Tronditëse, Iker Casillas pëson sulm në zemër në stërvitje: Operohet me urgjencë

1 Maj 2019, 17:11Sport TEMA

Lajm tronditës për ish-porterin e Realit të Madridit dhe të përfaqësueses së Spanjës, Iker Casillas, aktualisht pjesë e Portos në Portugali.

Sipas informacionet që vijnë nga mediet luzitane, 37-vjeçari është shtruar me urgjencë në një spital të qytetit Oporto, për shkak të një ataku kardiak.

Klubi i Portos e konfirmoi lajmin e tmerrshëm për TVI, ku sqaronte se gjendja e spanjollit është e qëndrueshme dhe po shkon drejt përmirësimit.

Mësohet se Casillas ka ndier shqetësime në zemër gjatë seancës stërvitore të paradites dhe është transportuar menjëherë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale (informacionet janë të rezervuara).

Pavarësisht relativizimit të situatës nga Porto, është e qartë që portieri i famshëm spanjoll e ka mbyllur sezonin, ndoshta edhe karrierën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje