Samit-et e Lulzimit dhe Samit-i i Berlinit

29 Prill 2019, 19:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pesë aleatët formalë të Lulzim Bashës janë angazhuar në krijimin e idesë së një “Samiti opozitar”, për të cilin po bëhet kujdes të paraqitet dhe si moment kthese i qëndrimeve të opozitës. Nën udhëheqjen e Fatmir Mediut, opozita po kërkon që të ulet në tryezë me presidentin Ilir Meta dhe të diskutojnë çështje të ndryshimeve kushtetuese dhe reformës elektorale, të cilat në fakt, nuk kanë lidhje fare me zgjedhjet lokale që kemi përpara.

Për t’u dukur që kanë një reflektim për krizën, kanë shtuar dhe pikën që janë dakord të ulen edhe me Edi Ramën në tryezë, ende pa dhënë dorëheqje nga kryeministër, pamvarësisht se Luli ka bërë gati programin e qeverisë së re.

Kjo është fasada publike e përgatitjeve për Samitin e “të pestëve”. Për ta bërë dhe më të besueshëm, në zyrat e PD, Lulzim Basha ka thirrur një tjetër Samit në mbrëmje me kryetarët e Bashkive të PD në detyrë, të cilëve do t’u shpjegojë strategjinë se si do shkojnë drejt zgjedhjeve lokale duke shkarkuar Edi Ramën dhe duke shtyrë zgjedhjet.

Gjithçka bëhet vetëm për një qëllim. 16 kryetarët e bashkive të opozitës, të mos joshen të rikandidojnë të pavarur, ose me ndonjë forcë tjetër politike opozitare, duke i gënjyer se do ketë marrëveshje me Ramën dhe do shtyhen zgjedhjet. Për ta bërë të besueshme këtë, do t’u kërkojë atyre listën e komisionerëve lokalë, listat për Këshillin Bashkiak dhe procedura të tjera formale, që krijojnë idenë se opozita do hyjë në zgjedhje.

Në fakt, gjithçka bëhet për të kundërtën e saj, për t’i mbajtur kryetarët në detyrë, jashtë zgjedhjeve, për shkak të dyshimeve që Basha ka, se shumë prej tyre, mund të rikandidojnë si të pavarur.

Në të njëjtën kohë, kështu shpreson se do të dekurajojë dhe ata demokratë që po i bashkangjiten rivales së tyre të re në zgjedhje, “Bindja Demokratike”.

E gjithë përpjekja e Samiteve të Lulzimit, në fakt është e programuar nën jehonën e Samitit të Berlinit, ku Shqipëria, ndryshe  nga rajoni, merr pjesë vetëm me kryeministrin Rama, duke lënë jashtë presidentin Meta, për shkak të lidhjeve të tij me krizën opozitare.

Për të krijuar idenë se Samiti i Berlinit nuk është aq i zi për opozitën sa duket nga jashtë, dhe se Europa nuk është aq refuzuese ndaj ndonjë marrëveshjeje, saç deklarohen diplomatët e saj, Samitet e Lulzimit sonte në mbrëmje do të lexojnë filxhanin e Samitit të Berlinit, për t’i bindur kryetarët e bashkive dhe aleatët, se ka një mesazh të ‘fshehtë’ për marrëveshje, prandaj  do t’ju lutet mos të bëjnë ndonjë veprim të nxituar.

Pasi e vetmja gjë që mund të bëjë Lulzimi tani, është t’i gënjej të gjithë, për t’u ofruar atë që duan, me kusht që të digjet çdo afat dhe për rregjistrime kandidatësh në zgjedhje, siç u dogjën afatet për partitë. Pastaj secili në punë të vet.

16 komente në “Samit-et e Lulzimit dhe Samit-i i Berlinit”

  1. Beni says:

    PO ME HAJDUTET E QEVERISE KUR DO MERESH O MERO I PA VARURI

    1. e verteta says:

      O Beno po prit er burre te mbarojme pune me spiunet e serbit njehere e pastaj me vjedhadutet

    2. Amy says:

      ka shume material per tu marr me hajdutet dhe kriminelet e opozites, te pastrohen ata njehere, dhe me pas do merret Mero edhe me te tjere, por deri tani kriminelet e SHQUPIT do duhen tu nxirren te gjitha te palarat, Lul e Mon jane mashtrues klasi, dhe cdo veprim apo nisme qe marrin tani eshte fasade sa per te genjyer njerezit e tyre, dhe qe te krijojne iden dhe bindjen qe zgjedhje pa ata nuk ka.
      Mero i ka bere nje analize shume te sakte, dhe te vertete. Opozites tone ne rruge duhet ju cjerre maska deri ne fund, ata nuk jane pro Shqiperise, ata jane kunder zhvillimmit, i vetmi zhvillim i tyre eshte si te mendojne per tu bere me para, kete e dine mire.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap..

  3. Nebil Çika (i riu) says:

    Aman hiqe Jarin se boll dhe më bëj mua personazh të Antenës se po plas nga marazi.

  4. pato says:

    Nga “RAMA IK” u be “RAMA ULU” .. ?

  5. Lorenc Luka. Ish Kryetari i Bashkise Shkoder says:

    Une nuk e ha ate tek. Jam ma politikan se Luli. Po kandidoj me BD e Astrit Patozit. Shkodra me don mu e Isidor Kajellin.
    Mezi po pres diten e rregjistrimit.
    Don me u fut edhe Voltana , por asht e vogel para mejet.

  6. Tana says:

    Kur ti gjej drejtesia more zoteri hajdutet do merret ajo. Ti qe i njeh perse nuk i con ne Prokurori. Nuk jemi ne kohen e pare qe donte partia dhe ti shkoje ne burg. Shkon ai qe ka nje akuze te ngritur. O burra pse eri o Beni coji ne prokurori.
    Atehere Mero do te shkruaj nje artikull te gjate e do te merret me ta.

  7. Muli says:

    Beni. Mero do të merret me hajdutët e PS kur të qërohet babai yt shpirtëror sali hale krimineli.

  8. Kolona says:

    O ben mos ki merak vallen do ta eqi i pari Sala pastaj Likja Lulushi dhe në fund Rama. Ata do të kapin dhe ty për dore e do të marrin me vete. Tung.

  9. Denis says:

    Cdo dite je duke shkuar poshte e me poshte!
    Nese keshtu vazhdon do behesh me keq se opozita!
    Keshille miqesore ndryshe me keto tema je large kohes!

  10. Arber says:

    I gjithe mbipushteti I lidereve eshte thjeshte abuzim me pushtetin e sistemin. Shtuar ketu dhe ‘”dashurine” e populit per te fortin, cubin “te shkathetin”, dhe prodhpjme monster realitete. I miri ne shoqeri perceptohet i dobet.Po sikur te mos jete keshtu? Mire ne sofer nuk ka vend per “te dobetin” por as ne tryeze pune nuk ka vend per te ? Te jete mberritur deri ne piken kur palet as syte nuk duan tja shohin njeri tjetrit? Historia jone ka me pak vend e nevoje per sundimtare e shefa partish.Per burra shteti ka nevoje absolute.

  11. Flutura says:

    Lulezimi qe kur beri harakirin, eshte bere per rahmet. Nuk ka vlere asgje qe ben e thote.

  12. Emigrant says:

    “Krizat” Krijohen nga vete Autoret e tyre:PD-ja, si dhe LIS-i…si dhe Lolot-Marjoneta..si Fatmire Medihoxha….
    Zgjidhja e “Krizes” se Krijuar:Per te Shpetuar Bythen keta te Mesipermit, nga Organet e Drejtesise..e quaj “Drejtesi”..sepse per keta te Mesiupermit nUK FUNKSJONON…Pra Krijojne KRIZA Ne Kurrize te nje KOMBI TE TERE..keta Bastarde te Ndyre…
    1-Po nga keta Prete ky Popull te shikoj Zhvillim ..dhe Europe??Keta jane gati te “Mbysin Nenen e tyre”..per te ruajtur Miljonat qe kane Vjedhur ne Kurrizin e Popullit “Budalla”…
    2-Fatmir Medihxha…Gerdeci???Sa Antare ka kjo Parti??????????????
    @@@Ore ja e “Rrezuan” Ramen keta ..se na Qenka Rama Synonim i te Kqijave..po pastaj???Ja dhe na erdhen keta te Mesipemit ne Qeveri??
    Ja na Tregoniu se c´fare PROGRAMI Keni???Apo Genjeshtra….Shqiperia eshte e dyta pas Gjermanise..si dhe Shqiperia eshte Norvegji???Te tilla Genjeshtra Berishjane i dime…edhe te Fundit se do te marrin nga 1200€..ne Muaj….
    @@Zgjidhja e KRIZES NE sHQIPERI fARE E THJESHTE.tE GJITHE KETE Bande Hajdutesh Futini ne Burge dhe ..nuk kemi me Kriza por Perperime…lol

  13. Samit says:

    Vetem Kosova dhe Serbia perfaqsoheshin me presidente dhe Kryeminister ne Samit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje