Nga Baton Haxhiu
Me Sali Berishën kam vetëm një problem.
Jo mbi ato që i thotë për mua dhe Kosovën, por për faktin pse atij ende i duhet Kosova – dhe unë.
Jemi në një kohë kur datat historike kanë arritur me kaq pabesi ta grabisin jetën e gjithsecilit, pa pasur ata asnjë faj e asnjë detyrim dhe pa pasur guxim që dikush të reagojë për ta thënë të vërtetën.
Në dekadat e fundit me dhjetëra herë jemi ulur bashkë në tavolinë. Do të doja që asgjë nga bisedat tona kurrë të mos dilte jashtë. Është ky një kod civil që njeriu e mban për shkak të dinjitetit.
Sali Berisha është nga ato personazhe që kur rri me të në tavolinë duket i kujdesshëm, kurse kur e sheh në publik ka natyrë rrugaçi që flet me gjuhë krimineli.
Është i vetmi prind që e njoh – jashtë skenarëve të filmave për mafinë – që ka zhvilluar aktivitet kriminal në bashkëpunim me fëmijët e tij.
Prandaj, duke e ditur mëkatin e tij si prind, atij edhe fëmijët e të tjerëve i duhen me patjetër të jenë kriminelë.
Figura e tij bipolare me shenja skizofrenie është karakteristike për të, sepse tjetër flet me ty kur të takon dhe tjera fjalë përdor në diskursin publik. Thjesht, është një i pabesë.
Nëse e shpjegon me gjuhën e mafisë, ai duket se është një padrino, që kur bisedon me të e lë përshtypjen e një njeriu që nuk i prek as mizat, por kur del jashtë bën kërdinë edhe me gjuhën prej dashakeqi, edhe më sjelljen ndaj gjithçkaje që i duket se nuk i ngjan natyrës së tij. Thjesht, është një burrë i keq.
Në këtë aspekt, është e pamundur ta kuptosh plotësisht ekzistencën e Sali Berishës pa i analizuar disa data dhe fakte. Ta kuptosh se ku fillon ndërlidhja e tij me figurat që janë kriminale dhe kur nis kjo mënyrë e jetës si prind që i shtyn fëmijët në të panjohurën e krimit.
Nuk do të kisha reaguar për një babaxhan që s’ka as fytyrë dhe as skrupuj sikur ai të mos i jepte intervistë një gazete të vdekur, të udhëhequr nga një njeri që jeton më tatuazhin “JNA” në dorë, të një ushtrie të vdekur (Jugoslovenska Narodna Armija – Ushtria Popullore e Jugosllavisë), që iu përket atyre njerëzve të cilët kanë pasur kujtime të mira për shtetin jugosllav (serb) dhe ushtrinë që ka shkatërruar gjithçka në Kosovë. Gazeta e këtij “Njeriu me Tatuazh” ku flet Berisha është Bota Sot, ndërsa tatuazhi i institucioni famëkeq jugosllav është në trupin e njeriut që quhet Xhevdet Mazrekaj.
Pyetja është e thjeshtë: si është e mundur që ky njeri të ketë kaq shumë lidhje me të keqen?
Çfarë e bën një politikan të lidhur me krimin dhe kriminalitetin dhe ç’është ajo që e bën një prind të kriminalizojë gjithçka, përfshirë edhe fëmijët e tij?
Dhe pyes: pse ky njeri ka aq afsh për të ndërtuar fjali kriminale dhe të flasë me pasion krimineli?
Për faktin që është plakur, po ikën biologjikisht, apo sepse e ka mënyrë të jetës, kurse ofendimin dhe gënjeshtrën e ka kod të sjelljes?
Kur e analizoj Sali Berishën, nga gjithë jeta e tij më del se asnjëherë s’ka qenë ndryshe. Prandaj as tash, kur ka një vjet që ka filluar të merret me mua duke ma dhënë peshën e gjithçkaje që ndodh për shqiptarët në Ballkan.
Ai i ka shtuar në retorikën e tij banale etiketimet e tipit stalinist ndaj meje si gazetar, duke më shndërruar nga një publicist shqiptar nga Kosova në një Superinterlokutor ndërkombëtar agjenturash, masonësh dhe kancelarish, që vendos për fatin e kombit.
Kjo e pavërtetë nuk është aq fyerje për mua dhe familjen time, siç mendon Berisha, sa është fyerje për një Kosovë të tërë, bashkë me Shqipërinë, BE-në dhe SHBA-të, duke i kthyer të gjithë pa përjashtim në vasalë të mi të dëgjueshëm.
Për shkak të këtij problemi moral dhe mënyrës se si ai po e fyen Kosovën dhe miqtë e saj në botë duke përdorur emrin tim, dua t’ia them disa gjëra përse më duhet mua Kosova dhe Sali Berisha, dhe përse Sali Berishës i duhet Kosova dhe Baton Haxhiu.
Mua Kosova më duhet si atdheu im, si toka ime, si dheu i atit dhe ëmës, i fëmijëve të mi. Nuk dua të bëj hartim për atdheun në këtë moshë, por Kosova është fati im dhe i çdo qytetari të saj, fat të cilin në shumë raste e kemi bërë vet.
Pra, ne nuk ekzistojmë pa të.
Çfarë është për mua Sali Berisha?
Në fillim të viteve ‘90, ishte një emër që në Kosovë filloi të na rilidhte më fort me Shqipërinë, si pjesë e gjakut tonë matanë kufirit. Me rënien e komunizmit, për herë të parë e kishim mundësinë ta preknim tokën mëmë.
Por, Sali Berisha nuk ishte Shqipëria. Në projektin e tij kriminal politik, Kosova për të ka qenë gjithmonë gur rezervë për të tentuar mbulimin e krimeve.
Në projektin e tij për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë në fillim të viteve ‘90, ai e orientoi Shqipërinë drejt biznesit joformal, kontrabandës dhe firmave piramidale, me qëllim që ta kontrollonte klasën e re kriminale të biznesit të paligjshëm. Trafiku i karburanteve dhe mallrave me ish-Jugosllavinë nën embargo u krye tërësisht nën sytë dhe kontrollin e tij, për njerëzit e tij dhe bile zyrtarisht edhe nga njerëz të partisë së tij.
Kosova ishte “Asi nën mëngë”, që ai e sakrifikonte për ta avancuar projektin e tij në krijimin e një klase joformale të biznesit në shërbim të tij.
Sali Berishën e ka trembur qysh në fillim ekonomia e lirë, tregu i lirë dhe biznesi i ligjshëm. Dukeshin jashtë kontrollit të tij. Ndaj atij i interesonte më shumë një lob biznesesh që bëheshin milionerë nga kontrabanda, çelësin e së cilit e kishte ai në dorë dhe kompani piramidale nën kontrollin e tij që ia financonin pushtetin.
Kur ky pushtet ra dhe nuk mbante dot në këmbë as Sali Berishën, as Shqipërinë, ai i ktheu sytë nga Kosova, si ata grabitësit e bankave që në momentin e fundit marrin peng një qytetar dhe thonë: “Po më prekët, e vrava!”.
Kështu u soll Sali Berisha në vitet 1996-1997 me Kosovën. Sulmoi Ibrahim Rugovën dhe afroi Adem Demaçin, me shpresë se do ta ndizte luftën në Kosovë dhe bota nuk do të merrej me të, por me Kosovën.
Fatmirësisht, Ibrahim Rugova ishte më racional dhe më i qartë se ai e shumë të tjerë, prandaj kjo aventurë u shmang.
Sali Berisha përfundoi në koshin e historisë.
Përpjekjet e tij për t’u rifaktorizuar duke u kapur pas Ibrahim Rugovës me mbarimin e luftës nuk funksionuan, pasi Rugova nuk e priti kurrë në Kosovë.
Ky ishte një leksion i hidhur për të dhe gjithë ata që kanë dashur ta përdornin Kosovën për llogari të tyre.
Në një moment të jetës sime, në vitin 2005, pata një iluzion se ndëshkimi që iu bë Sali Berishës dhe izolimi i tij tetëvjeçar ishin një periudhë e fortë reflektimi dhe një shans i ri që ai të përdorej në një betejë kundër korrupsionit, pas papërgjegjësisë me të cilën Fatos Nano la të lulëzonte krimi, korrupsioni i administratës dhe monopolet e ministrave të tij.
Ky është një ndër iluzionet më të hidhura të jetës sime.
Rikthimi i Sali Berishës pas një parade të demonstrimit të forcës përqendroi pushtetin tek familja e tij, e cila u vu në krye të pushtetit gjyqësor, financiar dhe politik.
I ashtuquajturi “Kop”, të cilit i kam bërë edhe spotin e fushatës, ishte furgoni i shokëve dhe shoqeve të vajzës dhe dhëndrit të tij, me punë në Kosovë, ministrat kukulla të fëmijëve të tij, dhe bizneseve në rresht për të paguar për ta.
Projekti i dytë i kriminalizimit të ekonomisë nga Berisha më nuk ishte joformaliteti, por kapja e shtetit përmes bizneseve të mëdha.
Në 2013, shqiptarët e ndëshkuan në mënyrë shembullore një qeverisje e cila u shqua jo vetëm për korrupsion, por edhe për vrasje politike, vjedhje spektakulare votash, si në rastin e Lulzim Bashës në Tiranë, si dhe mosndëshkueshmëri për afera të provuara nga prokuroria, si ajo e Gërdecit.
Mendoja se Sali Berisha do të ishte i lirë të ikte në shtëpi. Por, ai nuk ishte i lirë.
Fëmijët e tij të pamëshirshëm dhe mafia që kapi shtetin përmes tij, e duan në rrugë, e duan të gjallë dhe të mjeruar derisa t’i mbylli sytë.
Tash po iu tregoj përse Sali Berishës i duhet Kosova.
I duhet për hallet e veta.
Në vitin 1992 i duhej të dukej patriot.
Në vitin 1996 i duhej ta shpëtonte rrënimin e tij nga pushteti.
Në vitin 1997 i duhej ta përdorte kundër rebelëve që rrëmbyen armët kundër tij.
Në vitin 1999 i duhej ta përmendte që të dilte nga izolimi i egër ndërkombëtar. Dhe bëhej interesant, herë duke e sulmuar Rambujenë, herë duke e sulmuar UÇK-në, e herë duke e mbrojtur Ibrahim Rugovën, i cili nuk ia hapte as telefonin.
Në vitin 2000 i duhej të dilte një herë jashtë shtetit. Shkoi deri në Kukës, por s’doli dot.
Në vitin 2006, pas vdekjes së Rugovës, i duhej të tregonte se e kishte mik, duke e pasur armik.
Në vitin 2009 i duhej t’i mbulonte problemet e zgjedhjeve në Shqipëri duke folur për albanofobi.
Në 2011 i duhej ta zbuste qëndrimin ndërkombëtar të egër ndaj tij pas vrasjeve të 21 Janarit dhe vjedhjes së Tiranës, duke e shitur dosjen e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt si njerëz që kishin vrarë dëshmitarë dhe kanosur drejtësinë. (Mund ta kujtojmë draftin “Haradinaj dhe Limaj” të vitit 2003 që dhëndri i tij e kishte dërguar jashtëligjshëm nga zyra e kryeprokurorit Williamson. E kisha bërë të kundërtën me një prononcim publik timin kundër këtij fakti, vetëm që të mos pasonin akuza për tradhti ndaj Lulzim Bashës).
Në vitin 2012 i duhej ta justifikonte dështimin e marrjes së statusit si vend kandidat për BE.
Sot, më 2019, ky njeri që nuk rresht së përdoruri Kosovën për hesap të vet. Kosova i duhet sërish për ta maskuar prishjen e tij me Perëndimin, SHBA-të dhe Bashkimin Europian.
I duhet për t’u hakmarrë ndaj atyre që i kanë hequr vizën jo vetëm familjarisht, por dhe si politikan, duke e çuar në udhë për t’ia dorëzuar drejtësisë.
Sot Kosova i duhet jo për t’i mbrojtur kufijtë e saj nga Baton Haxhiu, sepse Baton Haxhiu mund të flasë vetëm për shtëpinë e tij, por për ta ruajtur kokën e vet nga drejtësia në Shqipëri, nga drejtësia e monitoruar nga SHBA-të dhe BE-ja, që e shikojnë Sali Berishën si problem real të Shqipërisë. Dhe ai sërish e ka kapur peng Kosovën, si ata pengmarrësit në një grabitje, dhe ulërit se “po e vrisni Kosovën, po e copëtoni atë, duke më vrarë mua”.
Në fakt, e ndjen që është ulërima e çdo pengmarrësi që ndërsa dëshiron ta shpëtojë kokën, qan për pengun e tij.
Krejt në fund, Njeriu Sali Berisha nuk e ka humbur vetëm veten e tij. E ka humbur edhe atdheun. Ai s’po e kupton që po ikën pa pasur asnjë fije shprese se mund të kthehet. Njeriu që e themeloi Partinë Demokratike, tash në atdheun që s’e do, po e shkatërron atë që e kishte krijuar dikur.
Kështu e do edhe Kosovën. Të shkatërruar dhe pa të ardhme.
Nuk e kupton që ajo nuk merret dot në botën tjetër, sepse iu takon të gjallëve.
Jo Sali Berishës.
Per zotin o Baton asnje presje si heq ketyre gjerave qe thua. Po dhe per ty per nje gje me vjen keq.
Po Rama qe mbron aq fort a seshte ne te njejten vije ne mos me keq se Saliu me biznesmentet oligarke joformale rreth tij. Qe ka rrenuar ekonomine me keq nga Sali Berisha me shperdorim te madh te taksave te shqiptarve.
Per mua po ti vesh ne kandar numuro vetem ikjet jashte sa jane kohe Rames e sa jane kohe salise.
Pirdh pirdh Baton por Kosoven nuk do ta ndaje Berisha por ti dhe thaçi mor pjelle e ndyre e UDB
Po pse flet karlleqe o Selim Rroshi. Po ku i ke pare dhe, per me teper, ku e ke pare ti “shperdorimin e madh te taksave te shqipetareve”? Apo ne pidh te sateme. Ti je koqe dhe kujton se ato udhetimet behen duke futur doren ne xhepin e popullit, merr ca pare dhe hop ne avion. Ato shpenzime jane te planifikuara ne buxhet, po karat si puna jote kaq marrin vesh.
Tung
Eh Baton Baton. Se cfare sjell historia me pas nuk e di por ska asnje dyshim qe sot qe flasim Sali Berisha eahte nja nga 3-4 shqiptaret me te medhenj qe nga koha e Skenderbeut. Ai Baton shenon si bilanc rrezimin e komunzimit, rikthimin e Kosoves ne ceshtje paresore te Shqiperise, heqjen e vijes se kuqe nga Presidenti Bush per Millishevicin, hapjen e Shqiperise me Boten dhe hedhjen e themeleve te ekonomise se tregut. Futjen e Shqiperise ne KE, nenshkrimin e stabilizim asocimit, futjen e Shqiperise ne Nato, heqjen e vizave. Ndertimin e rrugeve si asnje shqiptar tjeter ne histori, ku perfshihet dhe rruga e kombit. Presidenti G.W.Bush pralajmeroi pavaresine e Kosoves nga zyra e Berishes. Berisha solli investimet me te medha strategjike ne Shqiperi dhe rrit rrogat si askush tjeter….. ndersa ti Baton e di per cfare so mbaheah mend ?! Qe per paret e serbeve dhe per lekuren e Thacit ishe i gatshem t’i hidhje copat e Kosoves si kocka per qente.
Ahahahahaha qytekari analog. Te thash o palle veri ne kandar kur kan ikur shqiptaret me shume kohe Saliut apo koh Rames.
E kandari do nxjerre cilesine e qeverisjes.
Po as kandari su punon ju e spo zgjatem te dal jashte teme
Shumë dakort !??
“mos pasonin akuza per tradheti te Lulezim Bashes”.Qenke me i ndyre sec dukesh dhe akuzohesh.Kush je ti te mbulosh lulin? Te erdhi keq apo e kishe detyre nga dikush?.Te duket vetja se ben politike te madhe,por vetem ke demtuar kete vend dhe pasojat po i vuajme tani akoma duke degjuar lulin rrugeve.Turp qe e mbani veten per te mencur.
TE LUMTE BATON , NJE SKANER POLITIK I JASHTEZAKONSHEM PER ANTI- SHQIPTARIN ME TE MADH SALI BERISHA .AI ISHTE DHE VAZHDON TE JETE NJE NGA SABOTUESIT ME TE MEDHENJ TE SHQIPERISE DREJT BASHKIMIT EUROPIAN .EDI RAMA PO E DERMON DALENGADALE DERI NE SHKATERRIM TE PERJETSHEM .RESPEKTE .
te lumte Baton Haxhiu!Ky eshte banditi me imunitet Salih Vicidoli dhe te pjellet e tij te peshtire.Por me kryesorja eshte se ai ka qene dhe eshte ,me firme dhe vule agjent i UDB-se dhe do e beje detyren e dhene deri ne fund…Dhe kupolen e tij e ka zgjeruar dhe me te tjere….si ne PD ashtu dhe ne LSI…dhe nuk i zbret kalit deri sa te mbylli syte ose ta terheqe zvarre SPAKU e ta coje ne burg…
jashteqitje e qelbur
Bravo Baton ,mos u tut nga kjo kerme serbe,Ti ke akoma dhe me shume fakte per veprimtarine agjenturore te ketij plehu,por se pse nuk flet nuk te kuptojme.Nxirrja te gjithe te palarat kesaj gelbaze turbekulare qe eshte gati ti vej zjarrin shqiperise e kosoves.Nuk besoj qe ky felliqesire te besoje qe femijet e tij qelbesira do te gezojne miliardat e vjedhura,por duke vazhduar ne kete rruge te tradhetise tregon qe nuk i beht vone fare per ta.
Nuk kuptoj si mund te kesh iluzion kur Sudja etj e rrezune nga pushtetu,jur masakroj toke,terrene,ndertime pa leje Vetem rasti i Lanes (kryeqytet europian)?! Si?!Ju vinit edhe nga nje Jugosllavi e zhvillune,kishit pa dynjaApo edhe ju shqiptar anadolli,mos ne bindje ne formim…Saliu eshte produkti me i perkryer anadollo-komunist
Analize e shkelqyer !
Zoti Haxhiu ,ARMIKU ZYRTAR I SHQIPERISE (dhe kur them Shqiperia eshte dhe Kosova brenda)eshte i vetmi politikan qe asnjehere nuk ka mundur te marre dot votat e shqiptareve. Eshte shpallur fitimtar vetem duke vjedhur e duke vrare dhe ne ditet me te mira per Partine Demokratike qe ishte viti 92 nuk mundi dot .Zoti Haxhiu nuk jeni i pari qe baltoseni nga Berisha duhet te ndjeheni krenar dhe mjaft i privilegjuar.
Sa me shume tju hedhe balte Berisha aq me shume rriteni ju ne syte tane. Ai ka vdekur me kohe , tashme presim ti behet varrimi .
Sali Berisha e keq ja e Shqiperis
Po jo o Baton Berisha i do shume Shqiperine.dhe Kosoven me fjale te medha por nuk i do me zemer. Ndryshe thotë e ndryshe ben.
Per here te pare lexova dicka qe e tregon deri ne detaj historine e Sali Berishes me Kosoven dhe Shqiperine.
no coment
Baton Haxhiu.
Je nje i mjerë totalisht.
Nuk me plas fare per kufijte e kosoves por ti e din shume mire edhe pse thua te kunderten se pa ndihmen e Sali Berishes nuk do ekzistonte UÇK-ja.
Sepse ti e din shume mire por thua te kunderten se i gjithe armatimi qe perdori UÇK ka qene shqiptar.
Ti e din shume mire por thua te kunderten se pa lobimin e Sali Berishes Amerika dhe NATO nuk do fillonin kurre bombardimet kunder ushtrise serbe.
Ti e din shume mire se shqiperia nuk ka asnje interes per kosoven por i Sali Berisha e ka kerkuar qe në ‘92-in pavarsine e kosoves por thua te kunderten.
Ti e di shume mire por thua te kunderten se per here te pare fjala pavaresi per kosoven eshte permendin nga ish presidenti G. W. BUSH në Tirane në zyren e Sali Berishes.
Ti e din shume mire por thua te kunderten se po te mos e ngrinte zerin Sali Berisha kufijte e kosoves do te ishin bere pune e kryer nga Rama-Thaçi – Vuçiç – Haxhiu.
Ti e din shume mire por thua te kunderten se Sali Berisha nuk ka nevoje te faktorizohet.
Sali Berisha eshte vetë historia.
Sali Berisha eshte shqiptar-dashesi me i madh i te gjitha kohërave.
Prof Dr Sali Berisha eshte nje dhe I vetem
Prof Dr Sali Berisha eshte shqiptari me i madh në 500 vitet e fundit në historine e shqiptarëve.
Te tjerat jane vetem shpifje
O petrit, po te duash shko ndiz nje qiri per Sale robqimin…ose regjistro nje fe te re ne QKR, hap nje teqe dhe prit gjithe trushkulurit si puna jote te bejne ndonje kurban. S’ta kemi per borxh te cash veshet
O Petrit qenke rrush fare nga trute,Sali Berisha me spiunin tjeter serb Bujar Bukoshin,krijuan Cfarkun ne bashkepunim me sherbimin sekret serb,ndersa uck-n e denoncoi si organizate terroriste.Armatimert uck-s ja siguroi amerika dhe shiku i klosit.Sa shpej harrove qe Sala jot me ate halen tjeter ministrin e jashte Mustafain kerrkonin autonomi per kosoven e jo republike,qe sala tend i quajti tradhetare ata qe firmosen Rambujene.Le cte falesh me ty e kategorine tende,ose jeni idiote te noterizuar ose vazhdoni te notoni ne te njejtat ujra agjenturore te berishes kunder kombit tone.
Petrit, ti e din mire por thua te kunderten se saleh b(er)isha eshte personi me i urryer i shumices dermuese te shqiptareve; se u ka bere te keqija me shume se çdo pushtetar tjeter; se i dhunoi me 1996; se u grabiti paratë e djerses e gjakut me firma piramidale ; se çoi popullin ne lufte civile më 1997 e me ato arme qe ti i konsideron si ndihme per Kosoven, ne fakt u vrane 3 mije shqiptare te Shqiperise e jo serbe te Serbise(!); se kosovareve u rekomandoi te mos firmosin Rambujene; se likuidoi, vrau kosovare ne Shqiperi; se Rugova nuk e ftoi KURRE. ne Kosove; se furnizoi tanket serbe te Milloshevicit me nafte kur ia preu gjithe bota; se vrau 26 vete ne Gerdec per te shitur armatim per xhepat e famijes se tij; dhe e mbylli duke vrare 4 njerez me duar ne xhepa mes bulevardit.
Keto jane fakte ,petrit, dhe ti nuk mund ti zhbesh per ne, thjesht se salehin e ke nga krahina apo partia jote.
Petrit, ne qofte se je vete Saliu, jam dakirt me ty, por ne qoftese nuk je i biri Sheqeres dhe Karaxhicit, o je gomar qe nuk ha gjemba por hithra, ose je nje cope idiot i shitur koke e kembe dhe vazhdon ti fshishe bythe e fishkur Saliut edhe sot me keq se ca si Sali Lushot me shoke. Ju jeni kontigjeti me i degradyar shqiptar ne kohen sot, jo ne Bota Sot se dhe kete gazete qe botohet jashte trojeve, une kam qysh nga viti 2005 qe nuk e lexoj me. Une skam ndermend te sqaroj se a e deshi Rambujene Saliu apo jo se kane filma televizionet dhe per cdo gje tjeter, Sali Berisha ngelet jashteqitja e Kombit persegjalli. Kaq
E ke komplet gabim. Ai, SB eshte shqipetari me i keq i te gjitha kohrave.
Shume mire o Baton por s’ka vlere me! Saliun e njohem dhe e flakem! Saliun e njohen te gjithe se kush eshte! Megjithate perseritja eshte babai i mos harreses! Por do te kisha deshire te degjoja prej teje se si te shpetojme nga ky njeri sic thoni ju nga ky njeri i keq, ose mafioz? Njeri bipolar por edhe i shitur? Si duhet bere qe ky njeri te lere te qete Shqiptaret dhe femijet e tij te kthejne parata e vjedhura!
Gjithcka e vertete dhe e drejte, por shume vone, shume vone u kujtuat te tregoni keto te verteta te tmerreshme…
E ke qare, Baton, por prape nuk ja ke thene te gjitha. Nuk i ke thene, pse urnizoi me nafte Miloshevicin, pse ishte kunder UCK-se, pse ishte kunder Rambujese, pse ishte kunder bombardimeve te NATO-s mbi Beograd. Se eshte nje spiun i shkaut. Kur te hapen arkivat serbe, te gjithe do mesojne se kush ishte ne te vertete SRB-i ( Sali Ram Berisha)
Baton , e ke qarë !?
Bato, nuk na the ndonjë gjë për Stanishiqin.
Shkrim dhe analize fantastike! Argumente te pakundershtueshem, fakte historike te verteta!
Bravo Baton Haxhiu!
Goni
Në këtë artikull Editorial Baton Haxhiu ka shkruar disa të vërteta apo afër të vërtetave për Sali Berishën. Por as Batoni nuk është për në Haxh. Ska asnjë dyshim se Berisha pakrahasueshëm ishte e keqja më e madhe e e Shqipërisë dhe shqiptarëve që nga rënja e diktaturës. Tani është në grahmat e fundit. Dhe është jo e dinjitetshme që tani përmes Berishës të pastroj qoft të kaluarën apo të sotmën e vet. Nuk është më rrezik Sali Berisha. Ehoja e krimeve të tija gjithsesi do ushtoj edhe gjat kohë në qenjen tonë. Sig se Ju Baton Haxhiu nuk e keni at peshë që ua mvesh Sali Berisha dhe kjo ju miklon juve. Por nese për të gjitha dështimet e shtetit shqiptar këto vite Sali Berisha është jo vetëm më meritori por është edhe organizatori Ideatori dhe realizuesi i asaj ndërmarrje kriminale. Por në skenën e Politkbërjes në Kosovë që për shkak të prezencës nderkombtare nuk mund të ishte aq kriminale sikur në Shqipëri por sa i përket dështimeve si shtet dhe shoqëri nuk i len asgjë mangut Shqipërisë s Berishës. Dhe këtu Ti Baton Haxhiu nuk je i pameritë. Me i ra shkuet edhe ti je një shërbëtor i piramidës kriminale në Kosovë dhe nuk ke përfituar pak nga ky pazar. Edhe ti je një kopje e Berishës vetëm pak më e vogël. Tani ky sulmi i juaj kundër njeri tjetrit është një veprim i pavetdijshëm për të sulmuar të keqen që keni mbrenda përmes tjetrit.
Sikur do firmosej ndarja tani ne prill, apo jo Baton? Flet per mafie ky qe mbeshteste (dhe mbeshtet) njerin e akuzuar, nga kjo cike-prokuroria jone, per organizate kriminale, si Sajmir Tahiri.
Bravo Baton.
Bato, na thuaj naj gjo per Stanishiqin. Ti, Rama me Berishen bashke jini puthi muti kakën.
Sali Berisha me gjithe kulisha biologjik apo jo do perballet me DREJTESINE E RE, kjo eshte fundi i te vjetres dhe shqiptaret kane rastin te tregojne se ne ballkan jane me te zotet dhe nuk ka Europe qe ti kompleksoi sono inferior ,Duke rregulluar Shqiperine .
BRAVO BATON HAXHIU. ANALIZE E PLOTE DHE E SAKTE. VEÇSE DUHEJ SHENUAR QE PERVEÇ TE TJERAVE SALI QENI ESHTE VRASESI DHE KRIMINELI ME I MADH I SHQIPTAREVE.
Shkrim realist.Por nuk paske thene diçka per veten Baton,a keni qene ju spiun i UDB-es?
Mallkon MALLKIMI MALLKIMINe kesaj toke Mbulon BALTA BALTEN.
AI e do të SHKATËRRUAR, kurse TI e do të COPËTUARR !
E bene veten binom me Kosoven martire .O plere .
Baton spiuni serb pillrobshi qe na sillte plerat e miellit serb na ben si patriot ik mer te qifsha robt bythqir burre kush te beson ty pervec fevziut legen
Plotesisht e shkruar drejt dhe me argumenta.Po keni harruar nje fakt se Gjithmone Sali Berisha -Krimineli ka vepruar ne sintoni me udhezimet e beogradit. ky Fakt verteton idete e tij shkaterrimtare per WShqiperine dhe Kosoven.Po na del nje fare komentuesi qe e ben Hero Sali Plehun.Te gjitha sa thote Ai derdimen jane te kunderta.Ai as nuk e ka dashur dhe as nuk e do Shqiperine .Po ama po lufton qe te shpetoje koken e tij dhe te Oborrit
Ketij palaqoje i ka hyre uji nder bythe! I kane shkuar poshte ato harta te Thacit dhe Vuciqit .
Bir spiununi eshte ky! Edhe baben e ka pase ne polici i biri i Fazli Qelit eshte ky!
Tani merret me Berishen !
Po pavarsisht se cka mendojne njerezit per Berishen ti je nje hiq …Sherbetor i se keqes dhe i tille do ngelesh!
Analize shembullore. Ajo qe ke thene per shtyrjen e femijeve ne krim dhe pabesine eshte gjeniale.
Sic duket Berisha paska marre fund vertet sepse ti Baton nuk para sulmon njerez qe kane ose mund te kene pushtet ! Jo per gje por Berisha ka qene gjithmone ai njeri me ato poshtersi qe ti pershkruan me lart.Dhe ti besoj se nuk i zbulove sot dhe as mund te thuash qe prisje se mos Saliu do ndryshonte.Jo,prisje vetem se mos riciklohej ! Nejse,per te mos u marre me shkruesin por me shkrimin,desha te shtoj se demi me i madh qe Sali Berisha i solli kombit shqiptar,eshte shkaterrimi i moralit kombetar!Kurre ne historine e kombit tone nje burre (familjar i zakonshem e jo me i pari i vendit) nuk i ka permendur gruan tjetrit! Kurre ne historine e familjes tradicionale shqiptare nuk ka ndodhur qe pasi flet kryefamiljari turren edhe femijet sic ndodh me femijet e Berishes! Rasti i fundit me Mira Kazhanin apo Rezarta Shkurten kur pas Saliut turrej dhe i biri tregoi se cfare familje gabelesh kemi vene per te na perfaqesuar si “shpi e pare” e kombit tone!
Baton kercimtari, bythlepiresi i te paafteve dhe prestanomeve. Padashje veteakuzove. Nuk mbroj Berishen, ka gabime plot, por tradhetar e spiun nuk eshte.
Te lumte z. Baton
Baton,nuk te njofe, por po te lexoj dhe po te admiroj.Shkrimi i juaj perfek i saket i mbrekullushem,nje shkrim me i saket nuk mund ta shkruante ndonje gazetar tjeter.Sali Berisha eshte njeriu me i pa bese i shqipetareve,njeriu me negativ dhe i pa skrupull,njeriu me faqezi me kriminel,me hajdut me poshter dhe me faqezi e tham, me i pa bese nuk bene vaki, ky njeri eshte anti shqipetar dhe tradhetare,bemat e ketije njeriu nuk kan fund,i pa bese,i pa skrupull,ndyresire,
faqezi ,behet pyetja si ka mundesi qe ky faqezi eshte akoma gjalle,dikush nje personalitet e mbron, sepse eshte i paguar me flori dhe me dollar,milona dhe milona dollar qe ky pordhac hingellin dhe ulurine si nje zagar i ndyre.
Pothuaj cdo dite ne shtyp ne televizion ,ne debatet televizive ,ne rruge, ne kafene,ne mitingje dhe kudo ku ka shqiptare,flitet pa pushim per Sali Berishen! Pothuaj 99% e te folmeve apo te shkrimeve ,e nxjerrin kete njeri ,perbindesh human ,me fakte,me shifra,me argumente ,e portretizojne si fatkeqesi e kombit,si frymzuesin dhe ideatorin e shkatrimit te tranzicionit shqiptar,te shtetit te ri dhe ligjeve te nje shteti,te metodave te tija rrumpalle,per te mbajtur sa me shume elektoratin ,turmen , per partine e tij,per te mbetur ne krye te shtetit pa fund ,deri ne vdekjen e tij fizike,sepse vdekja shoqerore ka ardhur qysh me 1996, duke qendruar Stoik si ai presidenti kufome i Algjerise…I tille ka qene fati i Shqiperise ,qe ne momentet me delikate te ndrimit te sistemit,ne krye te politikes pati njeriun me te keq te mundshem!…….E megjithate,megjithate…edhe pse akuzat ndaj ti ,ne se do mblidheshin ne nje dosje do ta benin dosjen te larte,voluminoze deri ne lartesine e 15 kateshit….! atij nuk i ka hyre asjne gjemb i vogel ne kembe!….Ndofta media e ka dashur per te prodhuar lajmet,ndofta politika e ka dashur per te bere ferkimet politike,gallatat ,ndofta drejtesia ka pare tek ai profilin e vet…ndoshta ka mijra aresye….dhe ai eshte akoma midis nesh tani ne “Lugatin digital” qe e perdor pa pike ngalje,me kenaqesi,me ngasherim,me trimeri,me ligesi, me cdo gje tjeter qe e ben GINES price!
Shkrimi shume mbreselenes! Nga stili dhe logjika me duket sikur i ka dhene nje dore dhe Z. Baze, si mjedhter qe eshte. Ja kan bere mire Sali Pykes, e meriton!
Edhe ti me horr je. Te gjithe horra jeni meqe shkoni e mblidheni neper skuta per vendimarrjet e juaja.
SALI BERISHA ESHTE AI QE MOS QOFTE !
NJE ANALUZE FANTASTIKE PSIKOANALITIKE
PER SALLEH RAMOLLAH AJATOLLAH
MILLOSHEVICIN !
E ke qare o Ikona e gazetarise shqiptare Baton Haxhiu !
Faktet dhe konkluzionet tua jane te pakundershtueshme per kete perbindesh te Shqiperise dhe Kosoves qe eshte ne grahmat e fundit perpara prangave ne kycet e tij dhe te Bandes se Gangstereve politike, familjare, mediatike qe e zhbene mbi 15 here me 15 vjet sundimi te korruptuar, vrastar e kusar, thelbesisht e thellesisht antishqiptar.
Emri i tij eshte futur e do te mbetet perjete ne historine e Shqiperise dhe Kosoves, me historine e kombit shqiptar si figura me e zeze politike, si perbindeshi me antishqiptar qe i ka lene ne hije edhe Hamza Kastriotin e Esat Pash Toptaniin …. si Milloshevici dhe Chinchizkhani…. si Lugati ose Gogoli me te cilin nenat shqiptare do ti trembin femijet e tyre!
Sali Berisha, sic e kam quajtur qysh ne vitin 1993- 1994 eshte jo vetem fatkeqesia e Shqiperise por edhe katrahura e kombit shqiptar !
Sali Berisha e degjeneroi aq keqazi demokracine shqiptare sa i vuri emrin e vulen e zeze te tij duke e kthyer be Salikraci !
Sali Berisha eshte fatkeqesia vet !
Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevici eshte ai qe mos qofte !
Lanet !
Kermat kur i le pa i varrosur, perhapin murtaje. Edhe coftina ne fjale ate po ben. Po na vret edhe me vdekjen e tij politike. Varrosja e tij eshte nje gjyq shembullor per te, familhen e tij dhe bashkepunetoret qe i ka shperndarr gjithandej. Detyra e Batonit me shoke eshte te paraqesin faktet ne ate gjyq.
Dhe pak ke thene. Krimet e tij skane te sosur…
Baton dakort me ty.Por problemi per Shqiperine dhe Shqiptaret eshte se jane te pafuqishem perballe ketij kryemafjozi,qe ka krijuar struktura paralele,te mbajtura me para nga pasurite e vendit,ndaj u kerkojne ndihme te huajve.Ne se ka akoma skepticizem ndaj Strukturave te Reja ne Drejtesise,eshte se Shqiptaret i tremben ndonje prapaskene,me lobistet qe ka krijuar ne USA,ne kohen qe ka pasur pushtet,per ti dhene amnisti per krimet qe ka bere,dhe historia do te perseritet si pas 97-es,duke krijuar mitin e te paprekeshmit,per ta mbajtur peng kete popull fatkeq.
Luli nuk quhet luli po e ka emrin shpia e verdh si mund te bazohet nje akuz kaq e rende te nje perkethys e temershme dhe nga prokuroria e hages karla delponte imagjinoni cfar serioziteti qe flitet per krime lufte sa per babin e lulit qe eshte regjizori i gjith kesaj poshtersie shijon ende rrezet e diellit ne gjirin e lalesit i qet e i pa ndeshkuar duke leshuar helm e vrer per kedo do qe i del para po tu vij turp shqipetar ave qe nuk e injorojne po e lancojne sa her hapet puseta e saliut dhe gazetaret thithin aromen e tij i japin rol si kur te jet kombari shq nuk kerkoj nga shteti se ata vijne era njesoj po ju gazetar nuk duhet tja hapeni kapakun pusetes se elmuat gjith dynjan.
shqiptaret jane vecse mercenare qe h ajne ne lindje ore ne perendim dhe kur zihen e bejne se ok sherbejne lindjes ore perendimit qe mund te luftojne edhe si re.psh katolik me orthodox qe jane akoma presents..Keto th fe u krijuan dikur nag vellezerit qe erdhen nag jugu greqise per ne rome the stambolli.konstandinopoje me krijuar katolike the ortodokset..
Baton Haxhia sot meriton nje vleresim te papare . Foli hapur me vertetesi dhe sinqeritet Politik per gjithcka qe thote jane absolute . E ke lartesuar vehten ne nivelin me te pakrahasueshem . Kjo eshte pena e bukur qe duhet ta prisnim me kohe I dashuri Baton Haxhia . Te lumte per kurajon dhe realitetin e Judes Shqiptare qe na I jep me vertetesi te pamohueshme .
Boaton ke nevoje te shpohesh nga mbrapa se po pelcet nga ngarkesa e spijunit Serb. Ti Ballon,ke dobesi te lindur ndaj je bere prostitute nga tutoret Serbe dhe nuk do dalesh ne pensione pa tu shpartalluar mire analja nga xhipsit e Serbise.
Me se perfekt! Baton Hagjiu per gjithçka ke shkruar dhe ke thene, te jemi shume mirenjohes dhe borgjli.
Bravo Bato i madh
Salija eshte personi me negativ qe ka pasur Shqiperia dhe Shqiptaret. Renuesi dhe shkateruesi i Shtetit dhe i ekonomise se Shqiperise. Demet qe i ka sjelle vendit berishovski dhe banda e tij PDja, as per 50vjecarin ardhshem nuk mbyllen. Nuk e di se nje dite ky Kryemaskara dhe klika e tij percudnuan Shqiperine , dhe vazhdojne ta mbajne peng akoma, se do dalin para Drejtesise, stento a credere.
Salija eshte personi me negativ qe ka pasur Shqiperia dhe Shqiptaret. Renuesi dhe shkateruesi i Shtetit dhe i ekonomise se Shqiperise. Demet qe i ka sjelle vendit berishovski dhe banda e tij PDja, as per 50vjecarin ardhshem nuk mbyllen. Nuk e di se nje dite ky Kryemaskara dhe klika e tij percudnuan Shqiperine , dhe vazhdojne ta mbajne peng akoma, se do dalin para Drejtesise, stento a credere. Antishqiptari me i madh, qe i sherbeu me zell interesave greko _serbosllave ne Shqiperi, vetem per tè qendruar ne pushtet dhe pasuruar.
Respekt per kurajon!
Nuk i kam lexuar kurre shkrimet e ketij Alban Deges por me kete qendrim qevmban sot ndaj BALTON HAXHIUT duke e quajtur Ikona e gazetarise shqiptare kuptoj qe vqenka nje Hajvan,nje DRU ME PRE,nje IMBECIL I LINDUR Mjere ky mjaran per trute qe paska!
@@Baton Hacxhiu…Shkrimi Juaj duket me te Vertet ti “Shkelqyer”::::Por pse tani?????????????????Pse nuk e DENANCUAT DHENDRRIN E BERISHES, si Spiun???Dhe pse duhet “Kursyer” Gjarperi Lulezim Basha, sipas jush??????????????Pra kemi nje Lidhje te Ngushte midis Bashes dhe Dhendrrit te Berishes Malltezit…te Dy duket se jane te “Pagezuar” nga UDB-ja Serbe…
Per z-Malltezi tani po na Tregoni se ishte ky Ai qe DORZOJ Dosjen e Ramushit dhe Limajt…po Lulezim Basha, qe Bridhte Maleve te Shqiperise si “Inxhinjer” dhe Kerkonte “Te burgosur Serbe ne Shqiperi, si dhe “Transplatime Organesh”::::Pse po kerkoni te na e Merrni ne “Mbrojtje”??
1-Ju z.Baton Haxhiu, si Kalemxhi jeni i “Mire”…por une Qytytari i thjeshte Shqipetare, dhe i VEMENDSHEM per Problemet Kombetare,kame Degjuar se edhe ju jeni i “Privilegjuar” nga Sherbimet Sekrete Serbe UDB….Nese nuk kame te Drejte ja po te kerkoj “Falje”..por ja qe Gojet e Liga ne Kosove thone se ju jeni nje “Investim” i UDB-se…..dhe per kete ju AKUZOHENI Direkt nga Levizja VW-Vetewendosja….pse??
2-Qe te mos me Keqkuptoni dhe hidhni edhe mua “Pshatarin” ne Thesin e Sali Berishes, nuk kame Lidhje me Pushtetet dhe ish Qeverite Shqipetare…jo jo thjeshte jame ne Punen time dhe me Mbajne Krahet e mije…por une kame nje Pyetje per ju z.Haxhiu:Ju kerkoni pak me Vones te “Kryqezoni” Berishen, por anashkaloni Lulezim Bashen????Pse????Kur dihet qe Basha ka Kusuret e tije???APO Mos valle Shkrimi juaj eshte nje “ALIBI” Mbrojtese per Bashen, nje FAVORE ky qe kerkojne ti bejne “Ustallaret” eUDB-se Lulezim Bashes,pra UDB-ja kerkon te Mbroj Lulezim Bashen, kur dihet se Figura e tije se Fundi ne Shqiperi ka rene shume dhe Reputacjoni i ketij Njeriu,eshte ne nivelin me te Ulet si Drejtues Opozite…
3-Pra z.Haxhiu:Mos valle UDB-ja…kerkon nje Shanse te dyte per Lulezim Bashen, duke bere Berishen dhe Familjen e tije Shkaketare per te gjitha KEQIJAT E SHQIPERISE DHE KOSOVES????????????????Nese eeshte kjo nje Loje-Kombinacjoni..per te “Cliruar” Lulezim Bashen nga Dyshimet eshte TERESISHT e kote se ne e dime SE Lulezim Basha eshte nje “Investim” UDB-je ne Shqiperi…por ju mire beni qe Shkruan, se pake nga pake po i “Hiqeni petet Lakrorit” thote nje Fjae e urte ne Shqiperi…..
Megjithese Shkrimi juaj eshte i Vonte..me mire vone se kurre…le te shohim se Kujte i Sherben me mire?????????Dhe pse u Shkruajt tani nga Ju???????????????????????????
Aq sa e han qeni-qenin, aq e han edhe udbashi-udbashin (si ne Prishtine si ne Tirane…) Sado qe i ngerdheshen dhe ngerdhucen e duket se sulmojne njeri-tjetrin ajo eshte loje e tyre, shfaqje publike se nuk e hane njeri-tjetrin(!) Pse nuk shkruan Batoni per veten dhe udbashat “shqiptare” te Prishtines, te Shkupit… ?! Dhe Tirana e bota duhet ta dije sot se Kosova eshte fati i udbashave e kosistave te “Kosoves dhe Metohise” dhe i fmijve te tyre qe po shkojne hapave te baballareve…! Dhe kjo eshte e vertetuar, sikurse thote edhe populli: Kah t’shkojne rrotat e para, pas tyre shkojne edhe pasardheset!…
Nga ky shkrim shihet se sa mire e mbulojne njani-tjetrin udbashat por kembet dhe kryet nuk po jua mbulon “jorgani” politik e “patriotik” qe po e zgjedhin dhe po e qepin vete per qejfi, por prapseprape po i njohim dhe po i shohim cipridancullak(!), “patriotet” dhe “atdhetaret” qe jane!
DRENICA E KUQE
Baton ai iluzioni i 2005 jo vetem nga ti por edhe Ngjela, Zogaj e shume e shume te tjere moren ne qafe Shqiperine.Rikthimi i Berishes ishte nje goditje e madhe per te ardhmen e vendit.Vetem per kete fakt te gjithe mbeshtetesit e Berishes ne 2005 duhet te terhiqen nga kontributet politike.Per mua ishte nje rivrasje e te adhmes se vendit.Njehem mire qe e kam thene kete gje ne ate kohe kudo.Nuk i besova mashtrimit te madh te perhapur nga zyrat antishqiptare se Berisha kishte ndryshuar.Gabim historik me pasoja te renda qe po i vuajme edhe sot.Gjate qeverisjes se dyte berishiane ai konsolidoi nje grupim te vazhdueshmerise se veprimtarise se tij kriminale e antikombetare ne politiken shqiptare qe po vazhdojme ta vuajme edhe sot.Duke njohur edhe mentalitetet nderkombetare kunder kombit shqiptar para nesh eshte nje mal me veshtiresi per tu trajtuar si nje komb normal europian qe kombi shqiptar e meriton vertet.Kjo eshte e gjitha.Mbeshtetja e Berushes ne 2005 ishte nje goditje fatale per interesat e kombit shqiptar.
Ky Haxhiu po tregon tërthorazi se as udba e krejt Jugosllavisë dhe Serbisë nuk kish ditë më e rehabilitu e me e pozicionu udbën ‘shqiptare’ të Prishtinës, Shkupit, Podgoricës e Preshevës qysh e ka rehabilitu e pozicionu ajo vetveten me ndihmën e e ‘shtabit të luftës’ së ‘UÇK’ dhe të burgosurve ‘politikë shqiptarë’(!)…
!!!!!!!