, u prodhua nga akte të forta destabilizimi dhe dhune, që kishin në shënjestër një qeveri e cila po përballej prej muajsh me revolta popullore, që socialistët i mbështesinin, por as i kontrollonin dot.

Qindra mijëra familje kishin humbur kursimet e tyre, PD kishte vrarë zgjedhjet dhe shpresën dhe bashkësia ndërkombëtare ishte rreshtuar egër kundër saj.

Sot Shqipëria është një vend stabël nga pikëpamja ekonomike, me parametra makroekonomikë të sigurtë, dhe qeveria ka një mbështetje të fortë ndërkombëtare.

Sali Berisha e ka situatën njësoj si në vitin 1997, biles edhe më keq, pasi ndërkombëtarët e kanë identifikuar atë, si autorin e vetëm të kësaj krize që ka marrë pas PD-në dhe LSI-në, për hallet e tyre.

Përballë tij nuk ka më as banda, as policë, as kundërshtarë, por vetëm miliona shqiptarë që vëzhgojnë me neveri, akte të bezdisëshme dhune, që më shumë të ngjallin mëshirë se sa frikë nga destabilizimi.

Kjo situatë të cilën Edi Rama e lejon me vetëdije për të ndarë shoqërinë kundra dhunës politike, është një “unazë e re” izolimi në qafën e PD dhe Berishës dhe një demonstrim i ri i vetëvrasjes së saj.

Kjo ’97-të që po ëndërron dhe tenton PD, është vetëm ’97-ta e saj. Aktet e saj të dëshpëruara dhe shpresa se mos dhuna e saj prodhon ndonjë viktimë, është një nekrofili politike, e cila ilustron më së miri se çfarë po ndodh me një parti, që lideri i saj e do me vete në varr si Faraonët, mumjet e veta.

13 komente në “’97-a e re e PD, nuk ka lidhje me ’97-ën e Shqipërisë!”

  1. Sali berisha ,ky komunist i ndyre karierist ,fshatar nga shpellat me origjine nga nje familje injorante,nuk ja fal heqjen e karrikes edi rames.
    Malokun uriah hip me mire vraje se sa ta lesh e ta trajtosh si qen rrugesh.
    A e keni pare si eshte nxire ne fytyr,si qen i ngordhur.

  2. ???????? says:

    Le ta haj edhe këtë pranverë jashtë, se pastaj ska për ta parë me dritën e diellit! Kushedi nga do ja hedhin kockat këtij baglës dhe Shkërdhenit me Shkërdhitën që polli?!
    Pas Saliut qameti?!
    Ashtu do të bëhet por vetëm për berishajt! Atë që do, atë do marri! Edhe Sali bagla e ka të qartë, por vetëm se pas krimeve që ka bërë, nuk ka bythë t’i vrasë me dorën e tij shushunjat që polli, duke ja lënë pas hakmarrjes dhe urrejtjes që mbolli duke vrarë e shkretuar.
    Shpreson se mund të hedhë Shqipërinë në humnerë dhe të marrë në qafë fëmijët e shqiptarve, vetëm për të mbretëruar në mes të luksit Shkërdheni me Shkërdhitën?!
    Gabohet!
    Shqiptarët do t’ja shkërdhejnë që të dy, me të njejtën urrejtje me të cilën Sali Berisha kërcënon dhe minon të ardhmen e fëmijëve të këtij vendi.
    Zgjidhja më e mirë për berishajt?!
    Një vetëvrasje kolektive familjare.
    Ndryshe….

  3. 19 says:

    Mero je burim i se vertetes bravo je lap i qut le ca thine kta kazanet analiste qe jane me shumice .

  4. Alda says:

    Ke shumë të drejtë !

  5. ANDONI KOKA says:

    ME PELQEJNE KETO ANALIZA ZOTI MERO ,
    JE ME TE VERTETE ME TERHEQSI NE FAKTET
    E ANALIZAVE ! ! NGA UNE FALEMINDERIT ! !

  6. KARAPUTANA says:

    Izmira Ulqinaku, nga liqeni i shkodres kishte hequr breket dhe po lante pidhin te pa rrojtur dhe sa mori vesh per ngjarjen ne lac ku ishin vrare dhe prere me sopata me hanxhar me mitroloza me kallashnikov me jatagan dhe cifte dhe ministri brendeshem pa patllake,nuk mori pjese ne ate ngjarje por pinte kafe me ish deputen, nje karaputan por karaputan me pidhin me lesh,por ka me te ndyre karaputan qe akuzon ministrin e brendeshem per huliganet e pd-se,po kjo karaputan cfare pune bene,pse nuk shkon ti ndaj pordhacet huligan te veriut kokat te hane qe nga kruja deri matan Tropojes,nuk kane shkuar te gjithe tek Serbi i Titisteve??.

  7. shqip says:

    Se eshte dhe feste e fjalet duhen kursyer. Definicioni i kesaj organizate regresive eshte i njejte si per Hamasin, ose Hezbollah. Pse jo edhe si forcat e generalit libian qe ngre militantet kunder Tripolit zyrtar, te njohur nderkombetarisht. Kete gje ben edhe Saliu. Destabilitet, regres, injorim te rregullave te lojes, e moskokeçarje ndaj nderkombtareve. Per te mos lene pa permendur lidhjet me interesat Serbo-Ruse. E vetmja gje qe e çliron vendin nga keto atavizma, eshte te shpallet PD e jashteligjshme. S’duan ta bejne, fshihen gjera qe ne s’duhet ti dime, atehere le ta mbajne. Vetem se do behet si problemi Palestinez qe vazhdon me dekada. Per te patur gjithnje instrumentin e konfliktit. Po a mund te jetohet me konflikt tere jeten ? Problemit i jep pergjigje vetem vota. Sa me shume Shqiptaret ti largohen “Qamilizmit “, aq me shume aftesia distruktive e Berishizmit bie. Me pak fjale; vota edhe per “romet “, po vetem per PD jo.

  8. Sherifi says:

    Ndersa mua me vjen shum keq per gjith ate brez qe jane te moshave deri rreth tridhjetave dhe nuk jane pake por shume dhe qe do te votoin por qe vetem e kane degjuar si histori vitin e zi 1997, them rreth tridhjet se edhe ata qe kane qene 6 deri 7 vjec ne ste kohe, perseri kane qene ne mosh qe nuk e mbaim mire mend, keqardhje per ata z.Mero.

  9. Jozef Radi (spiun rekrutuar në internim nga oficeri i Sigurimit Shpend Sollaku) says:

    Mero si gjithmon ke plotësisht të drejtë. Të adhuroj pavarsisht se nuk e shpall.

  10. vang says:

    Perse duhet akoma ta duroje Berishen popullli shqiptar.Ai eshte nje e keqe e nevojeshme??

  11. Kolona says:

    Berisha pret që ta vrasë njeri dhe të hyjë në histori por nuk e kupton se as ata që kanë për të marrë gjak ndaj tij nuk indyjne duart se i marrin gjynah et Ky kriminel i rrjedhur, vllaj i karaxhixhit, e do Shqipërinë të djegur e të gjakosur, si qen rrugaç do ta lërë koha dhe historia bashkë me Y. Rakipi me shokë . Nuk ka 97 se bota do tu presë krahët pa i vënë në punë o vegla qorre të SALI kriminelit, kerrmes

  12. ETHEM LALAJ says:

    Z.MERO JE 1.KETE HERE NUK E PERMENDE LULIN 7×7=42 FARE,POR FARE.DHE MIRE BERE.PSE:
    -PARA DO DITESH NE MBLEDHJE TE KINOSHQUPI SALIU I THOT LYLIT” “..DO BEHESH KRYETAR I PD KUR TE FITOSH ZGJEDHJET..”KJO DO TE THOT SE LYLI DERI SOT NUK KA QEN KRYETAR I PD POR NJE FIRMETAR PER TE FIRMOSUR ÇEKUN E PARAVE QE DO U SHPERNDAJ MILITANTEVE QE THERRET ME URDGERIN E SALIUT-MULI,KULIÇI,SALIANI,ALIBEGU(NIPI I ISA TOSKES QE NE MALLAKASRER VRAU 200 BURRA),FARIU I VOGEL (I TE JATIT SPIUN),ETJ,KU PO BEHEN TMERR PER QYTETARET E VARFER TE KTIJ VENDI.
    -SALIU PO FUT NE QORRSOKAK EDHE PARTIT SATELITE PA ELEKTORAT KU ATO I KERKOJNE AMBASADORIT TE BE SOREKA QE KY TE NDERMJETSOI TE PRESIDENTI( I VETEM MONIKES JO I POPULKIT)QE TU JAPI MUNDESI TE TAKOHET ME TA PER ZGJUDHJEN E KRIZES POLITIKE TE SHKAKTUARE VETEM NGA EDI KRISTAQ RAMA I CILI NUK DENJON TE JAPI DORHEQJEN E NE VEND TE TIJ TE ULET PAQSISHT PA ZGJEDHJE LUL-HOLLANDEZI QE KTO KRYETAR PA PARTI TI MARRI PERSERI NEN SQETULL NE VITIN 2021 PER TI BERE PERSERI DEPUTET NEN SIGLEN E PD,KU BESOJ EDHE SALIU DUHET TE PRETENDOJ PERSERI,NESE DREJTESIA E RE NUK DO VEPROI PER KRIMET QE KA BERE NE VITET E MBRETERIMIT TE TIJ MAFIOZ.

  13. Joni says:

    Mero bravo.nuk di cte them.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje