Messi-Ronaldo, dueli i përjetshëm i mijëvjeçarit të ri!

2 Maj 2019, 17:56Sport TEMA

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Një duel në distancë që duket se do të vijojë edhe për disa vite, por sot ata kanë një pikë të përbashkët në karrierat respektive: kanë shënuar secili nga 600 gola në rang klubesh.

“Pleshti”, vetëm me fanellën e Barcelonës, ndërsa CR7 me Sporting Lisbonën, Manchester United, Real Madridin dhe Juventusin.

Të dy kanë fituar nga 5 herë “Topin e Artë”, por Messi duket se po hipotenkon të 6-tin. CR7 ka fituar 5 Champions, të 5-tin me shumë mundësi do ta fitojë edhe Messi.

Portugezi ka fituar 3 tituj kampion në Premier League, 2 në La Liga dhe 1 në Serie A, por Messi me fanellën “blaugrana” sapo hipotekoi titullin e 10-të.

Ronaldo, gjithsesi, ka një avantazh të madh me argjentinasin: Europianin me Portugalinë, ndërkohë që Messi nuk ka fituar asnjë trofe të rëndësishëm me “Albicelesten”, shkruan Supersport.

Një e dhënë mjaft interesante në krahasimin që u bëhet dy “yjeve” të futbollit është mesatarja e golave të shënuar për ndeshje.

Messi e ka arritur shifrën e 600 golave me 683 takime, ndërsa Cristianos, që është dy vite e gjysmë më i madh, për të shënuar 600 gola i është dashur të luajë në 801 ndeshje, pra 118 më shumë.

Fotoja e mëposhtme krahason shifrat e të dyve në çdo një shekull (100) gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje