Përse ne nuk e meritojmë të hapen negociatat?

30 Prill 2019, 20:32Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nëse në debatin për datën e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, do të ishte si kusht sjellja politike në Shqipëri, negociatat nuk do të hapeshin kurrë. Aktualisht për t’u hapur ato, ne kishim pesë kushte, që janë plotësuar. Ndër më kryesorët është reforma në drejtësi dhe funksionimi i institucioneve të dala prej saj, që tashmë nuk kanë më shanse të pengohen.

Problemet e brendshme të BE mund ta shtyjnë datën në shtator, a ndoshta dhe më tej, por ky nuk është më problem i Shqipërisë. Nëse BE i qëndron ende premtimit për pesë kushtet, ato i kemi përmbushur.

Ajo çfarë nuk kemi përmbushur dhe do të duam kohë ta përmbushim, është sjellja europiane e klasës politike shqiptare.

Ajo që ka ndodhur me krizën politike të provokuar nga opozita, për interesa tërësisht personale të një njeriu, është aq e rëndë, sa jo negociatat që nuk duhet të hapen, por dhe nëse do na ishin hapur, duhet t’i pezullonin.

Një vend që dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian, nuk mund të ketë kurrë një klasë politike anti-europiane.

Gjesti politik i opozitës, dalja e saj nga sistemi politik i demokracisë dhe votës së lirë, dhe përpjekja për të shantazhuar sistemin me dhunë, jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me Europën, por është një antentat ndaj vlerave, dhe ashtu të pakta europiane që ka Shqipëria.

Dialogu politik është parakusht që një vend të jetë pjesë e Perëndimit. Ndërkohë që ata që gëzohen që nuk po hapen negociatat me Shqipërinë, vënë kushte përjashtuese për dialogun politik në vend, duke tentuar të sillen si terroristë që kanë marrë peng një vend dhe kërcënojnë me vrasjen e tij.

Si mund t’ia shpjegosh një zyrtari Perëndimor, që Shqipëria është një vend që meriton negociatat, duke i vizatuar Shqipërinë e sotme?

Ti thuash që kemi një President i cili thërret tryezë politike me pesë parti politike opozitare, që kanë vota së bashku sa partia e gruas së tij, e cila nuk i shkon në takim se është mërzitur me të, që i kanë lënë gjithë punët e shtëpisë në kurriz!

Ti thuash që nga simbol i unitetit kombëtar, Presidenti, nuk po ja del as të jetë simbol i unitetit opozitar.

Pastaj kemi një kryetar opozite që djeg mandatet e deputetëve, se nuk fiton dot zgjedhjet, dhe sa herë ka zgjedhje kërkon pazar, duke shantazhuar që nuk do të hyjë. Kështu ka shantazhuar më 2015, kështu më 2017, kështu dhe më 2019.

Si mund t’ia sqarosh një zyrtari Perëndimor, se opozita e Shqipërisë, sa herë që ka zgjedhje, do pazar në tavolinë, ndryshe nuk hyn në zgjedhje, me shpresë se kështu kërcënon Shqipërinë për ta nxjerrë nga shinat e një vendi që është nisur drejt Perëndimit.

Si mund t’ia shpjegosh një zyrtari Perëndimor që ne meritojmë negociatat me Bashkimin Europian, ndërkohë që në vend, të vetmet negociata janë ato mes Ilir Metës dhe Fatmir Mediut?

Të gjitha këto na bëjnë ne një vend tërësisht afrikan. Ne i kemi plotësuar ato pesë kushtet teknike që na ka vënë Brukseli, ne e kemi bërë dhe reformën në drejtësi, nga më radikalet në rajon, ne kemi plotësuar gjithë formularët dhe matricat që na kanë dhënë, por ne nuk e meritojmë Bashkimin Europian.

Ata mund t’i hapin negociatat në shtator, në dhjetor, apo vitin tjetër, pasi tani vullneti është në dorën e çdo shteti anëtar, ndërkohë që Komisioni ka rekomanduar hapjen, por ne duhet të çlirohemi nga kompleksi i pengmarrësve të BE-së në Tiranë.

Opozita ka kuptuar se shqiptarët e duan Bashkimin Europian dhe integrimin, dhe tenton të marrë peng vendin pikërisht në këtë pikë, duke shantazhuar me zgjedhjet.

Ne duhet të çlirohemi nga makthi i këtyre pengmarrësve.

Ndryshe të gjitha kushtet që na vë Europa janë pa vlerë, pasi ne mund t’i plotësojmë kushtet që do Europa, por nuk plotësojmë kryekushtin, që duhet të sillemi si europianë në shtëpinë tonë.

Ndaj ose duhet të meritojmë Europën, ose duhet të meritojmë pengmarrësit e saj.

43 komente në “Përse ne nuk e meritojmë të hapen negociatat?”

  1. Gjenerata 1964 says:

    Shkrimi nuk le vend per koment.BRAVO.

  2. Detari says:

    pse ja fut kote, shum parti te medha ne Greqi, Itali etj jane kunder BE-se, kurse ne duhet ti lutemi BE-se dhe te japim gjithcka?

    Ne dreq te vej, Shqiperia nuk ka nevoj te futet ne BE, eshte shum vone BE-ja ka ngordhur.

    1. Sa per dijeni says:

      Plotesisht dakort me komentin tend. BE ka marre kum te bova I thone vlonjatet.

  3. NË BURG QELBËSIRAT POLITIKE ! POPULL, PO VOTIMEVE !!???? says:

    VETINGU, do ti qerroj hesapet me qelbësirat !
    Në burg do përfundojnë, se kanë marrë peng vendin .

  4. Nuk e meritojme se nuk do lulushi hollandez ,nuk do krimineli sali,familja hajdute metamunika,gerdecari medi turkoshaku,dash pijaneci e dhjetra qylaxhinj e hajdute qe po hane ne kurriz te popullit.
    Dhjetra maskarenj qe hiqen patriote dhe nuk len gje pa share kunder shqiptareve dhe Shqiperis.
    Me mire flasin te huajt per ne se sa keta antishqiptare

  5. Lala says:

    Mero,pse,te futen,ne,Europe,merkeli,80-m-Katror e ka SHTEPIn,Po lul ja,,,,po,sala,,po,lik ja,,,,,,,,,,etj,,,by the,grisurit eviteve90 miliarder sot

  6. Harroje se ky milet e meriton.Populli velle turk,i kthyem kurrizin te gjitheve qe na ndihmuan nga 1912,1944,1990…Kosova e cliruar nga Perendimi,hoxhallaret e muslimano ateistat kundra Perendimit,dembela,…fajin na e ka grekizserbi,etj…vazhdojne tam tamet e hazhi Qamikeve….

  7. Zambi says:

    Mero, bej nje vizite nga okulisti.
    Cilin kriter kemi permbushur, luften ndaj droges, ndaj krimit te organizuar apo korrupsionit?!

    1. Nul Noka dhe Paloka says:

      Ke te drejte Zombi, o shoku i ngushte i Belul Bashes.
      Luften me tet’eme nuk e kemi fituar akoma.
      Katunar. Luften me drogen nuk e kane fituar dot vende si SHBA, Britania,, dhe Gjermania, me resurse kolosale, e Jo ta fitoje Shqiperia, ku i pari je ti qe korruptohesh, me para, apo me nje vend pune.
      Kujt ja ve fajin ti? Apo zotrote nuk je shqipetar?
      Ti je si ai budalli, qe mbasi e grabiten ne rruge, I thirri nga mbrapa grabitesit: “Ore, dale se harrove te me marresh varesen e floririt qe kam ne qafe”.
      Europa thote i keni plotesuar kushtet, ndersa ti dhe shoku yt i ngushte Belul Basha bertisni: :”Jo, Jo. nuk kemi plotesuar akoma. Kemi edhe ca.”
      Por ti nuk ke faj. Shoku i Belulit je.

    2. tani says:

      Kurse ti beje nje vizite tek psikiatri .Psikopatet shikojne gjera qe njerezit normale nuk i shikojne dhe ti duket shqeto qe je nje i tille.Ke qene nuk u bere tani.Rrobja si eshte prere do griset thote populli.E keni kot ti dhe soji yt.Jeni te mbaruar.Te flasesh t dhe soji yt per droge,krim e korrupsion eshte njesoj sikur te flase grida suma per virgjeri apo ndershmeri.

  8. ben says:

    Ha ha ha
    Dmth fajin e ka opozita . Eshte hera e pare ne historine boterore qe nje vend ecen keq per faj te opozites , spaskemi pare asgje akoma nga rilindja.
    Po mire more z. Mero
    Nese per europen ka me shume rendesi kush eshte ne opozite se kush eshte ne pushtet ne shqiperi, ly tipi ed rama pse nuk del ne opozite per te miren e shqiperise????
    ky ed rama qe e do kaq shume shqiperine pse nuk sakrifikon pak,po fare pak, te beje nje pale zgjedhje te parakohshme, ku mos te marin pjese bandat e droges per te blere vota??????
    Pastaj nese fiton nuk ka goje as opozite as europe askush ti thote qe vjedh zgjedhjet???????
    Por ben te kunderten ,kerkon si enver hoxha te shkoje me 1 parti ne zgjedhje?????
    Mero
    Deshtimi I edi rames eshte total. Kacavieria ndaj pushtetit thjesht e legenos me shume dhe sa me shume dite te rije ne pushtet aq me e madhe do jete humbja e tij, por kuptohet qarte tashme se cdo dite me shume e edi rames ne pushtet eshte 1 dite me shume e shqiperise larg europes.

    1. Sa per dijeni says:

      O koqe po ai gati eshte per zgjedhje por Lulkoqja i thote ik nje here ti mos te jesh asgje e pastaj i bejme zgjedhjet ne si i bene ne Tirane.

    2. Nul Noka dhe Paloka says:

      O Arben, shoku i Zigurit,
      Hije te oaska maja e hurit.
      Mire Ziguri eshte lopçar,
      Po ti qe mbahesh si qytetar?

      Edhe Saliu ne rini,
      Kishte qene çoban me dhi.
      Prandaj behen me Zigurin,
      Por ti pse e hengre hurin?

      Se qe ra dish o Ben Mavria,
      Nuk di dhia ç’eshte tagjia.
      Mos u merr me gazetari,
      Ti s’ben dot as kakerdhi.

    3. Ashtu kot says:

      @Ben:
      Je fantastik ne matematike. Sipas llogarise tende, cdo dite me shume e Rames ne pushtet eshte nje dite me shume e Shqiperise larg Evropes.
      Me qe di te besh llogari, te lutem na spjego se sa larg mund te jete Shqiperia nga Evropa po te jete nje dite ne pushtet Luli, Sala apo Baxhella. Me siguri nuk je izoti te ma thuash rezultatin, por po te ndihmoje une ta gjesh formulen. Po qe ne pushtet nje dite haduti, Shqiperia do ngelet pa breke ne bythe. Po qe ne pushtet nje dite krimineli, Shqiperia do i ngjaje thertores se bagetive. Po qe nje dite ne pushtet baxhella, Shqiperia do jete bordello qe qelbet ere. Po qe nje dite ne pushtet spiuni i Serbit, shqiptaret do i kene emrat qe mbarojne me “vic”. Tani sipas cilesive gjej emrin. Kur te gjesh emrin do e kesh kollaj formulen matematike per te na thene se sa larg nga Evropa do jete Shqiperia po qe se ne pushtet do jete nje dite Sala, Basha apo baxhella. Nuk ka nevoje te me falenderosh per ndihmen. Jam plotesisht dakort me ty qe fajtori kryesor eshte Rama dhe a e di se pse? Ja, po te ndihmoje prap. Rama eshte fajtor qe e ka lene mutin e haleve neper rruge dhe nuk ka marre masa te pastroje qenefin shqiptar.

    4. Ben(jo ky bolja me siper) says:

      O ben rrocka,
      Nuk eshte ceshtje faji. Opozita talebane shqiptare eshte nje bande krimi qe do shkuar ne hell. Kete do meritonte o bajge vicidoli

  9. Zigur Qarri says:

    “Problemet e brendshme të BE mund ta shtyjnë datën në shtator,a ndoshta dhe më tej,por ky nuk është më problemi i Shqiperisë.
    Nëse BE i qëndron ende premtimit për pesë kushtet,ato i kemi permbushur”,thote Mero,qe i bën hesapet pa Hanxhine.Kujt kerkon
    ti mbushesh mendjen ti me keto broçkulla,vetes?Duhet koh,ne brezin e trete po.Ne te gjith Boten Demokratike,eshte pergjegjese
    Qeveria dhe Kryeministri per çdo deshtim,per Mero Bazen eshte opozita!Keshtu mendon edhe D’Rama,por Kryeministri i Maqedonise
    qe futi ne burg paraardhesin e tij,e sheh kete si deshtim,dhe eshte gati te japi dorheqje.Pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin
    Edi Rama, Johann David Wadephul, zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, deklaroi se Shqipëria është ende shumë
    larg hapjes së negociatave.Deklarata e deputetit gjerman është një përgënjeshtrim ndaj qëndrimeve të Edi Ramës lidhur me suksesin
    e vizitës së tij në Berlin. Paraditen e sotme, kryeministri shkroi në Facebook se nuk ka kushte të reja për integrimin e Shqipërisë në BE.
    “Dy takime shumë pozitive mbi Shqipërinë me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul. Mesazh i qartë: Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim”, deklaroi Rama.
    Negociatat për anëtarësimin në BE, Rama: Meritë e reformave të qeverisë 13/11/2016.“Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh
    ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë
    t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo
    mund të shtyhet për në fund të vitit”, – u shpreh kryeministri, Edi Rama.20 Shkurt, 2018.Taulant Balla: Në qershor hapen negociatat
    me BE. Opozita frikë nga drejtësia e re 18/03/2019.Rama nga Berlini : Kush thotë se u mbyllën dyert për negociatat thotë atë që dëshiron.Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se Shqipëria do të ketë hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin
    Europian.30.04.2019.Dhe Mero Baze thote,se…..ky nuk është më problemi i Shqiperisë?Por,i kujt eshte o Mero?

  10. Zhzh says:

    MERO JE NJESH. SHUME SAKTE, SHKRIMIT NUK I HIQET ASNJE PRESJE.

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Ke shume te drejte Mero, por une dua ti shtoj dhe pak problemet e BE-se me zgjerimin. BE-ja eshte e ndrydhur. Kjo ka te beje me fqinjesine me Ameriken. Presidenti Amerikan do te ndryshoje rregullat e ekonomise tregtare dhe BE-ja po shef per alternativa ku Kina po lobon fuqishem te fusi tregun e saj me thelle ne Europe. Edhe parti rradikale te brendshme evropjane nga vende te ndryshme te BE-se po e tundin sistemin “te lodhur” nga burokracia. Ish reformatoret e BE-se duken te lodhur nga lufta politike e brendshme ne shtetet e tyre.. Jane te moshuar dhe pa entuzjasem.. Parti te djathta ekstremiste perdorin karremin e emigracjonit qe vete Makron e permend ne rastin e Kosoves. Dhe vete Makron foli si nje njeri me justsifikim ekstremisti djathtor (dhe nuk eshte I tille) per Kosoven tregon qe sistemi francez po tundet dhe Makron po e ndjen te shprehet per brum te brendshem politik. Shqiperia nuk humbet asgje nga kjo, por vetem fiton. Dhe neqoftese nuk ndodh, “It is what it is” shif interesat e tua.. Ne s’kemi nevoj me ti themi Europes qe beme Reformen ne Drejtesi prandaj na fusni.. Ajo ishte esenciale per sistemin e krimbur qe kemi.. Ne jemi Evropjan ne vetvete.. Ne e duam demokracine, tregun e lire, emigrimin. Kemi probleme por jemi shume me mire se ca vende anetare te vet BE-se. Sdua te permend emra. Te kthehemi tek presidenti. Sonte u duk qarte qe presidenti eshte komplet politik. C’fare tha sonte jo se eshte ndonje gje e re. Ne kete rast, duhet te heshte sepse: E para pergjigja ende nuk eshte dhene. Dhe e dyta: Edhe sikur pergjigjia do ishte JO nga BE-ja, kjo nuk ndeshkon partite politike, sistemin politik, ose qeverrine. Qeverria ja ka dale edhe pa u bere anetare e BE-se. Ne qoftese une si socjalist e di qe ky megjithese u kap me presh ne dore duke vjedhur dhe thash: Hajde se ka pak karakter per dicka, sonte ky per mua fundosi karakterin e paket qe kishte nen vete. Ilir Meta, je nje hic per mua. Jo vetem nje hic, por nje PRESIDENT I RREZIKSHEM jo se te ben dem nga ana institucjonale, por nga C’FARE PERFAQESON SI SHTET.. ME KETE QE KE THENE SOT, MERUA TA KA SHPJEGUAR SHUME QARTE. Nga ana simbolike edhe sikur po mos ti kisha numrat ne Parlament, do propozoja te te shkarkonin (I pari president I shkarkuar).. Te te vij turp je I demshem per shoqerine shqiptare…

  12. nord.al says:

    Te lumte Mero, nuk i heq asnje presje shkrimit tend. Meriton maksimumin.

  13. marilka says:

    Sepse mu kujtua nje shprehje e Shvejkut: ” Ne ne lufte nuk shkojme, nje mut mbi te leshojme” Te kete lidhje me kete punen e Europes valle?

  14. Njutoni says:

    E nuk e meritojn majmunet shtetsin europjane.
    Nuk behen europjan kurr as shqiptart as shqipnija.
    Pik sa t dhini.

  15. Peço says:

    Sa herë që duam ta krahasojmë rrumpallën politike tek ne, ju referohemi vëndeve afrikane. Këtë bënë dhe Mero në këtë shkrim.Por, ndoshta duke përjashtuar, Ruandën, Ugandën, Çadin dhe deri diku Zimbabven, me cilin vënd afrikan mund të krahasohemi ne? Afrika ka bërë progres të jashtëzakonshëm krahasuar me ne. Asnjë vënd i saj nuk ka gjëndjen mjerane politike tonën. Model krahasimi për në mund të shërbenin Afganistani, Iraku, Siria, ose ndonjë nga stanet e tjera të Azisë qëndrore, por jo Afrika. Të mos harrojmë se në Egjypt, sa herë vihen në vështirësi në politikën e brëndshme, si etalon të ligësisë nuk gjejnë ndonjë vënd në kontinentin e tyre, por na referohen kurdoherë neve, si modeli më i keq qeverisës dhe sjelljes politike.

  16. pjeter says:

    “Droga e Edi Ramës në Zvicër, policia arreston dy shqiptarë me 19 kg kokainë në makinë”ky eshte titulli i nje artikull lajmi ne gazeten qe vetquhet kombetare,BOTA SOT. Vetem Ruset, Saliu e Serbet flasin te njejten gjuhe, ne kete gazete po delirojne te gjithe,eksperte nderkometare, profesoret nderkombetare te leshit,qe rendesia e tyre nuk e kalon prishtinen, me fushate denigruese kunder kryeministrit te Shqiperise, po po te Shqiperise, jo te Serbise qe i ka punuar qindin. Duhet te habitemi pse nuk na i hapin negociatat? ne c’vend tjeter ndodh kjo qe po ndodh midis ne shqiptareve?

  17. a.f. says:

    @Mero
    Kur te futet fillimisht ne burg Berisha, Rama dhe Meta, per te gjitha vjedhjet dhe korrupsionin te cilin e kane ngritur ne sistem, atehere mund te thuhet se “reforma ne drejtesi” ka filluar te ece. Sa per BE-ne, do futemi kur te behemi protektorat i BE-se, sepse shqiptaret e kane demostruar me shekuj se nuk jane te afte te ndertojne shtet.

  18. prill says:

    Bravo zMero respekte.

  19. Titi says:

    Po hajduti pra Rama e kom.nuk kane faj.

  20. tarasi says:

    Nuk ka asnje problem personal per Shqiperine mosfillimi i bisedimeve , e keqia eshte e pergjitheshme , dhe ka nje emer dhe nje mbiemer . Arsyeja eshte e thjeshte dhe eshte ngritja e dukshme e popularisteve ne mbare Europen , France , Gjermani , e me tej . Kerkesa etyre kryesore qe gjen mbeshtetje ne masa eshte mos zgjerimi . Pikerisht ketu eshte gjetur e keqia nva Merkel por kryesisht nga Macron, prandaj te gjitba Shtetet e Ballkanit moren pergjigje jo komode , kete ama mos ta keqperdori opozita si arme per luften qe ka nisur kunder qeverise me disa jenicere si Zigur Qarri etj , ta kuptojne me ne fund , skane gje personalisht me ne , e kane te meqen tek interesi personal , tek karikja e tyre qedridhet nga ngritja e forcave akstreme te djathta , shifeFrancen , Gjermanine , Italine , do mbushet parlamenti Europian e populariste. Kjo eshte arsyeja dhe jo perallat e opozites , sigurisht qe dhan te perfitojne politikisht , dhe te dali nga llumi ku jane futur , ama pak cipe nuk ben dem …..kete qe ben opozita metu tek ne nuk do ta gjesh gjithandej ………kane vene vamnen Zigur Qarrin te na mbushe mendjen me idjotesite e tij .

  21. lagja.brrakes says:

    Bjeri shkurt Mero fajin e ka Saliu

  22. Veshgues says:

    Gishti ne plage!

  23. Kozmos says:

    BASHKIMI ME EUROPEN , ESHTE VETEM NE INTERES TE POPULLIT DHE KURRESESI NE INTERES TE KETYRE POLITIKANEVE ,TE CILET KANE VJEDHUR ME TONELATA , KANE BERE DHE VAZHDOJNE TE BEJNE ALLISHVERISHE ,ME TE GJITHA PALET . QELLIMI I TE TRE FOFCAVE POLITIKE, ESHTE PER TA BERE SHQIPWRINE SA ME BLOZE , PIKERISHT NE KETE MOMENT TEPER DECIZIV , KU PRITEN TE HAPEN NEGOCIATAT . GJERMANIA DHE SHTETET E TJERA TE EUROPES , NDJEKIN ME PERKUSHTIM TE GJITHA NGJARJET DHE ECURINE E REFORMES NE DREJTESI DHE KANE KONSTATUAR ,QE PI HECIN ME HAPIN E BRESHKES ,PER ARSYE SE PORDHITIKANET TANE, FUSIN SHKOPINJ NEN RROTA DHE JO ME KOT E KANE SHTYRE. DERI NE FUND TE SHTATORIT , DUKE SHPRESUAR ,QE DERI NE FUND TE SHTATORIT, DO TE KETE PERFUNDUAR DHE SPK . GJITHASHTU NE 26 MAJ EUROPA KA PROBLEMET E SAJ ME ZGJEDHJET . ANALISTET E OPOZITES ,E MARRIN KETE LAJM DHE E BEJNE KACUREL , GJOJA KY ESHTE NJE DESHTIN I RAMES . PERKUNDRAZI KY ESHTE NJE LAJM SHUME I MIRE ,QE EUROPA KA MENDUAR TI JAPE KOHE SHQIPERISE . PERSE ANALISTET E PAGUAR MIRE , NUK THONE TE VERTETEN , QE PA U KRIJUAR SPK DHE PA SHKUAR NE REC, TE GJITHE POLITIKANET E KIRRUPTUAR , NUK HAPEN NEGOCIATAT . FARE E THJESHTE, ESHTE KY EKUACION ME NJE TE PANJOHUR .

  24. Donald says:

    Dhe gomari e di qe pa ZGJEDHJE TE LIRA E TE NDERSHME dhe vetem te tila, nuk ka negociata e integrim. Nese tolerohen politikanet per zgjedhje te palira e deshtake, ata tolerpjne standartet mizerabel te qeverisjes se vendit.Mjere ata njerez publike , apo te vetequajtur te tille , qe e dine se kryestandarti integrimit jane zgjedhjet e lira, e nuk jua thone qytetareve e nuk luftojne bashke me to per to. Drejtesia? Kalaja e Rozafes.Nano, Berisha, Rama Luli , Angjeli etj nuk preken kurre.Ndaj kurre Drejtesi e Paqesi nuk do kete vend te shkretuar materialisht e shpirterisht.Vend i eger e toke e djallit dhe antishqiptareve do mbetet??!!

  25. Permetari says:

    Ish- ministri i hashtem francez Pierre Mendez 1954-1955 ka thene: Shqiperia eshte nje arkivol qe mban brenda nje popull kerme dhe qe po u hap do te qelbe gjithe Europen. Macron deklaroi hapur qe nuk i heq vizar Kosoves se nuk do sunite te tjere shqipfoles te levizin lirshem neper Europe ( nuk do te perserise gabimin e bere me heqjen e vizave Shqiperise). Na njohin mire Mero, e dine si e shesim fene per nje pushke, e dine se rinise nuk i shkon ndermend te beje nje pune te ndershme, por vetem droge, vrasje, vjedhje e prostituta, shkurt e dine se cmut popull jemi.

  26. pse keshtu says:

    dikur nuk ndodhte kurre te lija nje editorial tendin pa
    lexuar Z.Mero! per vite zgjati kjo. tani harroj qe ekziston edhe Tema si gazete dhe kur e hap nuk
    lexoj dot me shume se nje paragraf! Pse u shit keshtu nje pene e artw si juaja z. Meri! Ta them une nje njeri i ndershem, intelektyal edhe socialist me shpirt madje

  27. Cane says:

    A 32 a 24 jane tana komentet se po delkan mangut nw magazine

  28. Jl says:

    @Zigur
    Ti Zigur flet shume por ben budallalleqe. Ne komentin tend ka te verteta, por nuk ka llogjike. Meqe te te pergjigjesh ty, nevoitet nje roman, po te kujtoj ty vetem nje budallallek: Zaev nuk pranon se ka deshtuar, prandaj do jape doreheqjen po qe se nuk merr driten jeshile.
    Ai me kete i ben presion ” dipllomatik” dhe ju thote Evropianeve qe perderisa une kam punuar kaq mire dhe plotesova kushtet, ku Maqedhonia eshte bere shtet qe dhuron stabilitet etj, etj dhe ju nuk na fusni ne Evrope, a mos doni nje udhehqes tjeter si psh Gruveski qe mezi pret te kethehet…Kjo eshte e verteta dhe jo qe Zaev ka bere gabime.
    Me te tilla llafe pa llogjike jane te mbushur gjithe fjalimet e tua zoti Zigur. Kam pershtypjen qe nuk je burre fare por telendarja e fshatit. Te merresh me ty eshte ulje intelekti.

  29. 19 says:

    Ti permetar qeke nje nje cop jevgu e kalbur dhe me ere tamam si jevgjit dhe bythqim qe je .ore te qifte permeti rrobte ku ti kesh .nga i pe kto shprehje o javgjit .

  30. Brahoo says:

    Te thuhet qe Reforma ne drejtesi po behet eshte mashtrim,reforma mund te behet kur te kemi politikan ne burg….,perndryshe eshte maskarallik te insistohet qe reforma po behet.

  31. Emigranti SHBA. says:

    Duke pare si sillet e vepron opozita PD< LSI, ndaj vendit tone, Duke braktisur parlamentin, duke ber thirje per armatosje te popullates, protesta me dhune, ndaj policis dhe ojekteve dhe me keq akoma me thirjet fashiste per bllokimin dhe moslejimin e votuseve, apo deri dhe shkaterimin e qendrave te votimit, esht per te ven duart ne koke.
    Keta kerkojn kofrontim, gjak shqitaresh, kerkojn nje 97 – 98 tjeter, vetem e vetem te vin ne pushtet.
    Me kete qendrim destuktiv, antikushtetus, antidemokratik, BE, esht shum tolerante, ndaj SHqiperis.
    Ne kete kor, por ne forme me te moderuar, esht perfshir e dhe Ardit GJebrea. Kjo u duk te djelen e Pashkes, kur ndryshe nga ter bota kristjane ortodokse, qe simbol ka vezen e kuqe, qe presupzon gjakun e krishtit, Arditi ben nje gjest te felliqur. Ne vend te dy vezeve te kuqe , mer e troket me nje punonjes te tij , dy veze blu, duke menjanuar qellimisht , ritin e bukur te ortodoksis, per te nxjer me te fortin, per turpin e tij , i jep njgjyr politike thyerjes te njeres veze, duke theksuar se gjithnje fiton bluja, nenkuptimi esht i qart, per kedo qe ka sy e vesh.
    Ardit, e dim qe je idhetar i Sali Berishes, ILir Metes, E Bashes, por, shko e perplas vezet ne shtepin e tyre dhe mos fyej miliona besimtar otodoks ne mbar boten me cukitje te vezeve blu ne vend te te kuqes simbol, dhe ti zevendesosh ato me blu, dhe te theksosh, se gjithnje fiton bluja.
    Per kete sjellje te shemtuar , duhet te kerkosh falje publike, ndryshe meriton te diskreditohesh , shahesh, fyesh publikisht, Sepse kjo sjellje na ka indinjuar pa mas , me qindra e mijra te krishter orthodoks shqiptaro amerikan ketu ne sHBA.
    Per

  32. Stalin Maoceduni says:

    Oh sa mir qe po ja bejn shqipetaret Perndimit!
    He.
    Deshet shqiptare?
    Ja ku i keni.
    Merrnji!
    Jua solla!
    Kta jan shqiptart.
    Un kam lon lesht e kokes per 50 vjet e mezi i futa n brazd.i bona njers.
    Ju m shajtet se gjoja i shtypa.
    Mir atehere.
    Nani,merrini,ja ku i keni.
    Pse po i izoloni?
    Pse po rezervoheni?!
    Pse si doni?!
    Isha un gabim me shqiptart!?
    Apo ishit ju gabim me mu!
    Po,prisni se ka edhe me!!
    Ky esht emaili qe Enver Hoxha,i ka dergu parlamentit europjan me niknamen Dulla.

  33. Qinan Boletivari says:

    Kur te behet bota,sa nje koqe gomari
    Atehere do behet njeri shqiptari!?

  34. Asdreni says:

    Ruget mush plot me iriqa
    S jane kafsh
    Por shqiptarqiqa
    Mngjez drek dark
    Han buk me laker
    S jane lepuj
    Jan shqiptarfucker.
    Nat e dit
    Tu shajt ,t’u zi
    S jan gabel
    Jan shqiptarqi.
    Syt si djath
    Surrat hunderr
    S osht çakall
    Osht shqiptarderr.
    Nuk ju duam ne Jurop
    Gjith shqiptarve
    Nonat n gop!
    Nuk ju duam ne Azi
    Shqipetar nonen ta qi.
    Nuk ju duan ne Afrik
    Shqipetar
    Ta rras gjer n gryk.
    Tej larg shum n Australi
    O shqiptar,bythen ta qi.
    Ja dhe pak ne Amerik
    Do i qijm shqiptart nevrik.

  35. drino says:

    Analize e sakte por une nuk e di SA VITE U DUHEN SHPELLAREVE QE TE QYTETEROHEN, po behen 30 vjet dhe keta po behen me keq ja shiko ZHEHLAL MZIUN….. ndoshta klima e Tiranes nuk ju ben mire prandaj duhet te shkojne perseri ne shpella…..

  36. Arben says:

    Z.Mero pergjithesisht je i sakte ne analize. Por une shtoj edhe diçka tjeter.Mendoj se nuk eshte arsye kryesore mos hapja e negociatave me BE per shkak te sjelljes se opozites. Europianet e njohin mire kete opozite dhe kete president dhe kisha besim se BE do merrte nje vendim pozitiv per hapjen e negociatave vetem per shkak te sjelljes se opozites ne raport me reformen ne drejtesi dhe sulmin ndaj demokracise se krijuar me aq mund. Por kam idene se gjerat jane me te komplikuara. E para mendoj ka te beje me politiken e jashtme. Ne nuk jemi te qarte per perspektiven tone, ne nje krah themi populli vella turk e populli mik rus etj, e para e ka lene rrugen e perendimit ka marre drejtimin nga kaukazi,nga ana tjeter flasim per fqinjin grekun e europen siç fliste enveri ne kohen e tij. Por problemi me i madh i vendit tone eshte formalizimi i prones dhe ekonomise. Kjo eshte pengesa me e madhe per ne BE pa permendur k.organizuar,biznesmenet kriminele ne politike qe nuk e duan shtetin e se drejtes dhe pushtetaret e lidhur me krimin. Po nuk u formalizua prona vendi yne do jete gjithmone i trazuar. Zbatoni dhe formalizoni ligjin e shkelqyer 7501,te gjithe fshataret ne 91 me kete ligj startuan ne menyre te barabarte ku 90 % e tokave bujqesore ishin hapur nga PPSH pasi kishin qene keneta. Ky ligj me 90 % te rasteve te gjithe i moren tokat e tyre.Pseudo ish pronaret ka rreth 29 vjet qe po vjedhin me letra dhe me vendime gjykatash te korruptuara dhe eshte katastrofike per popullin dhe ekonomise e vendit. Shfuqizoni ligjet e miratuara nga PD per pronat e lira dhe tokat ne bregdet te cilat ne menyre kortuptive dhe mendoj elektorale jane dhene me qera per 99 vjet. Atehere gjen paqe shqiperia e Ne futemi ne BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje