Premio e çmendur për Partizanin, një arsye më shumë për titullin

2 Maj 2019, 09:33Sport TEMA

Partizani po pret me padurim që të ngrejë drejt qiellit titullin e munguar kampion prej 26 vitesh.

Ekipi i kuq është në rrugën e duhur, pasi dhe kur gabojnë, kundërshtarët ndalen duke mos arritur të përfitojnë.

Pesë ndeshje kanë mbetur deri në fund të sezonit, prandaj dhe siguria vjen e shtohet me 8 pikë diferencë.

Drejtuesit e klubit kanë menduar dhe një shpërblim të majmë për lojtarët në rast të fitimit të titullit kampion.

Një premio që do të shkojë deri në 100 mijë euro dhe që do të ndahet brenda ekipit, shkruan Telesport.

Shuma e parave do të jetë nga donatorë të ndryshëm dhe dashamirës të Partizanit.

Futbollistët e “Demave të kuq” do të kenë dhe një arsye më shumë për ta fituar sa më shpejt titullin kampion.

Zyrtarët e klubit duan të mbajnë të motivuar futbollistët, pasi kanë përpara vetes dhe kompeticionet europiane.

Minimalisht, 4 ndeshje do të luajë ekipi i kuq në Europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje