Tashmë është e qartë, data e hapjes së stadiumit “Arena Kombëtare” do të shtyhet.
Kështë stadiumi nuk do të jetë gati për datën 11 qershor siç ishte planifikuar ku kombëtarja do të luante takimin ndaj Moldacisë i vlefshëm për kualifikueset e EURO 2020.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e UEFA-s, që zbulon se stadiumi ku kuqezinjtë do të presin Moldavinë nuk është ai i Tiranës por “Elbasan Arena”.
Një konfirmim që vjen si rrufe në qiell të hapur për FSHF-në, që në daljet e shumta publike kishte pohuar se stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë gati për këtë 90 minutësh.
Kujtojmë që Shqipëria ndodhet në grupin H në kualifikueset e Euro 2020, ku mban vendin e tretë me 3 pikë. Kuqezinjtë ndodhen në një grup me Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorën.