Arsene Wenger, pasi pa gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, Barcelona- Liverpool 3-0, lavdëroi punën e Ernesto Valverde gjatë ndeshjes.
Ish-trajneri i Arsenalit theksoi aktivizimin e Semedo dhe ndryshimin e pozicionit të Sergi Roberto, si një nga “çelësat” e ndryshimit për mirë të katalanasve dhe arritjen e një rezultati fantastik.
Ai bëri këtë analizë:
“Dy gjëra ndodhën në ndeshje, kur Barcelona po vuante.
Trajneri Valverde bëri disa lëvizje të mira, hodhi në fushë Semedo dhe vendosi Roberto në qendër të fushës”.
Për francezin e njohur, lëvizja e Valverde ishte çliruese dhe tejet e mirë për ekipin:
“Barcelona dukej më e fokusuar në mbrojtje në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë ndodhi ajo që kemi parë shumë herë në jetën tonë.
Messi mori në dorë situatën dhe tha: Më lejoni ta bëj si di punën time”.
Wenger, i cili e di shumë mirë se çfarë vuajtjesh ka cilido kundërshtar përballë yllit argjentinas, që nga koha e tij në stolin e Arsenalit, kujton ndjenjat e ballafaqimit me më të mirin në botë:
“Është ndjenjë unike, kur luan kundër Barçës. Mendon se ke luajtur mirë, por katalanasit janë më lart se ju në zonat 3 dhe 4.
Secili veprim i Messit bën dallimin në fund të ndeshjes”.